web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Artan Hoxha/ Gara e çirakëve rilindës

2 Prill 2016, 19:15, Aktualitet CNA

Erion Veliaj dhe Saimir Tahiri janë në garë të shfrenuar për paraardhësin e Edi Ramës, qoftë nëse ky ikën me humbjen e zgjedhjeve qoftë kur të vendosë të shijoje pleqërinë me Koçon në Vuno.

Ne mjedisin superarrogant të supermazhorancës çirakët në garë sillen edhe më arrogantë e më të dhunshëm se ustai, por po aq të përunjur edhe me ustain e rilindur edhe me aleatin e tij, usta i regjur.

Pa mbushur vitin në krye të bashkisë Erion Veliaj po sillet me superarrogancë. Sa ishte Kryetar i Majft, G99 dhe organizmit rinor të Rilindjes, në publik shfaqi vetëm sjellje ?predikuesi të përunjur e të përkushtuar?, tërësisht fals për shumëkënd, për mua gjithashtu.

As posti i ministrit nuk ia ndryshoi ketë mënyrë sjelljeje. Fushatën elektorale e ideoi dhe e zbatoi duke potencuar sjelljen ?predikuese të përunjur e të përkushtuar?. Falsiteti i tij binte lehtësisht në sy, por asnjë grimase arrogancë nuk mund të shquhej.

Arroganca i doli në pah fare pak pas marrjes së postit të kryebashkiakut. Aksioni i tij u dallua për rëndimin tej çdo kufiri të barrës fiskale e tarifore mbi bizneset, pa paralajmërim, rrufeshëm, brenda ditës në ndërrimin e viteve; inkursionet e shumëfishuara ndëshkuese të inspektorëve e policëve bashkiake në biznese fikse apo ambulante, me gjoba e ndëshkime deri edhe sekuestrime domatesh, kastravecash e gjithfarëlloj zarzavatesh; largimet masive nga puna në ndërmarrjet bashkiake; shembjet pa kundërshpërblim të drejtë të banesave tek Bulevardi i Ri në drejtim të Paskuqanit apo të ngujimeve të romëve tek Liqeni Artificial, duke shkelur pa dhimbje e brerje ndërgjegjeje shpresat e rreme me të cilat i kishin ushqyer këto dy komunitete sa kohë në krye të Bashkisë ishte pararendësi; numrin marramendës të koncesioneve të planifikuara për parkingje, njëri në zonën delikate të Parkut Rinia; bllokimet e shpeshta të rrugëve kryesore të Kryeqytetit më së shumti për aktivitete dytësore; shndërrimin në pedonale 24 orëshe e të përgjithëviteshme të Sheshit ?Skënderbej? ndërkohë që në Sheshin ?Nënë Tereza?, i shndërruar në pedonale mbrëmjeje, baresin veç disa dhjetëra vetë në verë le më në dimër; gjobat me numërator shurre e shkrim të falsifikuar për opozitën pas protestës së saj të dhjetorit te kaluar.

E njëjta sjellje arrogante edhe në rastin e ndërtimit të të ashtuquajturit ?këndi i lojërave për fëmijë? në Parkun e Madh të Tiranës. Erion Veliajt i shkrepi në kokë të ndërtojë jo një kënd, por një kompleks gjigant, luksoz e të kushtueshëm lojërash pa analizë dobishmërie, pa vlerësim dëmi mbi mjedisin e atij parku që me kohë është më afër të natyrshmes se artificiales, pa pyetur kënd; pa vlerësuar ndjeshmëritë, opinionet, qëndrimet, alternativat në model, madhësi, pozicion kosto, që mundësonin të njëjtin qëllim.

Krahas arsyeve të drejtpërdrejta nga ky ndërtim në brendësi të parkut dhe ato të supozuara a të ditura në perimetrin e tij, sjellja arrogante e Kryebashkiakut është shkak shtesë i revoltës edhe civile edhe politike kundër së cilës, me arrogancë e mllef, Erion Veliaj ka mobilizuar taborët e Policisë Bashkiake që i inkurajon të jenë të dhunshëm, manipulon opinion publik me ?heronj që bëjnë edhe policim edhe biçiklim? në të mirë të qytetit ndërsa bën sikur s?dëgjon kur ?heroin? ia demaskojnë për tentativë grabitjeje me armë.

I lënë disi në hije këto kohët e fundit nga ustai rilindës, çiraku tjetër, Saimir Tahiri nuk dorëzohet. Arrogancën e kahershme, tipar i qarte i tij që në opozitë, e përforcuar me t?u bërë ministër, e ka materializuar në mobilizim forcash të shumta policore, deri ato speciale, krah për krah atyre bashkiake, për të mbrojtur, pangurimisht me dhunë, hekurat dhe betonin e shumtë të kompleksit gjigant të lojërave në park.

Në dukje sikur po mbështet çirakun tjetër kryebashkiak, në fakt për të mos i lënë atij rolin e protagonistit kryesor ndër çirakët e Rilindjes, Saimir Tahiri nuk po lë gjë pa bërë që të mbetet në vendin e parë të protagonizmit politik mes çirakësh, në përplasje të vazhdueshme me çdo opozicion ndaj Rilindjes.

Çirakut që mburret sa mundet me sukseset dhe godet sa ka fuqi mbi kundërshtarët, me fjalë e me policë, propaganda e sukseseve në luftën kundër krimit nuk po i pi me ujë. Krimi i organizuar po rikonfliktohet frikshëm për pozicione të reja kontrolli pas një farë paqeje mes vedit, ai ordiner as që ka njohur qetësim ndërsa aksidentet dhe pasojat prej tyre u rritën pavarësish dy-trefishimit të gjobave dhe ashpërsimit të dënimeve.

Këto të vërteta çiraku, i mbetur tashmë edhe pa Byronë e shumëdëshiruar të hetimit Kombëtar të komanduar prej tij, nuk i fsheh dot as me shprehjen e njëjtë për dy situata të kundërta që përdor shpesh në raportet ministrore për rendin publik ? ?falë punës së policisë u evidentuan me pak vepra penale se para një viti? dhe ?falë punës së policisë u evidentuan më shumë vepra penale se para një viti? ? as me përmirësimin e indikatorëve universale të kriminalitetit duke rritur emëruesin e thyesës, duke e bërë Shqipërinë 2.8 milionëshe me 5.2 milion banorë apo duke rritur numrin e automjeteve në 440 mijë brenda një viti nga 290 mijë në vitin pararendës.

Është koha e garës së shfrenuar të çirakëve arrogante që, me shpresë se do të zënë një ditë vendin e ustait arrogant, po ia kalojnë edhe vetë atij, arrogance që për çdo ditë që kalon po bëhet edhe më e dhunshme.





Lajmet e fundit nga