Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Analisti i çështjeve ndërkombëtare pranë Këshillit Amerikan të Atlantikut,?#Ariel_Cohen?, në një artikull mbi Shqipërinë të botuar në revistën prestigjioze amerikane National Interest, me titull ?Ky aleat kyç në Ballkan ka nevojë për ndihmën e Amerikës? shkruan se parashtrimi i Presidentit Obama mbi prioritetet e politikës së jashtme, i elaboruar gjerësisht në artikullin e hollësishëm të Jeffrey Goldberg për revistën Atlantik, përfshin fuqitë e mëdha si Rusia dhe Kina dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm rajonale si Irani dhe Arabia Saudite.
Cohen shkruan se është e kuptueshme që Presidenti i SHBA-ve të shpenzojë pjesën më të madhe të kohës me shqetësimet që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Azia Lindore, por nëse ai dhe këshilltarët e tij për mbrojtjen synojnë të angazhohen në një strategji afatgjate për parandalimin e konflikteve në politiken e jashtme, ata duhet të shohin jo më larg se Ballkani, për të cilin flitet pak ose aspak, sepse rajoni përbëhet nga vende të vogla me potencial të madh pozitiv, por edhe destabilizues si Shqipëria, Serbia apo Maqedonia.
Nëse administrata e SHBA kërkon të ruajnë një Europë të qëndrueshme dhe të kenë kontroll më të madh mbi krizën aktuale të refugjatëve, duhet që patjetër të ketë një vëmendje më të madhe ndaj Ballkanit. Për më tepër, për të mbajtur Rusinë larg shtrirjes së ndikimit të saj në Ballkan dhe të kufizuar vetëm në sferën e saj të influencës në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sikurse Presidenti Obama sugjeron, është koha për t?i kushtuar më shumë vëmendje Ballkanit në përgjithësi dhe Shqipërinë në veçanti.
Vitin e shkuar mbi një milion refugjatë nga Siria, Iraku dhe vende më të largëta si Afganistani, Bangladeshi, Eritrea, Libia, Sudani i Jugut dhe Jemeni mbërritën në Evropë përmes Ballkanit.
Një migracion i përmasave të tilla ka potencial destablizues për vendet e vogla, veçanërisht ato që nuk janë ende anëtare të BE-se. Burimet dhe kapacitetet e tyre institucionale janë të limituara dhe një krizë e tillë vendos në provë të gjithë kompozicionin shoqëror të këtyre vendeve.
Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë e njeh shumë mirë këtë situatë. Në një interviste ekskluzive për National Interest ai tha:
Kufijtë natyrorë, malorë ende parandalojnë refugjatët të shohin Shqipërinë si një vend tranziti, por nëse situata nuk trajtohet me vëmendjen e duhur rrezikon të jetë vetëm një çështje kohe përpara se organizatat kriminale të trafikantëve të vendosin lidhjet mes tyre për të shfrytëzuar këtë situatë. Kjo do të kishte efekte të mëdha destabilizuese për rajonin e Ballkanit, perspektivën e tij integruese dhe do të përfaqësonte një shqetësim të mëtejshëm për Evropën.
Refugjatët dhe terroristët janë dy çështje që shpesh përzihen me njëra-tjetrën në Ballkan. Terroristët islamik janë të vendosur të infiltrojnë në Evropë përmes flukseve të refugjatëve që hyjnë në mënyrë të paligjshme përmes Ballkanit. Ekstremistët janë të vendosur dhe organizuar për t?i kaluar kufijtë më shpejt sesa informacioni i nevojshëm për t?i parandaluar ata. Vende të veçanta të Ballkanit ballafaqohen me barriera ligjore dhe burokratike në çështjet e shkëmbimit të informacionit të inteligjencës.
Valë masive dhe të padëshiruara refugjatësh rrezikojnë të kërcënojnë sigurinë dhe stabilitetin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.
Në shumë vende evropiane, parti dhe përfaqësues politik reagojnë me frikë dhe urrejtje. Ekstremistët e të djathtës nacionaliste po e shfrytëzojnë këtë realitet dhe përmes retorikës së ashpër mund të kufizojnë opsionet politike të vendeve evropiane dhe lidershipit të BE-se për përballimin me efikasitet të krizës.
Kryetari i Parlamentit të Shqipërisë, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm moderues në përfundim të luftërave në Ballkan, duke vizituar Serbinë dhe vendosur urat e komunikimit, thekson nevojën për më shumë bashkëpunim në fushën e sigurisë dhe ekonomisë, për të kontrolluar flukset e refugjatëve.
Ai bën thirrje për një bashkëpunim më të madh dhe efektiv në fushën e agjencive ligjzbatuese dhe inteligjencës, për të kontrolluar flukset migratore dhe për të parandaluar përkeqësimin e situatës anti-terrorizëm, jo vetëm në Evropë, por edhe në SHBA.
Z. Meta deklaron se inteligjenca në terren është e pamjaftueshme për të kontrolluar në mënyrë të plotë individët që udhëtojnë në Evropë nga zonat në konflikt. Është e vështirë për të verifikuar dhe konfirmuar që azilkërkuesit janë realisht ata që pretendojnë të jenë dhe për të verifikuar që ata nuk kanë lidhje me grupet terroriste. Në përfundim, qëllimi duhet të jetë arritja e zgjidhjeve të qëndrueshme mbi baza rajonale dhe ndërkombëtare.
?Nëse refugjatët arrijnë në kufijtë tanë, deklaron Meta, Shqipëria nuk do të ndërtojmë as gardhe dhe as mure, por do të duhet të kemi kontroll të fortë mbi kufijtë tanë dhe të bashkëpunojmë ngushtë me BE dhe partnerët rajonalë për të qenë pjesë e një plani evropian për adresimin e kësaj sfide?.
?Shqipëria është e angazhuar në luftën globale kundër terrorizmit dhe është ndër vendet e para që iu bashkua përpjekjeve ndërkombëtare kundër ISIS-it. Shqipëria ka krijuar Drejtorinë Anti-Terror në Ministrinë e Brendshme, një nga strukturat më moderne në rajon?, shtoi Meta.
Së fundmi, Shqipëria është në mes të një reforme të rëndësishme në sistemin e drejtësisë dhe me qëllim luftën kundër korrupsionit është përfshirë edhe në ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, bazuar mbi modelin e FBI-së amerikane, e cila do të fuqizojë luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve ilegale dhe terrorizmit.
Qartësisht, pavarësisht përmasës së vogël të vendit dhe vendndodhjes së tij strategjike, angazhimi i SHBA-ve në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri duhet të mbetet i qëndrueshëm, afatgjatë dhe sistematik në promovimin e paqes, sundimit të ligjit, kontrollit të kufijve dhe zhvillimit ekonomik.
Ndërsa mbetet e fokusuar tek lojtarët kryesorë rajonalë dhe globalë, SHBA nuk duhet të harrojë miqtë e saj. Edhe nëse të vegjël në përmasë, vendndodhja dhe roli i tyre në parandalimin dhe kontrollin e valës së paprecedentë të migracionit që kërcënon Evropën, veçanërisht në një rajon të rëndësishëm dhe me histori të trazuar si Ballkani, është shumë i rëndësishëm dhe nuk duhet neglizhuar.
Shqipëria e ka provuar miqësinë e saj ndaj SHBA-ve. Tashmë është koha që SHBA të qëndrojë pranë miqve të saj të vegjël në momente të vështira.
Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetimin për deputetin Gen...
Nënkryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, t...
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka kthyer për rishqy...
Citynews kreu një sondazh me pyetjen nëse deputeti socialist...
Në dokumenta del emri i familjes së liderit kinez Xi Jinping...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi sot fazën e d...
Mazhoranca rrëzoi sot nismën ligjore të propozuar nga depute...
BBC ka transmetuar për herë të parë pamjet filmike të një fj...
Partia Demokratike është kthyer sot në karriget e komisionev...
Ministria e Financave prezantoi sot fazën e dytë të aksionit...
Kreu i PD, Lulzim Basha ka qenë sot me qytetarë dhe tregtarë...
Ai thotë se ka dyshime që Hysni Kapo është eleminuar.“Nëse d...
Një shtetas 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lezhës p...
Dy kompani shqiptare, 3 përfitues dhe 22 aksionerë janë përf...
Gjykata e Tiranës ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me b...
Aktiviteti me rastin e ngjarjeve të dy prillit, i cili u zhv...
Çfarë është Mossack Fonseca?Eshtë një kompani ligjore me qen...
Nisma Galdini – Guri per letres qe i ka drejtuar javen qe sh...
Autoriteti Rrugor Shqiptar, informon drejtuesit e mjeteve, q...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...