Balla, pyetje publike protestuesve
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla iu është dr...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në inaugurimin e fabrikës së përpunimit të qumështit në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Kjo fabrikë e pajisur me linjën e plotë të përpunimit të qumështit dhe e ngritur me kontributin financiar të Bashkimit Evropian është në shërbim të studentëve të këtij universiteti dhe mësimdhënies.
Në ceremoninë e inaugurimit z. Ilir Meta shoqërohej nga Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panariti, zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Nora Malaj si dhe Rektori i Universiteti Bujqësor të Tiranës, z. Fatos Harizaj.
Pasi preu shiritin e inaugurimit dhe pasi u njoh nga afër me këtë investim mjaft të rëndësishëm për studentët e UBT-së dhe me proceset e punës së fabrikës, Kryetari i Kuvendit tha se ngritja e kësaj fabrike është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve.
?Është kënaqësi dhe për mua që sot në një ditë të rëndësishme, në Ditën e Konsumatorit, dhe konsumatori është mbreti i tregut, përurojmë këtë qendër të standardeve evropiane për përpunimin e qumështit dhe të nënprodukteve të tij këtu në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Është një mesazh i rëndësishëm dhe kuptimplotë për të garantuar standardet më të larta të sigurisë për qumështin, por dhe për ushqimin në tërësi ndaj konsumatorëve tanë, duke filluar që nga fëmijët edhe të gjithë gjeneratat e tjera. Është një rritje e vetëdijes për të përmirësuar standardet e ushqimit dhe për të arritur standardet më të larta evropiane. Jo vetëm për të kënaqur kërkesat e larta dhe në rritje të konsumatorëve tanë, por njëkohësisht edhe për t?ju përgjigjur nevojës të konkurrimit të produkteve tona në tregjet ndërkombëtare?, – tha z. Meta.
Në prononcimin e dhënë për mediat, Kryetari i Kuvendit vlerësoi fuqizimin e Universitetit Bujqësor të Tiranës dhe shprehu kënaqësinë që studentët do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore dhe të lidhin akoma më mirë dijet që ata marrin me përvojën konkrete.
?Është kënaqësi të shohim që Universiteti Bujqësor i Tiranës po fuqizohet edhe me këtë qendër të re të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij, e cila është vërtet e standarde europiane. Është kënaqësi të shohim që studentët këtu do të kenë mundësi të zhvillojnë praktikat e tyre mësimore dhe të lidhin akoma më mirë dijet që ata marrin me përvojën konkrete, por njëkohësisht jam i bindur që kjo qendër do të jetë e hapur dhe do të jetë bashkëpunuese edhe me të gjithë të interesuarit për të rritur aftësitë dhe kapacitet e tyre në drejtim të përvetësimit të metodave më bashkëkohore të përpunimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij këtu?, – u shpreh z. Meta.
Sakaq, Kryetarit i Kuvendit theksoi se në vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas dhe ka një vëmendje të shtuar në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit. Z. Meta shprehu bindjen se ka ende punë për të bërë në mënyrë që të përmbysen në aspektin pozitiv, raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë.
?Në vitet e fundit ka një rritje të prodhimit vendas, ka një vëmendje të shtuar dhe më të madhe në drejtim të bujqësisë dhe të ushqimit, por jam i bindur, dhe besoj se këtë mendim ndani edhe ju, se jemi ende larg asaj që duhet të arrijmë dhe që duhet të synojmë për t?i përmbysur në mënyrë pozitive, sa më shpejt të jetë e mundur raportet midis importit dhe eksportit në këtë fushë. Dhe unë besoj se Universiteti Bujqësor i Tiranës ka një traditë të shkëlqyer, e ka rimarrë veten në mënyrë mjaft cilësore dhe domethënëse në vitet e fundit dhe do të jetë një kontribuues dhe një partner mjaft i kualifikuar për të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, – tha z. Meta. ? Kjo pasi këtu drejtojnë profesor, pedagogë, të cilët kanë studiuar, jo vetëm këtu, por kanë studiuar edhe unë universitetet më të mira të Europës dhe ndërkombëtare dhe dijet e tyre, të bashkuara edhe me këto kapacitete të fuqishme laboratorike në rritje, që po investohen këtu, t?ua transmetojnë gjeneratave të reja në mënyrë, që Shqipëria t?i shfrytëzojë të gjitha resurset e saj natyrore për të realizuar një hop cilësor në zhvillimin e bujqësisë dhe në zhvillimin e industrisë ushqimore?, – deklaroi ndër të tjera Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta gjatë prononcimit të tij.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, z. Edmond Panaritin deklaroi në fjalën e tij se kjo qendër e përpunimit të qumështit është tregues i drejtimit të duhur të zhvillimit. Ministri Panariti theksoi se këtë vit është zbutur bilanci negativ tregtar që ishte trashëguar, ndërsa apeloi për konsumim të produkteve shqiptare pasi ofrojnë cilësi dhe siguri.
?Ne këtë vit kemi bërë një hap të rëndësishëm në zbutjen e bilancit negativ tregtar që patëm të trashëguar duke pasur një dominim akoma më të madh të produkteve të bujqësisë shqiptar dhe të blegtorisë në tregun tonë dhe dekurajimin e produkteve të importuara. Mendoj dhe kam bindjen se produktet tona plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe të sigurisë?, theksoi z. Panariti.
Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit, z. Meta, vizitoi po në ambientet e UBT-së edhe Laboratorin e Teknologjisë së Përpunimit të Drithërave dhe Produkteve Konditore i rinovuar falë kontributit të Prof. Abdyl Sinanit dhe disa kompanive private. Në këtë laborator modern studentët kanë të gjitha kapacitetet teknologjike për të përpunuar të gjitha produktet e drithërave dhe për të realizuar çdo analizë përkatëse për të parë me imtësi rezultatet dhe standardet e këtyre produkteve.
Policia e Korçës ka shoqëruar në komisariat shoferin e autob...
Policia Kufitare e Kakavijës ka arrestuar një shtetas 56-vje...
Partia Socialiste ka mbledhur sot grupin e saj parlamentar. ...
Një autobus i cili po transportonte mësuesit nga fshati i Or...
Deputeti Ben Blushi, është shprehur sot pas përfundimit të m...
Një autobuz i cili po transportonte mësuesit nga fshati i Or...
Papa Françesku dekretoi sot shenjtërimin e Nënë Terezës, e c...
Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Ra...
Busti i Atit të Shenjtë, Papa Françesku do të qëndrojë në qe...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka qenë i pranishëm gjatë k...
Gjykata e Krimeve të Rënda ka përfunduar shqyrtimin e çështj...
Misionarja katolike shqiptare Nënë Tereza, do të shenjtërohe...
Prokuroria ka kërkuar që kërkesa për amnisiti për Nazime Vis...
Një fjali e imja, se zgjedh Shqipërinë mbi Partinë, u kthye ...
Një nga banorët e zonës së “Trenit” në Tiranë, ka kundërshtu...
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha sot përballë aplika...
Prokuroria e Shqipërisë do të kryejë ndryshime në kuadrin dr...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin B.Fejzullau pasi kë...
Faik Konica, lindi më 15 mars të vitit 1876 në Konicë dhe vd...
Një shtetas 25-vjeçar akuzohet për përfitimin e 32 mijë euro...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ministria e Jashtme e Iranit i cilësoi deklaratat e shefit...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...