Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Uilliam Shekspir e Miguel de Servantes kanë të përbashkët 23 prillin 2016 si 400 vjetori i vdekjes së tyre. Megjithatë dy shkrimtarët e mëdhenj të letërsisë angelze dhe asaj spanjolle nuk kanë vdekur në të njëjtën ditë.
Për ta theksuar qysh në fillim Uilliam Shekspir dhe Miguel de Servantes nuk kanë shumë të përbashkëta. Ata vetëm kanë jetuar në të njëjtën kohë, kanë lënë gjurmën e tyre në breza dhe konsiderohen që të dy deri më sot si virtuozë gjenialë të letrave e penës, por jeta u hodhi atyre gurë të ndryshëm përgjatë rrugës. Për Servantesin pengesat ishin sigurisht më të mëdha krahasuar me Shekspirin.
Ndërsa Uilliam Shekspir lindi më 1564 më Stratford-mbi-Avon, Miguel de Servantes kishte lindur 17 vjet më parë në Alcalá de Henares, në afërsi të Madridit. Shekspiri ndoqi shkollën prestigjoze të latinishtes në qytetin e tij të lindjes dhe mësoi atje bazat e retorikës e poezisë. Servantesi në të kundërt vinte nga një familje e varfër dhe studioi teologji në Universitetin Salamanca në Madrid.
Vitet e hershme të të dy shkrimtarëve
Në përgjithësi Servantesi ka pasur një jetë aventureske. Ai më 1569 u vendos në Romë, me sa duket për t’i shpëtuar drejtësisë spanjolle, e për t’iu bashkuar atje Kardinalit Giulio Acquaviva si shërbyes. Në moshën 22 vjeçare ai iu përgjigj detyrimit ushtarak në marinën spanjolle dhe përfundoi në betejën detare të Lepantos (1571) kundër Perandorisë Osmane. Në betejë ai u prek dy herë prej plumbave dhe iu plagos dora e majtë, të cilën nga ky moment e kishte të mpirë. Prej kësaj rrjedh edhe epiteti ndaj tij si “Doraci i Lepantos” (origjinal: el manco de Lepanto).
Ndërsa Uilliam Shekspir asnjëherë nuk studioi në universitet dhe për shtatë vjet të rinisë së vonshme të tij kanë humbur gjurmët e dokumentuara. Në vitin 1592 ai shafqet sërish në një dokument të shkrimtarit Robert Green, si një i ri në ngjitje të karrierës, gjë që i çon studiuesit në konkluzionin, se deri në këtë periudhë ai duhej të kishte bërë një farë emri. Ai ishte anëtar i trupës së njohur të aktorëve “Chamberlain’s men”, e cila më vonë nën mbretin Jakob I mori emrin “King´s men”.
Tregtar dhe ushtar
Që nga ky moment Shekspiri me shfaqjet e tij teatrore, pjesët e novelat e shkruara prej tij bëri bujë. Në të kundërt i moshuari Servantes bashkë me të vëllanë në vitin 1575 gjatë rrugës për në atdhe me marinën spanjolle u zunë rob dhe u mbajtën pesë vjet si skllevër në Algjeri. Babai shpenzoi të gjithë pasurinë dhe motra pajën e saj për të paguar me para lirimin e dy vëllezërve. Vetëm pas katër tentativave të dështuara për arratisje Servantesi më 1580 u lirua në këmbim të parave prej urdhërit të Trinitarierve.
Servantesi pjesën e parë teatrore të tij “Los Tratos de Argel” ia kushtoi përjetimeve gjatë mbajtjes rob, vepër me pak rëndësi që me kalimin e kohës u zhduk. Për shkak të dështimeve të tij të vazhdueshme dhe mungesës së parave ai sërish shkoi ushtar më 1580 deri në vitin 1583. Ndryshe nga Shekspiri, Servantes asnjëherë gjatë jetës nuk mundi të jetojë prej letërsisë. Bashkëkohasi i tij ishte një shkrimtar dhe tregtar i suksesshëm gjatë jetës. Shekspiri ishte bashkëpronar i Globe Theatre dhe më vonë edhe i Blackfriars Theatre. Si bashkëpronar i teatrit Shekspiri bëri pasuri dhe mundi që të ndërtojë shtëpinë e dytë për nga madhësia në qytetin e tij të lindjes.
Servantesi në të kundërt punoi përkohësisht si zbulues dhe furnitor në flotën luftarake spanjolle dhe për shkak të bizneseve të dështuara në vitet 1597/98 dhe 1602 disa herë përfundoi në burg. Gjatë burgut Servantesi nisi të shkruajë kryeverpën e tij Don Kishoti (origjinal: El ingenioso Hidalgo Don Quijote de la Mancha).
Don Kishoti ? libri më i mirë në botë
Edhe pse Don Kishoti menjëherë ishte i sukseshëm, paratë e përftuara prej shitjes i mbetën botuesit dhe atyre që e ribotuan veprën. Don Kishoti është një parodi ndaj romaneve asokohe të preferuar kalorsiake dhe më 2002 ndër 100 shkrimtarët e njohur ai u zgjodh si “libri më i mirë në botë”. Përzgjedhja u organizua nga Instituti Nobel. Në historinë e letërsisë perëndimore romani konsiderohet si lindja e zhanrit “roman”. Por ka një sërë interpretimesh për këtë vepër dhe deri më sot kritikët ende nuk janë të një mendjeje, se çfarë mesazhi ka në fakt dhe cilit grup i drejtohet ky roman.
Pavarësisht distancës gjeografike dhe biografive të ndryshme Servantesi dhe Shekspiri tematizojnë në veprat e tyre çështje: se çfarë është në fakt ëndrra? Të dy ata nxjerrin në pah konfliktin mes ideales dhe realitetit dhe preferojnë të luajnë me dykuptimësinë. Tek Don Kishoti Servantesi e lë lexuesin në dyshim, nëse kemi të bëjmë me një palaço qesharak, apo me një idealist të humbur. Tek “Endrra e një nate vere” (origjinal: A Midsummer Night’s Dream) e Shekspirit p.sh. kemi të bëjmë me një lojë të tjetërsimit, në të cilën kalohet nga e vërteta tek gënjështra dhe anasjelltas.
Ceremoni dhe varrezë masive
Pak vite para vdekjes Shekspiri u kthye në qytetin e tij në Straford, ku ndërroi jetë në moshën 52 vjeçare. Servantesi para vdekjes ndonëse i pafajshëm ishte involvuar në një proces vrasjeje, nuk mund të provohet me dokumenta, nëse për këtë ai ka qenë në burg ose jo. Por pas këtij procesi Servantes publikoi vëllimin e parë të Don Kishotit dhe më pas zhvilloi një aktivitet të madh letrar e më në fund në vitin 1615 botoi vëllimin e dytë të Don Kishotit.
Si Shekspiri edhe Servantesi vdiqën më 23 prilll 1616. Ndërsa Shekspiri u varros në kishën Holy Trinity, eshtrat e Servantesit humbën në një varrezë masive. Vetëm në fillim të vitit 2015 mundën të identifikohen eshtrat e Servantesit. Përmes inicialeve M.C. në arkivol – në të cilin ndodheshin disa kufoma – dhe nga plagët e njohura në dorë dhe në kraharor mundi të bëhet një klasifikim i tyre.
Pavarësisht ditës së njëjtë të vdekjes Servantesi vdiq dhjetë ditë më parë, se sa bashkëkohasi i tij anglez. Arsyeja asokohe ishte kalendrai i ndryshëm, pasi në Angli përdorej kalendari julian nga Julius Cesar, ndërsa në Spanjë kish filluar përdorimi i kalendarit gregorian./DW
Aktori Ervin Bejleri Në skenën e teatrit ka spikatur dhe me ...
Shtëpia ku është vendosur Muzeu “Bota e Çaplinit” është ndër...
Pavarësisht përmirësimeve në teknologjinë e përkthimit, ka e...
Grace Ciao është një 22 vjeçar nga Singapori i cili përdor s...
Edhe një shkak i parëndësishëm i punës mund të kontribuojë p...
Në këtë foto të viteve 80’ duket diktatori Enver Hoxha duke ...
Ai fitoi famë ndërkombëtare nga roli i Mr. Bean, episodet e ...
Qyteti i Korçës apo sic njihet ndryshe, qyteti i serenatave,...
Nga Jonida Hitoveizi Versioni anglisht i këngës që do të na ...
Nga Jonida Hitoveizi Versioni anglisht i këngës që do të na ...
Stefi Prifti ka sqaruar incidentin e djeshëm mes prezantuese...
Versioni final i këngës përfaqesuese të Shqipërisë në Eurovi...
Pianoja e sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko Koço e l...
-Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho prej kat...
Një nga figurat e njohura të skenës Shqiptare, i cili numëro...
Nje urim i vecante per aktoren korcare Valentina Caci, ne 80...
Sot ne kete date, tre vjet me pare, 6 mars 2013, do te largo...
Një zë, një thashethem i lindur kushedi se ku, një lajm që k...
Jeta trazuar e njërit prej shkrimtarëve më të mirë francezë ...
Këngëtarja Adele mori katër çmime, ndërmjet tyre edhe atë të...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...