web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Besnik ALIAJ/ Rasti i Stadiumit dhe 2 Komente jo pa Rëndësi!

2 Maj 2016, 20:22, Aktualitet CNA

Ceshtja stadiumit nuk eshte thjesht ceshtje historie apo fasade. Ajo eshte shume me komplekse nga sa thuhet! Eshte ceshtje qeverisje, ligjore, transparence, trashegimie, urbanistike, gare e interesi publik, etj etj … Une skam ndermend merrem me me kete teme pasi vendimi tashme eshte marre e le t’i dalin per zot ata qe e moren. Fundja kush jam une? Ndaj sot vetem u uroj mbaresi atyre qe e konceptuan dhe ligjeruan kete ide!
Natyrisht Kombetarja e meriton nje stadium olimpik djnjitoz, por ky qe u miratua qartesisht nuk eshte i tille! Shkaterrimi i anekseve dhe i pistes atletike, jane oguri minimal per nje zgjidhje gjysmake! Ndaj sot ndjej realisht keqardhje per atletiken shqiptare! Per fat te keq ata si pyeti askush! I ekzekutuan si sport dhe si federate! Edhe Tirana si bashki e kryeqytet kish nevoje per nje stadium dinjitoz qe e perfaqeson ne Europe. Por bashkia per cudi vetem hesht! Dhe titullari saj duket se po vepron me shume si nenkryetar.
Por pertej kesaj sot me njohurite e mia modeste dua te nenvizoj dicka jo pa rendesi: te shpallesh sheshin Nene universiteti politeknikTereza hapesire kembesore dhe pastaj t’i fusesh stadiumin 30,000 vendesh + kulle e qendër tregetare, eshte si ta vesh dike gjume me valium e qetesues, e pastaj t’i futesh trefazorin apo elektroshokun! Kjo do te ishte jo vetem inkonsistence ne vendim-marrje, por me shume ngjan me ekzekutim te qytetit edhe pse ne kushte klinike! Eshte thjesht nje gabim i madh urbanistik qe ne koncept. Koha per fat te keq do ta provoje kete qe po them (uroj sinqerisht te jem une gabim) ne se ai stadium do ndertohet nje dite! Aq me teper kjo ne nje qytet pa transport publik e pa hapesire publike dhe pa parkime!
Per stadiumin i ri olimpik, Tirana meritonte nje vend me te mire me sa shume hapesire, me akses e transport te mire e te shpejte! Ai duhet ta hapte zhvillimin e Tiranes me vizion si investim strategjik publik ne nje drejtim te ri alternativ, duke u bere imazhi i ri estetik dhe brandi i ri arkitektonik i nje kryeqyteti te ri europian te balancuar dhe integruar mes vetes me pare! Po kush degjon ketu? Ok atehere ja leme kohes! Por do jete me siguri nje kosto e panevojshme per te gjithe! Madje mjere ata qe banojne rrotull stadiumit, dhe jo vetem ata! Mjere Tirana per bllokimet qe do kete sa here te kete ndeshje e sherre! Imagjino pastaj te kete ndonje emergjence largqofte (se ne kohe aktesh terroriste jetojme)?! A ka valle shans per plan B ne ate hapesire tashme pa ajer? Dyshoj sinqerisht! Uroj te jem vetem gabim!

stadiumiPas incidentit ne KKT dhe talljes me te drejte ne kor nga mediat dhe njerezit, sot ndjej keqardhje te madhe per komunitetin e kolegeve arkitekte ne Tirane e Shqiperi. Heshtje totale dhe frike per te thene nje mendim te lire e te pavarur personal ashtu sic e ndjejne! Jam i tronditur nga kjo heshtje shurdhuese 26 vjecare! Dhe ketu se kam fare per zgjedhjet personale se si votojme! Por e kam per heshtjen kur rriten taksat e profesionit, per deformimin e tregut, heshtje per garat e paracaktuara, heshtje per parkun, heshtje per qendren, per parkimet, per stadiumin, licensat, etj, etj. Memeceri kolektive vetevrasese! Madje edhe kur dikush guxon te mendoje dicka ndryshe nga pushteti, tjetri nderhyn me vrap e thote te na fali pushteti se nuk ishim informuar!
Ehhhh mor vella e mik … Pse Pse??? … Profesioni i nderuar i ARKITEKTIT kurre s’ka qene me shume ne krize ne kete vend se sa sot! Dhimbje e madhe! Dinjiteti profesional dhe intelektual eshte rrenuar! Pasi mbeten anonime nen dhunen e ndertuesve per 2 dekada, sot arkitektet perfunduan edhe ne fshirese kepuce per te legjitimuar pushtetin e rradhes! Nuk kam fjale te shpreh trishtimin! Me vjen shume keq per koleget, edhe pse e di mire qe mes tyre ka shume njerez te mire e te ndershem! E di edhe qe ne keto kohera qe jetojme nuk eshte e lehte te mbahet familja me buke e pune! Por po ju them se vjen nje dite qe as puna e tille, s’ka vlere pa dinjitet! Nuk i hyn ne pune as dreqit! Mungesa e dinjitetit dhe braktisja e interesit publik jane skamja e vertete, eshte skllaveri totale! Po ju them me modesti por jo pa uluritur me dhimbje se qe sot s’kemi me as shoqata, as komunitetet! Jemi vec nje tufe egoistesh individualiste qe padashur ose nga halli po keqperdoremi nga pushteti rradhes, nga lejet e tenderat e nje tregu te deformuar, pa pat kurajon te themi te verteten dhe te mbrojme e respektojme pa percarje njeri-tjetrin, profesionin dhe sidomos interesin publik sic perpiqen disa komunitete te tjera profesionale e intelektuale.
Por edhe pse sot ne deshperim une e di mire se pas krizes ka zakonisht nje zgjidhje dhe ndryshim per mire! Une e di mire se ka ende shpirtra te lire e dinjitoze ne kete komunitet, ku e ardhmja e ketij profesioni ende mbijeton. Njerez mendjehapur dhe jo cingune! Uroj qe te jene ata qe do te kene kurajon te riorganizojne nga e para komunitetin dhe vlerat tona, duke risjelle besim e dinjitet ne shoqeri per kete profesion te vjeter e te bukur sa vete jeta! ZGJOHU!





Lajmet e fundit nga