Rama takon sot banorët e Zvërnecit/ Zbardhen detaje
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Ka kaluar shekuj të tërë histori, ka lënë pas vetes një gjurmë të gjatë vdekjesh e vuajtjesh. Pa kursyer pothuaj asnjë prej zotëruesve të tij, të goditur nga një energji negative vdekjeprurëse ? Legjenda thotë se nisi nga hyjnia Hindu, Sita, gruaja e Ramas. E cila ?mallkoi? këdo që do ta shtinte në dorë. Një fat që e panë dhe provuan vetë, Tavernieri, Luigji XVI, Mari Antuaneta, Sulltan Abdul Hamiti, Cartieri, McLeani?
?Diamanetet janë miqtë më të mirë të grave? këndonte Marilin Monroe? Gur ezoterik me shkëlqimin e një fuqie shumë të madhe, me vlerë të çmuar e padiskutueshme, për t?u shfaqur, nga mbretër e mbretëresha, tamam si simbol i forcës dhe i vlerës shumë simbolike.
Gur me fuqi magjike (?diamant? rrjedh nga greqishtja e lashtë ?adamas?, që do të thotë ?i pathyeshëm?), që u shpëton rregullave, ?shpërndarës ifateve të mëdhenj, por edhe i fatkeqësive të vuajtjeve? Sugjestionim apo realitet? E vërtetë, apo legjendë? Gur karizmatik, të cilit ia kanë shumë frikën, për fuqitë e tij misterioze e të fshehura. Çdo diamant është sikur i përgjigjet një programi të vet energjitik, pozitiv ose negativ, që nuk mund të ndryshohet absolutisht nga askush.
MALLKIMI I DIAMANTIT
Diamanti i famshëm Hope është ndryshe nga të gjithë, vepër arti e natyrës, me ngjyrë si të thellësive, shkëlqimi i të ciliit nuk ka të ngjashëm dhe me një karaketristikë të vetme: t?i ?dhurojë? vuajtjen e vdekjen kujt e zotëron.
Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërrohet me legjendën, e shenjta me laiken, e mira me të keqen dhe materia ngatërrohet me energjinë.
Jean-Baptiste Tavernier, aventurier francez, në shekullin e shtatëmbëdhjetë u bë zotëruesi i diamantit blu më të madh e më të çmuar të botës për kohën. Ai diamant nuk ishte tjetër përveçse syri i një idhulli të shenjtë, hyjnisë hindu Sita, gruaja e Rama-s. Hyjnia, sipas një legjende shumë të lashtë popullore, ishte vendosur në një tempull në Lumin Colerron dhe u grabit nga një skllav. Fatkeqi nuk e kishte idenë për atë që do të kishte shkaktuar me gjestin e tij. Sipas burimeve të tjera, ishte një prift hindu i korruptuar, i cili e vodhi dhe si ndëshkim iu nënshtrua një vdekjeje të ngadalshme e të dhimbshme. Legjenda thotë që që hyjnia indiane mallkon këdo që e ka marrë në zotërim gurin e çmuar, duke derdhur ndaj tyre të gjithë zemërimin e vet, si dhe energjinë negative, një ?lumë? gjaku e të vdekurish mizorisht, lidhen me këtë gur magjiplotë e të rrezikshëm. Diamanti binjak, ose, syri tjetër, nuk u gjet kurrë?
Viktima e parë ishte pikërisht Tavernier, i cili falimentoi shpejt, dhe vdiq më pas gjatë një udhëtimi drejt Indisë, që e kishte ndërmarrë me shpresën për të rigjetur fatin e vet. Para se të vdiste, ia shiti diamantin mbretit Luigjit XIV në 1688. ?Bluja e Francës?, siç u mbiquajt, pësoi ndryshime që e çuan nga 112 karatë, në 69. Luigji I XIV e preu në formën e zemrës për të lartësuar bukurinë, e ia dhuroi njërës prej të dashurave të tij, Madame Montespan, grua me shpirt të zi, e përfshirë në punëra po kaq të errëta, që kanë të bëjnë me helme dhe ezoterizëm?
Filloi kështu magjia e diamantit dhe rruga e vdekjeve e e torturave. Tashmë, i futur me të drejtë në gurët e çmuar të Kurorës franceze, ishte radha e mbretëreshës Mari Antuanetë, që e merr si dhuratë nga i shoqi i saj, mbreti Luigji i XVI. Të dy përfunduan në gijotinë, gjatë Revolucionit Francez.
Nuk dihet se qysh apo nga dora e kujt, por pas disa vitesh diamanti u shfaq në Londër, rreth vitit 1812, i reduktuar edhe më shumë në peshë, por më rrëzëllitës se kurrë, me një dritë shqetësuese dhe ngarkesë të pashteruar energjie negative, që ua transmetonte pikërisht zotëruesve të vet, duke mos u lënë atyre rrugëdalje.
Ishte blerë këtë herë nga një financier i madh i kohës, në Londrën e vitit 1824. Henry Tomas Hope pagoi një pasuri të paçmuar dhe i dha emrin e tij. Nga ajo që dihet, ishte i vetmi të cilit nuk i ndodhi gjë. Përseja mbetet një mister?
?Diamanti Hope? arriti kështu në jetën e çiftit Lord Francis Hope e Mary Yohe, e cila e paguan shtrenjtë zotërimin e tij. Çifti u nda dhe ajo, këngëtare në karrierë, ra në mjerim dhe vdiq pas pak kohe. Nuk kishte një fat të ndryshëm as një tjetër zotërues i tij, princi rus Kanitovski, i cili ia dhuroi një balerine që ai vetë e vrau, në një shpërthim çmendurie, të njëjtën natë që i bëri dhuratën e çmuar. Princi vdiq më pas nga dora e revolucionarëve. Argjendari grek, Simon Matharides as nuk shijoi në kohë bukuritë e gurit të çmuar sepse u rrëzua në fundin e një përroi. Vetëvrasje? Vrasje? Nuk do të mësohet kurrë.
Në fillim të Nëntëqindës, Blue Hope pati një zotëri të ri, sulltanin e Turqisë, Abdul Hamidi II. Sulltani ia dhuroi njërës prej të dashurave të tij, por kur ai u largua gruas iu pre koka. Abdul Hamidi i II-të u çmend.
Ndryshuan pronarët dhe skenaret. Diamanti arriti në Amerikë përmes një Argjendari, Pierre Cartier. U ble më pas nga Edward Beale McLean, pronari i gazetës ?The Washington Post?: fati i familjes së tij nuk ishte i ndryshëm, diamanti mbolli sërish vdekje, dëshpërim e vuajtje, duke mos kursyer askënd. E gjitha e dokumentuar nga arkiva historike. Një familje e tërë e shfarosur, njëri pas tjetrit. Vdekje të dhunshme. Aureola e tij negative dukej se forcohej më tej, duke u ushqyer nga gjurma e gjatë e vdekjes që linte pas vetes.
Në vitin 1947, diamanti u ble për një milion dollarë nga Harri Winston, një argjendar në New York. Harri e vendosi në një pako shumë të thjeshtë postale dhe e dërgoi për tek Instituti Smithsonian i Washingtonit, ku gjithë kohën është i ekspozuar. Askush nuk ka guxuar ta zotërojë, ose ta shesë, kaq e keqe ishte fama që e paraprinte.
FUQIA E DIAMANTIT
A mundet një gur i thjeshtë të transmetojë energji? Është e sigurt se ato janë gjëja më e lashtë që ekziston në planetin tonë; gurët në fakt datojnë që kur Toka nuk ishte tjetër gjë, vecse një masë inkadeshente në transformim të vazhdueshëm.
Diamanti është nga natyra një mineral i ngarkuar me energji pozitive. I pajisur me forcë supernatyrale, simbol i besnikërisë, përfaqëson mençurinë hyjnore dhe për të gjithë popujt është hajmalia për shkëlqimin, e pranishme në shumë kulte fetare.
Në kristaloterapi përdoret për të krijuar një lidhje me mendjen e epërme. Zotëron një energji tërësisht të fuqishme që duhet të përdoret me kujdes, dhe vetëm nga persona që janë duke ndërmarrë një rrugë shpirtërore. Amplifikon energjitë dhe nëse nuk jeni mjaftueshmërisht të motivuar nga rritja shpirtërore, mundet t?u dal jashtë kontrollit.
Në vitin 1965, diamanti Blu Hope, ngjyra e fortë e të cilit i detyrohet pranisë së gjurmëve të borit, i është nënshtruar studimit të thelluar, e më hollësisht ndaj dritës ultravjollcë, për të qënë i provuar dhe për t?iu vëzhguar reagimet. Vazhdoi të emetonte një dritë të fortë për disa minuta, si të ishte një karbon i flakëruar, ngjarje e rrallë për një diamant. Kristalet kanë fuqinë të ?përthithin?, si vibracionet pozitive, ashtu edhe negative të trurit njerëzor. Kështu është e mundur që tek ai mund të ketë qënë stampuar me vullnet të plotë një ?mallkim?, me qëllimin për të mbajtur larg hajdutë dhe keqbërës. Po sikur murgjit e tempullit indian të kishin bërë të njëjtën gjë me diamantin, për të mbrojtur hyjnoren, duke e bërë të mallkuar? Blue Hope vazhdon të shkëlqejë, në rastin e tij i pajisur me sistemet më të sigurta të ruajtjes, por është ende i rrethuar nga misteri më i madh dhe më i pashpjegueshëm. Federica Baldi
Burimi: MisteroMagazine
Në shqip nga: Bota.al
Nënpresidenti amerikan Joe Biden u takua sot në Uashington m...
Kërkesa e qeverisë turke që ambasadori gjerman në Ankara të ...
Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani tha se shpr...
Kush është i kryqëzuari i medias në përgjimin hot të kapur m...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se ...
Ministria greke e Bujqësisë, në bashkëpunim me atë të Drejtë...
Donald Trump nxiti një stuhi të re kritikash me thirrjet e t...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përgjigjes së Kryetarit...
Vojisllav Shesheli është njeri i lirë. Procesi i tij në 13 v...
Drejtësia belge miratoi sot ekstradimin për në Francë të Sal...
Ka nisur gara për zgjedhjet e drejtuesve të rinj të universi...
11 vjet përplasje dyerve të komunës, bashkisë, prefekturës ...
“Kur kam shkuar në Hagë, e kam ditur se asnjë krim nuk mund...
Ish-Kryeministri Sali Berisha do të marrë pjesë në një konfe...
Vendimi i Gjykates se Hages per te liruar nga akuzat Krimine...
Këshilltari i deputetit Eduart Ndocaj i është drejtuar me nj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pranuar ftes...
Me celular jo vetëm bën muhabet, jep e merr mesazhe, shetit ...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka deklaruar se lirimi i...
Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka komentuar letrën që Kry...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...