Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Duke nisur nga ajo që jemi më tepër tërheqës ? shërbimet dentare, pastaj operacionet plastike, kirurgjitë e ndryshme në klinika të specializuara, si dhe shërbimet e kurimit dhe relasit pranë burimeve termale ? të gjitha këto janë paketa që Shqipëria ofron për të huajt e interesuar. Përpjekje për të ofruar cilësi, krahas një standardi thuajse të vendosur. Kryefjala e të qenët atraktiv është vetëm një: çmimi i ulët?
Ishin italianët ata që praktikuan të parët turizmin mjekësor në Shqipëri. Shërbimet dentare, shumë herë më të lira se në Itali tërhoqën, që pas viteve ?90 shumë prej tyre në vendin e shqiponjave. Tashmë që industria mjekësore ne vend ka përparuar, është shtuar gama e shërbimeve, që zbatojnë teknologjinë dhe metodat e fundit, Shqipëria ka shansin ta zhvillojë më tepër turizmin mjekësore, përmes avantazhit konkurrues të çmimeve të lira, ashtu siç kanë kanë bërë Hungaria, Rumania, Turqia e të tjera shtete në zhvillim.
Kirurgjia plastike, spa-të, fertiliteti janë disa nga shërbimet që po tërheqin turistë të huaj së fundmi në Shqipëri. Vendin kryesor e zënë shërbimet estetike.
Edhe autoritetet shtetërore po punojnë ta kthejnë këtë dukuri në një shërbim të organizuar. Sidomos në vemendje janë burimet termale të vendit.
Turizmi i kirurgjisë plastike
Ndërhyrjet plastike në vend po ofrohen gjithnjë e më shumë me standardet më të mira europiane dhe aktorët e tregut pohojnë se të pasurit kirurgë, kryesisht italianë, tërheq më shumë vizitorë të huaj.
?Ne po ecim në rrugën e shtruar nga të tjerë para nesh, atë të zhvillimit të turizmit mjekësor?, ? pohon Skerdilajd Faria, drejtuesi i klinikës ?Keit?.
Të gjitha klinikat e ndërhyrjeve plastike në kryeqytet tregojnë se kanë si synim shndërrimin e Tiranës në një pikë turizmi për kirurgjinë plastike, ku shumë të interesuar, sidomos të rinj italianë, vijnë në vendin tonë për të marrë një shërbim të së njëjtës cilësi, por me çmim sa një e treta a atyre italiane.
Turizmi dentar
Shkaku i ardhjes së turistëve dentarë vijon të jetë një: çmimi dhe vetëm çmimi.
Klinika të ndryshme në kryeqytet tregojnë se sidomos për shërbime dentare si proteza, implantologji etj., çmimet janë deri në 70% më të lira se në Itali, nga ku mbërrijnë pjesa më e madhe e pacientëve.
?Nëse në Itali, për një implant duhet të paguash deri në 1500 euro, në Shqipëri, çmimi nuk i kalon 650 euro?, ? pohon stomatologia Jonida Haloci.
Të kontaktuar nga ?Monitor?, drejtuesit e klinikës ?Balikci? në Vlorë, turizmin dentar e kanë një pjesë të pashmangshme të aktivitetit të tyre. Ata tregojnë se marketimi i shërbimeve të tyre bëhet me diferencën e madhe të çmimeve dhe me cilësinë e njëjtë. ?Ju mund të kurseni 60-80% të kostos më tepër se sa marrja e këtyre shërbimeve në Europë apo SHBA?- pohojnë ata, duke shtuar se cilësia e materialeve është e njëjtë, shërbimet ofrohen me garanci. Një tjetër fakt që ata pohojnë është përpjekja që të jenë gjithëpërfshirës jo vetëm në shërbime, por edhe në komunikim. ?Duke qenë se kemi klientë nga shumë shtete europiane dhe rajoni, është bërë domosdoshmëri të njohurit e gjuhëve kryesore të huaja?,- tregojnë ata.
Mjekët nga klinika ?Toronto Dental? tregojnë se çmimet në klinikat vendase janë 30% më të lira se në klinikat në rajon, por te ne ?çalon? akomodimi për të huajt, që Serbia për shembull dhe Maqedonia e ofrojnë më tepër në formë paketash.
?Kemi kërkesa nga klientë të huaj, por mungon bashkëpunimi i frytshëm me hotelet për të krijuar një paketë të plotë. Në këto raste, çmimi rezulton i lartë nga akomodimi?,- pohojnë ata.
Turizmi i mirëqenies
Drejtuesit e qendrave Spa në kryeqytet pohojnë se të huajt po bëhen klientë besnikë të tyre, jo vetëm ata rezidentë të përkohshëm, por edhe vizitorë, duke bërë që kjo ?industri? të jetë tërheqëse edhe për turistët. ?Të shumtë janë vizitorët e huaj që në momentin që vizitojnë Shqipërinë për turizëm kulturor apo të bukurive natyrore, afrohen pranë qendrave tona për të marrë shërbime Spa, të cilat i preferojnë së tepërmi?,- tregon Emona Begolli, menaxhere në ?Velur Spa?, Tiranë.
Ekspertët pohojnë se shërimi për klientët, krahas relaksit, është tashmë forma më inovative e mjekësisë popullore. Vendi ynë është i pasur me burime të ujërave termale dhe ?kurative? dhe me qendra të ndërtuara pranë tyre, ndër të cilat mund të përmendim:
Ujërat termale të Bilajt, në Fushë-Krujë, të pasura me sulfat dhe lëndë minerale, të cilat kanë efekte kurative të reumatizmit, lëkurës dhe sistemit nervor.
Llixhat e Elbasanit, ujërat e së cilës kanë vlera të larta terapeutike ku dhe trajtohen sëmundje të shumta të rrugëve të frymëmarrjes, stomakut, lëkurës. Llixhat e Elbasanit kanë edhe vlera për trajtime kozmetike dhe janë shfrytëzuar që nga periudha romake.
Llixhat e Peshkopisë përmbajnë kalium dhe sulfate, ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve në rrugët e frymëmarrjes, reumatizmat, sëmundjet e lëkurës dhe problemet gjinekologjike.
Ujërat termalë të Vronomeros në Leskovik, banjat e avullit të Postenamit, si dhe ujërat kurative të pijshme, siç janë Kroi i Bardhë në Komunën e Selitës në Mirditë, Kroi i Nënës Mbretëreshë në Parkun Kombëtar të Qafë Shtamë etj.
Ujërat termale të Bënjës njihen me emrin Banjat e Bënjës. Gjenden 14 kilometra larg qytetit të Përmetit, Komuna Petran, ku 6 burimet kryesore dalin në rrëzë të shkëmbinjve masivë në të dy anët e lumit të Langaricës. Burimet e ujërave termale të Bënjës kanë vlera të veçanta për trajtimet e lëkurës.
Turizmi i fertilitetit
Shqipëria konkurron me çmime të favorshme jo vetëm në trajtimet shëndetësore, por edhe në gjithçka tjetër që i nevojitet një të huaji për të përmbushur një paketë të mirë qëndrimi dhe rehabilitimi të këndshëm disaditor. Menaxherja e marketingut pranë Spitalit Amerikan, Oriela Cano, duke theksuar se ka nisur të zhvillohet turizmi i fertilitetit në Shqipëri, pohon se cilësia e shërbimit është po aq e mirë sa ajo që ofrohet në klinikat më të mira perëndimore. ?Shqipëria, një vend që synon të bëhet pjesë e Bashkimit Europian, ka ende shumë sfida e probleme për të kapërcyer, por përbri sfidës së shërbimit mjekësor, duhet të vendoset një ?ticket? pohuese. Dhe këtë e pohojnë të huajt. Në spitalin tonë, ndër vite janë trajtuar pacientë të huaj për probleme të ndryshme shëndetësore?, ? tregon znj. Cano.
Sa i përket turizmit të fertilitetit, ajo tregon se çmimet për një ndërhyrje të tillë janë disi më lirë krahasuar me tarifat e vendosura nga klinikat në Bashkimin Europian. Ndaj dhe në vendin tonë, nuk duhet të presësh në radhë e të vendosësh emrin në listë për një kohë të gjatë. Përveç promovimit, ajo tregon se zhvillimi i një turizmi të tillë ka ardhur edhe nga arsye si përvoja e gjatë e mjekëve, qoftë vendas dhe të huaj, si dhe metodat e avancuara për të ngjizur një fëmijë.
Organizimi, AKT: Këtë vit, studim dhe program për turizmin shëndetësor
Ardit Çollaku, drejtues i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, tregon për ?Monitor? se turizmi shëndetësor do të jetë një ndër pikat që është pjesë e planit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit dhe Sipërmarrjes, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me bashkitë e zonave. ?Ajo për të cilën njihet Shqipëria, që shumë vite më parë, janë vendet me burime ujërash termale. Por, vendet e rajonit e kanë më të zhvilluar se sa ne këtë formë turizmi. Synimi ynë është që ta bëjmë të zhvilluar dhe të qëndrueshëm edhe në vendin tonë?,- pohon z. Çollaku. Ai bën të ditur se aktualisht, Ministria e Ekonomisë ka marrë përsipër të organizojë një studim përkatës posaçërisht për turizmin shëndetësor.
?Shqipërisë i ka munguar deri më sot një studim i tillë se si duhet të organizohet ky lloj turizmi; çfarë duhet të bëjnë strukturat përkatëse por edhe shteti për të marrë përsipër infrastrukturën e nevojshme; dhe si mund të bashkëpunohet për promovimin së bashku të këtyre zonave. Aktualisht, ky studim është në programin e MZHETTS për vitin 2016, presim brenda vitit të përfundojë dhe do të fillojë zbatimin më pas. Faza e dytë do të jetë promovimi i të gjitha strukturave akomoduese për këto lloj shërbimesh, brenda dhe jashtë Shqipërisë, e cila duhet marrë përsipër nga Agjencia Kombëtare e Turizmit?,- tregon z. Çollaku.
Megjithatë, disa portale si ?Medical Tourism Albania? organizojnë promovime dhe vendosin urat e duhura të kontakteve mes të interesuarve të huaj dhe instancave në vendin tonë si klinika, spitale etj., në bashkëpunim edhe të agjencive turistike. Duke marrë rolin e lehtësuesit, ky portal shërben si një guidë drejt të gjithë ekspertëve të fushave për të cilët të huajt interesohen, sidomos me një rritje të aktivitetit këto dy vitet e fundit.
Rajoni më mirë, përsëri të fundit
Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Hungaria janë ndër vendet në Europë që me nisjen e krizës ekonomike të 2008-s, filluan të investonin në klinika me standarde dhe eficiente, për të gjithë amerikanët dhe europianoperëndimorët, për procedura mjekësore që atyre nuk ua mbulojnë sigurimet në vendet e tyre. Shërbimet në këto vende janë të një cilësie të lartë, kundrejt çmimeve vërtet konkurruese, duke e zhvilluar më tepër këtë formë turizmi, që tani ka kapur majat.
Lajme të mira sërish nga Maqedonia. Të ardhurat nga turizmi shëndetësor në Maqedoni tregojnë se ky shtet ka përparësi nga pjesa tjetër e rajonit. Sipas një raporti të Eurostat, në vitin 2014 të ardhurat shkuan në 73 mln euro, kryesisht nga vizitat e fqinjëve. Sipas të njëjtit raport, për shërbimet dentare dhe ato të burimeve termale, në Maqedoni shkojnë shtetas turq, amerikanë si dhe nga shtetet perëndimore dhe veriore europiane. Serbia ndjek Maqedoninë me një total të ardhurash prej 52 mln euro për turizmin shëndetësor në përgjithësi, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina me 48 milionë euro. Për Shqipërinë, raporti tregon fitime më të ulëta dhe se vizitorët për turizmin shëndetësor kryesisht janë nga Kosova, Maqedonia, Italia dhe Greqia./Monitor
Në një video të publikuar në faqen në Facebook të “Nisma Thu...
Disa portale nuk i kanë shpetuar dot një gafe. Gjithcka ka ...
Ambasada suedeze ka dyshime të forta sa i takon vdekjes së s...
Enkelejda Olldashi,bashkeshortja e Sokol Olldashit deputetit...
Duke filluar nga data 1 Prill e këtij viti, 2100 punonjës të...
Policia e Elbasanit ka marrë masa lidhur me mbarëvajtjen e f...
Procesi i Kthimit dhe kompensimit të pronës aktualisht është...
Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh me ras...
Rekrutimet në piramidën e administratës publike kanë sjellë ...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë...
Nga Erik VeinerNëse keni votuar ndonjëherë, marrë pjesë në n...
Në përgjigje të shqetësimeve të bëra prezente nga ana e Mini...
Kush ishte njëri nga drejtuesit kryesorë të Revolucionit Fra...
Në një mesazh të qytetarit dixhital, publikuar nga ish-Kryem...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar pas letrës s...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka iron...
Edvin Kristaq Rama i tmerruar del kategorik kunder Byrose Ko...
Kreu i Gjykatës së Vlorës ka reaguar lidhur me letrën e Mini...
Nëse doni të jetoni në një qytet ku thuajse nuk ka krim, mos...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...