web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Godet me grushta policin e Rrugores/ Arrestohet 27-vjeçari

16 Prill 2016, 14:59, Aktualitet CNA

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas 27-vjeçar pasi ka goditur me grushta një polic të “Rrugores”. Sipas deklaratës së policisë  ngjarja ka ndodhur më datë 16.04.2016, në Bulevardin ?Gjergj Fishta?.

Forcat e rendit kanë arrestuar shtetasin  Emiliano Mrishaj, 27 vjeç, banues në Shkodër si autor të dyshuar të ngjarjes.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me grushta, për shkak të detyrës, shtetasin G. B., 35 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Specialist I menaxhimit të trafikut urbanë pranë Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë

Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të ?Goditje për shkak të detyrës? parashikuar nga neni 236 i Kodit Penal.





Lajmet e fundit nga