Nga Kastriot DERVISHI/Pushkatimi i tre klerikëve katolikë, dy lumnohen, i treti "harrohet"
Siç kam shkruar më parë, lista e lumnimit të klerikëve katol...
Të nëntë islamikët e akuzuar për terrorizëm janë të pafajshëm në bazë të nenit 2 të ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009, të Kuvendit të Shqipërisë
Në 3 maj, pasi është shtyrë për të disatën herë, pritet trupi gjykues të japë vendimin në gjyqin ndaj nëntë shtetasve shqiptarë të akuzuar për rekrutim të personave për kryerje të veprave terroriste, financim të terrorizmit, për thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, si dhe për nxitje të urrejtjes e grindjeve fetare.
Në një shtet laik, siç duhet të jetë shteti shqiptar dhe siç është i përcaktuar, sipas Kushtetutës, gjykata duhet të vendosë dënimin e tyre sipas kërkesës së Prokurorisë. Por problemi është se në Shqipëri, njëkohësisht me Kushtetutën që e përcakton shtetin si laik, është në fuqi edhe ligji nr.10 056, datë 22.1.2009, ?Për ratifikimin e ?Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjellta”.
Ky ligj është miratuar me votat e të gjitha partive, atyre në pushtet për kohën, dhe atyre në opozitë, pra PD, PS, LS etj. Sipas nenit 2 të këtij ligji:
?Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është organizim i personave besimtarë myslimanë që shfaqin, shprehin dhe/ose ushtrojnë bindjet, parimet dhe praktikat fetare të përcaktuara në burimet e legjislacionit islam, shkollën juridike fetare ?Hanefi? dhe statutin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.?
Siç e di çdo jurist, për çdo shtet, bashki, institucion, organizatë, shoqatë aktet ligjore mbi bazën e të cilëve kryhet veprimtaria e tyre janë të renditur sipas një hierarkie. Në rastin e një organizate si Komuniteti Musliman, që ushtron një fe si Islami, që ka një veçanësi, që në versionin themeltar të saj njësohet libri i shenjtë, Kurani, me ligjet themeltare të shtetit, që nga Kushtetuta dhe deri të bërthama e ligjeve organike, çështja është veçanërisht delikate. Siç e kupton çdo jurist i specializuar në çështjet religjioze, ose jo, kur në ligjin që rregullon veprimtarinë e një organizate që ushtron fenë islame, vendosen në krye të hierarkisë së akteve të saj, ato që quhen ?burimet e legjislacionit islam?, atëherë për shkak të veçorisë së kësaj feje të përmendur më lart, me këtë formulim ligjor është fshirë detyrimi i kësaj organizate dhe anëtarëve të saj, domethën i praktikuesve të fesë islame në Shqipëri, për të respektuar ligjet e shtetit laik që bien ndesh me Kuranin.
Në ligjin e cituar më lart, vetëm pas burimeve të legjislacionit islam, vjen një shkollë fetare arabe e shekullit VIII dhe më pas statuti i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Hierarkia është domethënëse.
Siç e kupton çdo jurist, i specializuar ose jo në çështjet religjioze, legjislacioni islam ka të bëjë me shtetformimin islam, me ndërtimin e shtetit teokratik islamik, jo me ushtrimin e fesë në kuadrin kushtetues laik. Koncepti ?burimet e legjislacionit islam? do të thotë që Kurani dhe hadithet (fjalët e Muhamedit) shihen si burime të së drejtës shtetërore, përkatësisht si baza e ligjeve themeltare dhe organike të shtetit, që nga Kushtetuta, legjislacioni penal, civil etj.
Vendosja e konceptit ?burimet e legjislacionit islam? në krye të hierarkisë së akteve të fesë islame në Shqipëri, ka kuptimin që për çdo praktikues të fesë islame në Shqipëri nuk kanë vlerë ligjet shtetërore, duke përfshirë Kushtetutën, Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale, kur ato bien ndesh me burimet e legjislacionit islam, jo e kundërta.
Në bazë të nenit 2 të ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009, të nëntë islamikët e arrestuar kanë të drejtë të mos e njohin legjislacionin shqiptar në bazë të të cilit janë arrestuar dhe kërkohet dënimi i tyre.
Në bazë të nenit 2 të ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009 arrestimi dhe dënimi i nëntë islamikëve është i kundërligjshëm. Prokuroria dhe gjykata kanë detyrim që t? i interpretojnë nenet e Kodit Penal të cilëve iu referohen, sipas nenit 2 të ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009. Pavarësisht se këtë gjë nuk e kërkojnë shprehimisht të arrestuarit.
Kjo do të thotë që cështja duhet të ishte gjykuar në një linjë tjetër, pra sa e bazuar është veprimtaria e nëntë të pandehurve mbi burimet e legjislacionit islam. Domethënë që ligji 10056 e detyron Prokurorinë dhe Gjykatën e Shqipërisë të veprojnë si organe të Sheriatit!
Në këtë rast, Gjykata ka detyrim të shqyrtojë nëse veprimtaria e të pandehurve ka rënë ndesh me Kuranin ose jo. Por këtë gjë duhet ta bëjë duke i kërkuar Komitetit Shtetëror të Kulteve një kopje të Kuranit, të përkthyer në gjuhën shqipe, dhe të përcaktuar si burim zyrtar në marrëveshjen e ratifikuar me ligj mes shtetit dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku të verifikohen suret dhe ajetet e diskutueshme. Nuk ekziston një kopje e tillë e Kuranit në Shqipëri.
Në këto rrethana, nëse Gjykata do të tregohet e përgjegjshme do ta zgjidhë problemin juridik që paraqet ky gjykim duke dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin nr.10 056, datë 22.1.2009.
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, bëri dëshmi të rreme në gjyq, nga pikëpamja e ligjit të cituar më lart.
Ligji nr.10 056, datë 22.1.2009 është qartësisht antikushtetues në disa nene të tij. Shumëkush mund të pyesë se përse është miratuar ky ligj me këtë përmbajtje. Arsyeja është e thjeshtë. Të dy partitë e mëdha në Shqipëri, duke përfshirë dhe LSI që iu atashohet atyre në pushtet, e dinë se vendet arabe të pasura me naftë ku Islami është fe zyrtare përbëjnë një burim të madh financimi për shtetin shqiptar, pavarësisht se cila parti është në pushtet. Që të jepen këto para duhet që në legjislacionin shqiptar të ekzistojë diku një nen i tillë, si neni 2 i ligjit nr.10 056, datë 22.1.2009
Siç kam shkruar më parë, lista e lumnimit të klerikëve katol...
Më 22 prill, Christiane Amanpour e CNN e pyeti Presidentin e...
Gjyqtari Ibrahim Hoxha është shoqëruar mbrëmjen e sotme nga ...
Prokurori Federal i Belgjikës Frederic Van Leeuw ka dhënë nj...
Zv.drejtori për Krimet e Rënda në Policinë e Tiranës, Ermal ...
Prokurori Federal i Belgjikës, Frederic Van Leeuw ka dhënë n...
Ish-Zëdhënësja e PD-së, Oriela Nebiaj ka rrëfyer një denonci...
Ibrahim Hoxha, gjykatësi i shoqëruar mbrëmjen e sotme mësohe...
Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme gjyqtarin Ib...
Policia e Tiranës ka shoqëruar mbrëmjen e sotme një gjykatës...
Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e sotme një gjykatës...
Ermal Muça, Zv.Drejtor për Krimet e Rënda në Policinë e Shte...
Gazetari i kronikës në TV Klan, Spartak Koka ka rrëfyer mom...
Deputeti Nard Ndoka është shprehur se siguria publike është ...
Kreu i PD Vlore Moisi Meminaj ka komentuar per “Minerva “ ve...
Ceshtja stadiumit nuk eshte thjesht ceshtje historie apo fas...
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, njëherazi deputetja de...
Shërbimet inteligjente gjatë vitit 2015 kanë përgjuar nga rr...
Nënkryetarja e Departamentit të Pushtetit Vendor në PD, Dhur...
Ish-kandidati për Kryebashkiak në Tiranë, Gjergj Bojaxhi ësh...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...