web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Këshilltari i Ndocajt letër Bushatit/ Dua të kandidoj për Konsull të Milanos!

31 Mars 2016, 17:51, Aktualitet CNA

Këshilltari i deputetit Eduart Ndocaj i është drejtuar me një letër publike Ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati ku ka prezantuar kandidaturën  e tij për Konsull të Përgjithshëm të Milanos.

Letra e plotë

I nderuar z. Ministër,

Të kërkosh të besh karrierë me meritë duke i shërbyer vendit e shikoj si krejt normale e deri diku edhe detyrim.
Shqipëria ka plotë djem e vajza që meritojnë të jenë pjese e shërbimit diplomatik shqiptar dhe se me aftësitë e përkushtimin e tyre mund t”i japin Shqipërisë një dimension të ri në nivel ndërkombëtar e sidomos në nivelin e shkëmbimeve tregtare dhe ekonomike.
Konsullata e Milanos është prej kohesh pa një Konsull të Përgjithshëm e kjo për shkak të skandaleve të fundit të bëra tashmë publike edhe nga mediat.
Figura e re e Konsullit të Përgjithshëm të Milanos duhet të jetë një figure e re, dinamike, me njohje të forta dhe me kontakte të vazhdueshme me komunitetin shqiptar.
Unë, publikisht prezantoj kandidaturën time për këtë postë për arsyet e mëposhtme:
1. Kam mbaruar studimet për Marrëdhënie Ndërkombëtare e Diplomatike me maksimalin e votave ne Universitetin e Genoves. Pra, jam në profil tim sa u përket angazhimeve diplomatike. Madje jam i specializuar në të Drejtën Ndërkombëtare Ekonomike, një profil që mungon kryesisht në Shqipëri duke pasur parasysh faktin se, Shqipëria tashmë ka hyrë në rrugën e standardeve ndërkombëtare, shkëmbimeve ndërkombëtare dhe duhet të mbroj e të promovoj sipas kritereve të Drejtës Europiane dhe jo vetëm ?Made in Albania?.
2. Kam që 2004 e deri më sot që jam i angazhuar maksimalisht me shoqatat e shqiptarëve të Italisë dhe shumicën prej tyre i njoh nga afër. Vetë kam qenë nga 2004-2008, kryetar i shoqatës ?Nuova Generazione Albanese? dhe kemi realizuar takime, programe e shkëmbime kulturore të një niveli të rëndësishëm.
3. Jam ndër të paktët që nga 2004 e deri më sot që kam bërë studime e shkrime për emigracionin shqiptar në Itali. Dua të veçoj një studim të rëndësishëm që kam bërë për familjet shqiptare në Liguria. Këtë studim e kam bërë në bashkëpunim me ?Centro Studi MEDI?, një qendër e rëndësishme në Genova që merret me fenomenet e emigracionit.
4. Kam pasur e kam marrëdhënie të rregullta me disa nga konsujt e nderit në Veri të Italisë si Giuseppe Durazzo. Me ta kam bashkëpunuar për të promovuar vlerat e shqiptarëve në Itali. Po ashtu nga 2006 deri në 2008 ka qenë delegatë për Shqipërinë i ?Komiteti Kombëtar Kristofor Kolombo? me Seli në Genova. Falë këtë angazhimi kam marrë pjesë në shumë takime të nivelit ndërkombëtar e kombëtar e kam promovuar kulturën dhe historinë e Shqipërisë.
5. Kam takuar disa herë e kam lobuar me përfaqësues të rëndësishëm të Forza Italias, me përfaqësues të institucioneve italiane si senator dhe eurodeputet kryesisht në veri dhe me kryetar Komunash apo Këshilltar. Kam takuar edhe përfaqësues të rëndësishëm të medias italine dhe të Partisë Demokratike.
6. Për shkak të angazhimeve të mia të vazhdueshme kam marrë edhe çmimi e mirënjohje nga institucione italiane.
7. Kam takuar disa herë e kam lobuar për Shqipërinë me përfaqësues te larte te BE dhe të Partive Popullore duke përfshirë: Lara Comi, Antonio Tajani, Susy De Martini, edhe Sekretarin e Përgjithshëm Antonio Lopez e shumë të tjerë.
8. Kam botuar dy libra që kane si argumente çështjet e Europes dhe të Integrimit të Shqipërisë.
9. Njoh mirë politiken shqiptare dhe institucionet, sidomos Parlamentin e Republikës së Shqipërisë. Mund të konsiderohem një figurë konsesuale nëse merren parasysh qëndrimet politike.
10. Për shkak të faktit që kam mbaruar studimet në Itali, mund të them se kam marrëdhënie të vazhdueshme me figura të rëndësishme profesionale, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarët që kanë mbaruar studimet e larta po në Itali.
Të gjitha këto janë argumente bindëse për një kandidaturë serioze timen për vendin e Konsullit të Përgjithshëm në Milano.
Vendit tim i kam shërbyer edhe pa një target zyrtare e shtetëror, por jam i gatshëm që Shtetit t’i shërbej me përkushtim duke nderuar flamurin e mbrojtur interesat e shqiptarëve.

Me respekt
Alban Daci





Lajmet e fundit nga