web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tirana sot, shembull i qartë si të mos bësh biznes ose i pushtetit që grabit qytetarët e vet

4 Prill 2016, 15:17, Aktualitet CNA

*Nga Leonard Olli

Tashmë bizneset që kryejnë aktivitetin e tyre ne Tiranë janë edhe ?de facto? para falimentit. Ngritja arbitrare e taksave dhe tarifave, gati 8 herë më të larta, se në vitin 2015, pa asnjë konsultim me grupet e interesit, por edhe pa asnjë studim real, në koherencë më situatën dramatike që kalon biznesi në gjithë vendin i kanë vënë bizneset vetëm para një alternative: te shpallin falimentin.
Nëse ke një bar-kafe në zonën A, të cilën Veliaj e zgjeron dhe ngushton sipas qejfit, barra fiskale nga taksat vendore leonard-olli1-655x356-c1200x600është 8 herë më e lartë se një vit më parë. Arbitrariteti më i madh vjen nëpërmjet tarifës së zënies së hapësirës publike. Nëse në vitin 2015, për 50 m2, paguante rreth 75 mijë lekë, këtë vit do të paguajë gati 10 herë më shumë, plot 750 mijë lekë në vit, ose 900% më shumë. Po kjo situatë dramatike është edhe në zonat e tjera. Një tarifë abuzive për nivelin dhe në kundërshtim të plotë të ligjit për financat vendore. Edhe tarifa e pastrimit është rritur me 4 herë më shumë. Por Veliaj nuk mund te linte jashtë orekseve tarifat e lejeve dhe licencave, të cilat i ka 10-fishuar, duke shtuar tarifat dhe taksat që janë në kundërshtim Kushtetutën dhe ligjet fiskale. Taksa mbi kalimin e të drejtave të pronësisë për pasuritë e paluajtshme është rritur me 1000 lekë metri katror në 1100 lekë metri katror; për ndërtesat e banimit nga 2000 lekë për metër katror në 2200 lekë për metër katror. Për tabelat identifikuese deri në 2 metër katror, kjo taksë është bërë zero. Tabelat reklamuese taksohen 45000 lekë metri katror në vit, duke filluar nga zero, pra pa kufi minimal, ndryshe nga ato identifikuese që taksohen mbi 2 metra katror. Tabelat elektronike taksohen 90.000 lekë në vit metri katror. Taksa antikushtetuese e infrastrukturës arsimore do t? u kushtojë familjeve shqiptare 18.000 lekë në vit, ndërsa bizneseve nga 40.000 deri 470.000 lekë në vit. Taksa e tabelës së thjeshtë është 45 mijë lekë për metër katror, disa herë më e lartë se një vit më parë, ndërsa ajo elektronike që, një vit më parë, ishte njëlloj me të thjeshtën, shkon 90 mijë lekë për metër katror. Por edhe të flesh në Tiranë do të kushtojë edhe më shumë se më parë. Është luks të flesh në kryeqytet…. Taksa e fjetjes në hotel, deri në fund të 2015-s, është llogaritur si 5% e çmimit për çdo natë të shpenzuar në hotel. Me ndryshimet ligjore, taksa e fjetjes në hotel me 4-5 yje do të jetë vetëm 3500 lekë në natë, ndërsa për bujtinat dhe motele kjo taksë do të jetë 1400 lekë në natë.
Mijëra biznese po mbyllen e pjesa tjetër, ka kaluar në situatë shoku, duke pushuar nga puna mijëra të tjerë, me shpresën minimale të mbijetesës. Dhe gjithë kjo dhunë fiskale ushtrohet jo vetëm në rang vendor, por edhe në rrafsh kombëtar, pasi sipas vetë të dhënave zyrtare, në Tiranë janë të vendosur rreth 50% e bizneseve në nivel kombëtar. Në Tiranë janë të regjistruar mbi 65,000 biznese, ndër të cilët rreth 62,000 në rrethin e Tiranës. Vetëm në qytetin e Tiranës janë të regjistruar mbi 80% e bizneseve të të gjithë qarkut. 38% e bizneseve operojnë në fushën e tregtisë, 17% janë hotele dhe restorante, ndërsa rreth 9% në fushën e pasurive të paluajtshme. Ndërkohë, sipas të dhënave të tatimeve, rrethi i Tiranës ka 49% të bizneseve në shkallë vendi; si dhe pothuaj 11. 000 biznese të mëdha ose rreth 48% e bizneseve të mëdha në shkallë vendi. Ndërkohë që Tiranës ka sot rreth 800 mijë banorë ose 27%të popullsisë së vendit. Është pra shumë e qartë se rritja e barrës fiskale me mbi 8 herë, do të ndikojë negativisht në ekonomi në nivel kombëtar.
Ne si këshilltarë të PD, kemi denoncuar që në mbledhjen famëkeqe të datës 30 dhjetor se paketa fiskale ishte në kundërshtim me ligjin dhe për këtë i jemi drejtuar edhe organeve të drejtësisë. Hyrja e tyre në fuqi më datë 1 janar sipas vendimit që mori në mënyrë të njëanshme këshilli Bashkiak, u firmos nga prefekti vetëm më datë 8 shkurt. Por bizneset janë detyruar të paguajnë që nga data 1 janar. Ky fakt është treguesi më i qartë i grabitjes dhe vjedhjes së hapur nga ana e Veliajt, të cilit nuk i mjaftoi shumëfishimi i taksave dhe tarifave, por nxitoi ti grabiste bizneset në kundërshtim dhe shkelje flagrante të ligjit. Vjedhje e pastër, ditën për diell. Kjo sjellje arrogante dhe anormale e Veliajt, me urdhërimin dhe bekimin e shefit të tij Rama, është një provë e qartë e dhunës fiskale dhe grabitjes së qytetarëve. Bashkia sot nuk është më administratori i qytetit, por fatkeqësisht tutori që grabit gjithë fitimet e biznesit dhe njerëzve të ndershëm që jetojnë me djersën e ballit. Thjesht në mendje të vjen një pyetje: a mund të bësh me biznes dhe të jetosh në Tiranë??!!

*Kryetar i Këshilltarëve të djathtë në Bashkinë e Tiranës





Lajmet e fundit nga