Hije dyshimi për trukimin e konkursit për tre prokurorët e rinj
Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testi...
Deklaratat e përsëritura të kryeministrit Shqiptar lidhur me mundësinë e fitores së zgjedhjeve amerikane nga miliarderi sharlatan Donald Tramp, kanë ngjallur një stuhi të vërtetë në këtë provincë të largët të botës perendimore.
Për Edi Ramën disa janë shqetësuar dhe shumë të tjerë e kanë akuzuar dhe përqeshur.
Rivali i tij politik Lulzim Basha, me nota të thella ironie e ka etiketuar si « një lider global i cili po mëson amerikanët se kë të zgjedhin ».
Këto deklarata kanë ngjallur një shqetësim të arsyeshëm edhe tek mbështetësit e Ramës, fati i të cilit do të qe katastrofik në rastin e një fitoreje surprizë të Trampit.
Ato kanë ndezur reagimet e diplomatëve amerikanë të cilët i kanë dërguar mesazhe, se në rast se në janarin e ardhshëm, manjati i ndërtimit dhe kazinove hyn në Shëpinë e Bardhë, atëhere ata do të jenë të detyruar ti raportojnë këto deklarata në departamentin e shtetit.
Ato kanë përndezur gjithashtu edhe idhtarët e teorive konspirative që kanë nxituar të denoncojnë sërish dorën e fshehtë të Xhorxh Sorosit që sponsorizon Hillari Klintonin në ShBA dhe Edi Ramën në Tiranë.
Por, pas gjithë këtyre debateve të nxitura nga deklaratat e para të Ramës në « Zululand-in » e Mustafa Nanos dhe më pas në « Zonën » e Baton Haxhiut : mbetet një pyetje : A duhet të fliste kështu kryeministri shqiptar ?
Mendoj se të gjithë ata që e tallin, e ironizojnë, që janë të shqetësuar për pasojat, e kanë gabim.
I di argumentat e tyre të mosndërhyrjes në punët e një vendi tjetër, aq më tepër të një superfuqie.
I kam parasysh tabutë se kryeministrit të një vendi, nuk i lejohet të bëjë publike gjithçka çfarë mendon, aq më tepër në politikën e jashtme.
E njoh kompleksin tonë tradicional të inferioritetit që ngre krye në formën e dilemës : kush jemi ne që të përziemi në punët e të mëdhenjve të kësaj bote.
Por, pikërisht për këtë mendoj, se kushdo qoftë, madje dhe një politikan, duhet të dijë ti mbrojë idetë për të cilat lufton, bindjet me të cilat është mbrujtur, vlerat tek të cilat beson.
Pak rëndësi ka nëse ai është qytetari më i parëndësishëm i kësaj bote globale, apo lideri i vendit më të vogël të saj, ai ka të drejtën të ngrejë zërin kundër fashizmit, ksenofobisë, racizmit dhe misogjinisë, apo të gjitha devijimeve që po prodhon prej vitesh zhgënjimi i thellë nga elitat ekzistuese.
Në këtë këndvështrim, as qytetari Edi Rama dhe as kryeministri shqiptar, nuk është i privuar nga kjo e drejtë. Përkundrazi, ai e ka detyrim të reagojë dhe ta interpretojë botën sipas pikpamjeve të tij.
Ai nuk ka as pse fshihet, as përsë friksohet. Çdo sjellje e tillë do të ishte kompleksive dhe padenjë.
Ndaj mendoj se Edi Rama ka thënë gjënë e drejtë, megjithëse fatkeqësisht, ai, është njeriu i gabuar për ta bërë këtë.
Ja sepse.
Në këtë rast më shumë sesa një politikan me formim intelektual, që afishon kredon e tij, kryeministri shqiptar është sjellë si një kalkulues banal që nuk paguan çmimin e ideve që mbron.
Ai e di që nuk merr asnjë kosto nga qëndrimet që po mban. Ai e di që nuk ka asnjë pasojë nga ky risk që po merr.
Sepse sipas të gjitha sondazheve, analizave të politologëve, parashikimeve të gazetarëve më me emër, shancet që Donald Tramp të zgjidhet presidenti ShBA-së janë afër zeros.
Edi Rama është i informuar padyshim që tenorët e Old Party do të përpiqen ta pengojnë miliarderin kontrovers që arrijë shifrën e magjishme të 1237 delegatëve në konventën e Clevelandit në korrik.
Ata do të bëjnë çështë e mundur që ai mos fitojë me turin e parë në votimin e republikanëve për ta zëvendësuar pastaj, me një tjetër figurë të kësaj partie (ndoshta me Ted Cruz).
Por, Rama e di gjithashtu që edhe nëse republikanët nuk e ndalojnë dot Trampin, sipas të gjitha sondazheve, ai është i humbur qoftë në përballjen ndaj demokrates Hillari Klinton, qoftë ndaj socialistit simpatik, Berni Sanders.
Dhe me që jemi tek ky i fundit : çmendim ka kryeministri shqiptar për fushatën e tij?
A mund të prononcohet kryetari i PS-së që erdhi në pushtet edhe në emër të luftës kundër pabarazive dhe të një rishpërndarjeje më të drejtë të pasurisë ( që Rama i përdori sa për të fituar zgjedhjet, kurse Sandersi i ka kredon e një jete) edhe për këtë garë?
Natyrisht Edi Rama, as nuk guxon të hyjë në këtë parashikim. Ai e di se vërtet ky është një bast me risk.
Në këtë pikë ai nuk ka as gjykim, as mendim dhe as prononcim.
Pikërisht kjo analogji, bën që qëndrimet e tij kundër Donald Trampit, përpara së të duken si reagime të një politikani me stof intelektual, të ngjajnë me ato të një prestigjatori vanitoz.
Kur Edi Rama shpalli në ?Zonën? e Baton Haxhiut, se fitorja e Trampit në ShBA mund të prishë mardhëniet amerikano- shqiptare, ai ishte i bindur se kjo nuk do të ndodhë.
Ai e di se miliarderi i kazinove nuk do të hyjë në shtëpinë e bardhë. Pra ai bën aktin tipik të intelektualëve fallco, që ngërthehen në beteja pa risk.
Ky është problem i tij.
Prandaj ai nuk mund të kritikohet se pati guximin për të thënë një të vertetë, por se si gjithmonë, është kumtuesi i të vërtetave që nuk kërkojnë guxim./lapsi
Prokuroria e Përgjithshme ka zgjedhur sot si fitues të testi...
“Tigri” i PD-së dhe “Luani” i PS-së duket se kanë ngjashmëri...
Në malin e Leshnjës, (pranë kufirit grek)të rrethit Kolonjë,...
Mjafton të shikosh rezultatet që po shpallen për të kuptuar ...
Në vazhdimësi të denoncimeve për vendimet skandaloze të Kësh...
Diten e sotme, Nisma Galdini – Guri sikurse ishte njoftuar k...
Ish-deputeti socialist Marko Bello ne nje postim te tij ne r...
11 Shtatori 2001 është percaktuar shpesh si dita në të cilën...
Partia Demokratike dënon fabrikimin e ulët nga Policia nën u...
Në një deklaratë për mediat Enkelejd Alibeaj, kreu i departa...
Policia e Vaut të Dejës ka arritur të ndalojë shtetasin Ndo...
Sot nuk votova per referendumin qe u sajua per te me hequr t...
Deputetja e Qarkut të Shkodrës Mimoza Hafizi, paraditen e so...
Një foto që tregon procesin e votimit për referencumin e PS-...
Një nga ikonat e Top Channel prej 15 vitesh Bujar Kokonozi k...
Shkaku i rënies së helikopterit në liqenin e Shkodrës do të ...
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës hedh poshtë lajm...
Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar në faqen e tij në...
Deputeti Pjerin Ndreu ka pasuar një aksident me makinë ditën...
Përplasjet dhe largimet nga Top Channel një nga televizionet...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona, të dyshuar si autorë të një vrasjeje dhe një p...
Një i arrestuar dhe një i proceduar në gjendje të lirë për...
Dy persona janë arrestuar në Kurbin pasi u kapën në flagra...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Njësitë e Forcave të Armatosura të Ukrainës kanë kryer një...
Këshilli i Bashkimit Europian dha sot miratimin përfundimt...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinë, Kili dhe vende të t...
Numri i viktimave nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë k...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...
Turizmi shënoi një përshpejtim të rritjes gjatë muajit maj...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...