Jorida Tabakun e merr malli për Erion Veliajn
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku duket se e ...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, gjatë vizitës zyrtare në institucionet e BE-së dhe NATO-s, u prit sot në një takim të veçantë nga Presidenti i Këshillit Evropian, zoti Donald Tusk, me të cilin bisedoi mbi procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, bashkëpunimin rajonal, si dhe për krizën e refugjatëve që ka prekur dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Presidenti Nishani shprehu mirënjohjen për mbështetjen që Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve që nga fillimet e viteve 90 e në vijim, ndihmë kjo që ka kontribuar në progresin e vendit dhe në përmbushjen e kritereve dhe standardeve të kërkuara për integrimin e vendit në Union.
Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç integrimit evropian, dhe se kjo e bën procesin e integrimit edhe më të rëndësishëm e me vlerë për qytetarët shqiptarë. Presidenti e garantoi se do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të realizuar me sukses reformën në drejtësi, duke evidentuar se palët politike kanë përgjegjësinë të ndërmarrin hapa konkrete për ndërtimin e klimës së nevojshme të besimit për realizimin e kësaj reforme dhe të tjerave kyçe për vendin.
Duke u ndalur tek angazhimi ndërkombëtar dhe rajonal i Shqipërisë, Presidenti gjeti rastin të bëjë edhe një herë thirrje ndaj autoriteteve evropiane dhe vendeve anëtare për të avancuar procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën, i vetmi vend i rajonit qytetarët e të cilit kanë mbetur jashtë këtij regjimi të lëvizjes pa viza drejt BE.
Nga ana e tij Presidenti Tusk vlerësoi përparimin mbresëlënës që ka bërë Shqipëria në 25 vjet, dhe theksoi nevojën e arritjes së konsensusit ndërmjet maxhorancës dhe opozitës për reformat kyçe që lidhen me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Presidenti Tusk ofroi gatishmërinë e tij për të asistuar në këtë proces.
Pas takimit, të dy bashkëbiseduesit dhanë një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në vijim, deklarata për shtyp e Presidentit Nishani:
?Sot kisha kënaqësinë që për herë të dytë gjatë mandatit tim, si President i Republikës së Shqipërisë, të vizitoj zyrtarisht Këshillin Evropian dhe të takohem me Presidentin e Këshillit, zotin Donald Tusk.
E falënderova Presidentin Tusk për kohën në dispozicion, veçanërisht në këto momente shumë të ngarkuara dhe intensive për atë personalisht dhe BE-në me krizën e refugjatëve, si dhe për mundësinë për të biseduar për çështjet me interes për Shqipërinë dhe mundësinë e hapjes së negociatave të aderimit në Union.
Gjatë takimit pata mundësinë që t?i shpreh Presidentit Tusk, mirënjohjen e thellë të Shqipërisë dhe shqiptarëve për mbështetjen e madhe që Bashkimi Evropian dhe Vendet Anëtare i kanë dhënë që nga fillimet e viteve 90 e në vijim, për rimëkëmbjen social-ekonomike dhe zhvillimin të vendit. Falë kësaj ndihme të vyer, vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm, duke kaluar një nga një fazat e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, si dhe përmbushur hap pas hapi kriteret dhe standardet e kërkuara.
E informova Presidentin Tusk mbi ecurinë e procesit të reformave dhe vëmendjen time personale dhe institucionale, veçanërisht ndaj reformës në drejtësi dhe domosdoshmërisë së ruajtjes së vëmendjes edhe ndaj standardeve të të drejtave të njeriut dhe çështjes së respektimit të pronës. Shpreha besimin se me finalizimin e reformës në drejtësi, Bashkimi Evropian do të mbështesë e negociatave të aderimit për Shqipërinë.
Temë e rëndësishme e bisedës ishte edhe bashkëpunimi rajonal. E falënderova Presidenti Tusk për vëmendjen që i ka kushtuar bashkëpunimin rajonal. Në muajin nëntor të vitit të shkuar, të gjithë liderët e rajonit janë ndjerë të nderuar nga prezenca e tij dhe Zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, në Summit-in e Jashtëzakonshëm të Procesit të Brdo-Brijunit që u zhvillua në Zagreb të Kroacisë. Në këtë kontekst e sigurova se Shqipëria është e përkushtuar për të vijuar politikën e saj të konsoliduar për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe të mirëkuptimit në rajon.
Sigurisht që një vëmendje të veçantë ia kushtuam edhe nevojës së bashkëpunimit dhe koordinimit për përballimin e krizës së refugjatëve. Përshëndeta vëmendjen që Bashkimi Evropian i ka kushtuar përfshirjes së mundshme të Shqipërisë në këtë krizë pas mbylljes së të ashtuquajturës ?Balkan Route?. Vetëm në muajin mars të këtij viti, Shqipërinë e vizituan tre Komisionerë evropianë, Mogherini, Avramopoulos dhe Hahn.
Ripërsërita qëndrimin dhe gatishmërinë e institucioneve shqiptare për të qenë pjesë e një zgjidhje të bashkërenduar evropiane, proporcionalisht me mundësitë dhe kapacitetet që vendi ka.
Edhe njëherë, faleminderit President Tusk për kohën në dispozicion dhe mesazhet mbështetëse për vendin tim dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor!?
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e Vangjel Dules, k...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar deklar...
Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar një shtetas të shpal...
Dy persona të shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve nar...
Kryetari i LDE Arian Galdini u prit ne Tetove ne seline e BD...
I pranishëm ka qenë edhe Princ Leka, të cilin kryeministri R...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se në d...
Nën Kujdesin e Kuvendit të Shqipërisë u zhvillua sot në Tira...
Këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës kan...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të konfiskojë pasurin...
Publikohet video nga ngjarja e djeshme ku një kambist u grab...
Policia e Shtetit ka arrestuar dy persona në Shqipëri në kua...
Drejtuesi i një makine tip “Range Rover” duke dashur të para...
Lule Makashi dhe vajza e saj Adeila janë arrestuar mëngjesin...
Partia Demokratike në Gjirokastër ka paditur kryetaren e bas...
Deputetja shqiptare e Maqedonisë, Ermira Mehmeti, të cilës d...
Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë analizës së bërë publike ...
Përfaqësues të kompanive më të mëdha të Kromit dhe të Ferrok...
Chuka Umunna është një deputet britanik me origjinë nigerian...
Një 32-vjeçar u arrestua dje në Durrës, pasi ishte dënuar ng...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...