web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zjarr në Poliçan/ Humb jetën një person

31 Mars 2016, 12:23, Aktualitet CNA

Një shtetas 61-vjeçar ka humbur sot jetën si pasojë e flakëve që përfshinë banesën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ?Kalluç? të Poliçanit. Policia bën me dije se shtetasi që ka humbur jetën është Kamber Zeka.

Zjarrfikësja nuk mundi të shpëtonte dot 61-vjeçarin edhe pas ndërhyrjes për shuarjen e zjarrit.

Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një qiri i ndezur, por nuk përjashtohet mundësia që viktima të ketë qenë nën efektin e alkoolit.





Lajmet e fundit nga