Banorët e Delisufaj në Lushnjë ngrihen në protestë/ Pa rrugë, pa kanalizime me prodhimin që u prishet
Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në prote...
Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, është shprehur për mediat se reforma në drejtësi do të miratohet sa më shpejt.
?Vullneti i qytetarëve është që të shkundet sistemi i drejtësisë përmes një reforme të thellë. Do ta miratojmë sa më shpejt paketën kushtetuese për të. Duhet më shumë vullnet për të qenë më racional dhe për të bërë një interpretim më objektiv. Kemi ende kohë dhe besoj se vullneti është i plotë për të përmbushur me sukses këtë reformë?, tha Meta.
Lidhur me 11 çështjet e paraqitura nga Partia Demokratike në ditën e djeshme në Komisionin e Posacëm për reformën në drejtësi, Meta tha:
?Nuk kemi të bëjmë me 11 kushte, sipas meje. Kemi të bëjmë me çështje që PD-ja synon që të zgjidhen sipas këndvështrimit të saj. Me më shumë durim, është e mundur që reforma të përmbyllet, pasi për çdo çështje ka rekomandim nga Komisioni i Venecias. Të gjithë ata që e prisnin përfundimin e reformës dje, janë zhgënjyer, por dje ishte vetëm mbledhja e parë e komisionit të reformës në drejtësi. Për 90% të paketës ka dakordësim, kanë mbetur vetëm disa çështje që kanë nevojë për vlerësim dhe interpretim objektiv dhe funksional?.
Prononcimi i plotë për median i Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta
Në mbledhjen e parë të komisionit të reformës në drejtësi palët kanë ndarë qëndrime të ndryshme për mënyrën se si duhet të procedohet me ndryshimin e legjislacionit për gjyqësorin. Ju e mbështesni idenë që u dha dje në mbledhje se duhet të jenë ekspertë fillimisht dhe më pas çështjet politike të vijnë në tryezën e përfaqësuesve politikë?
Kjo ka qenë vetëm mbledhja e parë e komisionit dhe natyrisht palët kanë shprehur kanë shprehur mendimet e tyre paraprake dhe jo qëndrimet përfundimtare.
Në këtë kuadër jam i bindur që të gjithë do të punojmë për ta përfunduar me sukses miratimin sa më parë të paketës Kushtetuese për reformën në fushën e drejtësisë.
Unë mendoj që baza e konsensusit është shumë e gjerë dhe solide, sepse ajo buron nga vullneti i më shumë se 90% të qytetarëve shqiptarë për të shkundur sistemin e drejtësisë përmes një reforme të thellë.
Së dyti, të gjithë e kanë pranuar dhe vlerësojnë raportin, rekomandimet dhe opinionit e Komisionit të Venecias si bazën e referimit dhe të certifikimit të standardeve më të mira evropiane. Tani duhet më shumë vullnet për të qenë më racional dhe për të bërë një interpretim objektiv të atyre opinioneve që ka dhënë Komisioni i Venecias për të gjitha pyetjet, çështjet dhe opinionet që i janë drejtuar.
Kështu që kemi ende kohë dhe besoj se vullneti është i plotë për ta përmbushur me sukses këtë reformë.
Në kushtet kur PD ka sjellë një dokument me së paku 11 pika dhe ku nuk është gjetur dakordësi, a do të jetë LSI-ja forca që do t?i hapë rrugë një tryeze politike. Anëtari i LSI-së në komision e la të hapur një mundësi? E mbështesni këtë ju z. Meta, do të kërkoni një tryezë politike për të bërë të mundur më pas zhbllokimin e këtyre 11 kushteve?
Nuk kemi të bëjmë me 11 kushte sipas këndvështrimit tim. Kemi të bëjmë me 10 çështje, që Partia Demokratike synon që të zgjidhen apo të diskutohen sipas këndvështrimit që ajo ka. Që do të thotë se me më shumë durim dhe vullnet, absolutisht është e mundur që reforma të përmbyllet, pasi për çdo çështje kemi rekomandim të Komisionit të Venecias, pra për çdo çështje të diskutueshme, ku palët ndajnë mendime apo lexime të ndryshme.
Kështu që të gjithë ata që kanë pritur që dje do të përfundonte reforma, dhe sot të miratohej në Parlament, natyrisht që nuk kanë arsye për të qenë të zhgënjyer. Sikurse theksova, dje ka qenë thjesht mbledhja e parë e këtij komisioni pas ardhjes së opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias.
Ka ende disa çështje, që thjesht kanë nevojë për një vlerësim, interpretim, lexim sa më objektiv, sa më racional dhe sa më funksional në kuadër të reformës dhe riorganizimit të sistemit të drejtësisë që duam që të realizojmë. Për këtë ne duhet t?i referohemi dhe te kërkojmë asistencën e misionit të EURALIUS-it dhe OPDAT-it, në mënyrë që të facilitojnë dialogun dhe të arrijmë në një interpretim sa më racional të opinionit të paraqitur nga Komisioni i Venecias, i cili është gjithëpranuar si udhërrëfyesi i këtij procesi. Nuk duhet të paragjykojmë dialogun dhe as të heqim dorë prej tij, sepse është e vetmja rrugë për t?u dakortësuar mbi të gjitha çështjet. Aty ku ka opinione apo qëndrime të ndryshme, të thërrasim në ndihmë EURALIUS dhe OPDAT, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë proces.
A duhet ta bëjnë fillimisht ekspertët z. Meta?
Kjo nuk është çështja më e rëndësishme. Këto janë vendime, që i merr komisioni, sepse përgjegjësia për hartimin e reformës, për t?ia paraqitur për miratim Parlamentit, është e komisionit të posaçëm parlamentar të ngritur për këtë qëllim. Komisioni ka të drejtën e tij të kërkoj edhe mendim dhe angazhimin e ekspertëve.
A do të këmbëngulë LSI-ja tek propozimet e saj për reformën në drejtësi?
LSI-ja është e hapur për të dhënë kontributin e saj në përmbylljen sa më shpejt të këtij procesi. Me konsensus dhe sipas standardeve të Venecias. LSI nuk çedon në këtë reformë, sepse kjo reformë duhet bërë dhe nuk ka alternativë tjetër për vendin, përveç realizimit të kësaj reforme.
Ju besoj e vutë re, dhe përfaqësuesi i nderuar nga Bundestagu gjerman, por dhe të gjithë përfaqësuesit që kanë ardhur dhe që vijnë në Shqipëri, e presin me interesim dhe padurim lajmin që paketa kushtetuese për reformën në drejtësi u miratua në Kuvendin e Shqipërisë, sepse ky do të ishte jo vetëm një sinjal i fortë që reforma po ecën, por njëkohësisht do të ishte një argument shumë i mirë për të gjithë ata të cilët në këto kohë të vështira për Europën, për shkak të shumë sfidave të tjera, kërkojnë që procesi i zgjerimit të vazhdojë dhe Shqipëria të jetë një shembull suksesi në këtë drejtim.
Megjithatë nuk duken aq afër palët. Marr parasysh lëvizjet e ambasadorëve Donald Lu dhe znj. Vlahutin. Dje në takime ju sot, pasdite me z. Basha, sot me z. Xhafaj. Cili ka qenë qëndrimi i tyre dhe cili është misioni i tyre tashmë?
Unë mendoj se angazhimi i tyre është mjaft konstruktiv dhe tepër kontribuues për të krijuar një klimë sa më pozitive, mirëbesimi midis palëve. Ndaj shpreh vlerësimin tim maksimal për angazhimin dhe kontributin e tyre.
Banorët e fshatit Delisufaj në Lushnje janë ngritur në prote...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar debate...
Ambjentalisti Sazan Guri është shprehur lidhur me akuzat e b...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka kome...
Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se Kryeministri Edi R...
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila është shprehur se Krye...
Mustafa Nano iu drejtua me një pyetje retorike të ftuarit të...
Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës dhe shefi i Departamen...
Komisioni i Posaçëm për Reformën në Drejtësi është mbledhur ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta priti Nën-Sekretarin e Sht...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta zhvilloi një takim me Amba...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar sot mës...
Deputeti socialist Ben Blushi, ka sqaruar foton ku ai shfaqe...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dhënë për m...
Deputeti socialist Ben Blushi, ka folur pas mbledhjes së gru...
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta u zhvill...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka uruar mësuesit p...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dërgua...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me dyer të mbyl...
Banorë të shumtë në Shkodër kanë tentuar të takojnë Kryemini...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...