Berisha uron mësuesit për 7 marsin dhe akuzon qeverinë: Prej 3 vitesh, puna e mësuesit është vështirësuar
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka uruar mësuesit p...
Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, z. Ilir Meta u zhvillua mbledhja e parë e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Në këtë mbledhje merrnin pjesë edhe përfaqësues të OSBE-së, Këshillit të Europës dhe të Bashkimit Europian.
Në fjalën e tij hapëse, z. Meta e vuri theksin në rëndësinë e punës së këtij komisioni, duke shtuar se miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhor duhen bërë, duke u bazuar në rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe në praktikën më të mirë ndërkombëtare.
?Është kënaqësi për mua si Kryetar i Kuvendit që të marrë pjesë në këtë mbledhje e cila ka të bëj pikërisht me fillimin e punimeve të funksionimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore. Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e madhe që ka standardi i zgjedhjeve për vetë cilësinë e demokracisë në vendin tonë, aq më tepër një vend tashmë kandidat për anëtari i BE, me synime të qarta për të çelur edhe negociatat për anëtarësim sa më të shpejtë që të jetë e mundur. Dhe në këtë drejtim jam i bindur se puna e këtij komisioni është mjaft e rëndësishme në mënyrë që bazuar në rekomandimet e raporteve përfundimtare të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, por edhe për zgjedhjet vendore të vitit 2015, bazuar edhe në praktikën më të mirë parlamentare për të përgatitur ndryshimet e legjislacionit zgjedhor. Dhe njëkohësisht edhe në standardet më të mira të rekomanduara sipas standardeve të Komisionit të Venecias, me konsensus dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, të realizojmë standardet më të larta për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në vend?, – tha Kryetari i Kuvendit.
Sakaq, z. Meta vlerësoi eksperiencën e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore si edhe dy bashkëdrejtuesit e këtij komisioni, z. Fino dhe z. Bylykbashi.
?Për ketë unë besoj në eksperiencën e të gjithë anëtarëve të këtij komisioni, edhe në këtë rast dua t?i uroj të gjithëve suksese dhe në mënyrë të veçantë drejtuesve të këtij Komisioni, z. Fino dhe z. Bylykbashi, përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës. Dhe me këtë rast do të duhet që edhe ata të jepnin mesazhin e tyre me rastin e fillimit të punës së këtij komisioni?, – theksoi Kryetari i Kuvendi.
Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, z. Bashkim Fino theksoi se puna e këtij komisioni do të bazohet në rekomandimet e raportit të OSBE-ODIHR.
?Unë mendoj që nuk është hera e parë që komisione të tilla të posaçme kanë kryer veprimtarinë e tyre në Parlamentin shqiptar. Besoj që edhe këtë radhë ky komision do të kryejë me suksese detyrën e vet. Së
bashku me kolegun Bylykbashi dhe me koleg të tjerë të opozitës, ne natyrisht siç thatë edhe ju në fjalën tuaj, do të marrim në konsideratë gjithë raportin e OSBE-ODIHR për zgjedhjet të vitit 2013 dhe të vitit 2015. Pra do të marrim vërejtjet, sugjerimet e tyre, duke filluar nga këto duke u përshtatur edhe në ndryshime të ndryshme në Kodin Zgjedhor. Mendoj që koka është e mjaftueshme, më kohën e duhur. Le të shpresojmë që ky komision të përfundojë përpara se sa të nisemi me pushime?, – theksoi z. Fino
Ndërsa, bashkëkryetari tjetër i komisionit, z. Oerd Bylykbashi në fjalën e tij vuri theksin tek konsensusi dhe vullneti politik për të miratuar një reformë sa më konsensuale.
?Duhet konsensus dhe vullnet politik. Suksesi i procesit të dekriminalizimit lidhet me suksesin e Reformës Zgjedhore. Shqipëria ka bërë hapa prapa në lirinë e zgjedhjeve. Blerja e votës dhe presionet ndaj zgjedhësve janë fenomene shumë të rënda. Duhet vullnet për t?i luftuar këto fenomene? tha Bylykbashi?, – theksoi z. Bylykbashi.
Anëtari i komisionit, z. Fatmir Mediu kërkoi që komisioni të përshpejtoj punën për futjen e pajisjeve teknologjike në procesin zgjedhor. ?Unë nuk mendoj që Komisioni qendror i zgjedhjeve të presë të mbarojë punën ky komision. Ka një detyrim në kodin zgjedhor që nuk u realizua në zgjedhjet e 2015s për
votimin elektronik. Prandaj për të arritur në kohë, është i rëndësishme që ky komision që në fillim ti adresohet Komisionit qendror të zgjedhjeve për ato çështje që kemi rënë dakord, që është përcaktuar në kod?,- theksoi z. Mediu.
Në fund të mbledhjes, Kryetari i Kuvendit kërkoi nga palët që Reforma Zgjedhore të përmbyllet para përfundimit të këtij sesioni parlamentar me qëllim që për të gjitha ndryshimet që do të ndërmerren, administrata, KQZ por edhe qytetarët, të kenë mundësi që të njihen sa më mirë.
?Besoj se të gjitha çështjet konkrete do të planifikohen në axhendën e këtij komisioni që shpresojmë t?i përfundojë punimet e tij përpara se sa Parlamenti të mbyllë punimet e këtij sesioni me qëllimin që të gjitha ndryshimet që do të realizohen me konsensus të jepen mundësia administratës, komisionit qendror të zgjedhjeve, por dhe qytetarëve dhe votuesve që të njihen në kohë dhe të realizohen me cilësinë e duhur. Kam besim të plotë që ky komision do te punojë me përgjegjshmëri dhe në frymë gjithëpërfshirëse pavarësisht nga dallimet që mund të kemi, pasi kemi një referencë të përbashkët që janë raportet përfundimtare të OSBE/ODIHR-it, për të dyja zgjedhjet që kemi kaluar , dhe të vitit 2013 dhe të vitit 2015. Edhe aty ku kemi dallime, përsëri OSBE do ta kemi të pranishme besoj në gjithë punimet e këtij komisioni dhe të gjithë së bashku tët arrijmë që zgjedhjet e ardhshme të jenë në standardet më të larta që meriton një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian?,- deklaroi Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta.
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka uruar mësuesit p...
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, i ka dërgua...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me dyer të mbyl...
Banorë të shumtë në Shkodër kanë tentuar të takojnë Kryemini...
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar di...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka...
Ish Zv. Rektori i Universitetit “Aleksander Xhuvani”, sot de...
Deputetet femra të parlamentit shqiptar ja kanë marrë valles...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka reag...
Kryeministri i vendit ,Edi Rama, thotë se puna për ndërtimin...
Pas mbështetjes në protestë të disa qytetarëve të Gramshit, ...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ne nje postim te tij ne rrjet...
Kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, Tritan Shehu, ka...
Partia Socialiste në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës ka zhv...
Qindra qytetarë të Vlorës kanë protestuar sot me abuzimin e ...
Dy deputetet socialiste, Arta Dade dhe Mimoza Hafizi i janë ...
Deputeti socialist Ben Blushi ka nisur takimet kryetarët e p...
Deputeti Eduart Ndocaj ka denoncuar mungesën e mjekëve në Sp...
Propozimi parashikon që kur partia është në qeveri dhe kryet...
Deputeti Nard Ndoka shprehet se qeveria e drejtuar nga Kryem...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...