Mblidhet njësia e koalicionit qeveritar/ Mungon Shpëtim Idrizi
Krerët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sot në Vilën 30...
Ende sot, mbasi po bëhen 100 vjet nga gjykimi, dënimi me pushkatim dhe ekzekutimi i Themistokli Gërmenjit prej një gjyqi ushtarak të shtabit francez në Selanik të ?Armatës së Lindjes?, dosja e procesit të tij ka mbetur ?mister?. Me gjithë përpjekjet që bëri qyteti i Korçës për të mësuar të vërtetën e procesit, me gjithë përkushtimin disavjeçar të avokatëve të vejushës Gërmenji që u paguan nga vetë qytetarët korçarë, dosja e procesit u mbajt e mbyllur. E vërteta është që edhe shteti shqiptar bëri një numër përçapjesh për shqyrtimin e dosjes në fjalë, por Republika Franceze ka ngulmuar ta ruajë të mbyllur me xhelozi atë dosje.
Edhe historiani zyrtar që ka mbuluar historinë e ?Republikës Autonome të Korçës?, Muhin Çami, është dorëzuar. Në botimin e tij më të fundit ?Shqiptarët dhe francezët në Korçë 1916-1920? (Dituria 1999) ka pohuar: ?Edhe tani kur po shkruajmë këtë artikull studimi nuk mund të themi se e kemi dokumentacionin në dorë. Na mungojnë, p.sh., aktet e gjyqit të Themistokliut, kërkimi i të cilave ka qenë në qendër të vëmendjes së studiuesve shqiptarë, por ende pa rezultatet e dëshiruara. Mungesa e tyre përbën një boshllëk të ndjeshëm? (f. 72).
E pra: ja më në fund disa të dhëna të nxjerra pikërisht nga dosja ?misterioze? e procesit gjyqësor që ruhet aq xhelozisht nga shteti francez. Fotot janë bërë në mënyrë jolegale, d.m.th. pa leje, por edhe kështu ato kanë vlerë për të hedhur pak dritë mbi procesin e gjykimit, të dënimit dhe të ekzekutimit të Themistokli Gërmenjit.
Prej tyre kuptohet vendimi që procesi i Themistokli Gërmenjit ? në akte ky shënohet si ?shef i Policisë së Korçës? ? të kryhet ?me dyer të mbyllura?, si dhe që aktet e tij të mos bëhen publike. Ka pasur disa dëshmitarë, që e kanë ngarkuar Themistokliun me akuzat e tyre.
Në proces kanë shërbyer tre përkthyes: i shqipes, i greqishtes dhe i frëngjishtes. Përkthyesi i shqipes, me sa mund të lexohet, quhet Bard (Bardh?) Germani (Gjermeni?). Dëshmitari kryesor i akuzës është një ?Demir Hassan?, pra Demir Hasani ose Hasan Demiri, varet nga mënyra frënge e shkrimit të emrave dhe mbiemrave. Ky ka qenë pjesëtar i çetës së Sali Butkës, ndërkohë që ka punuar edhe për organet e sigurimit francez në kuadrin e shërbimi të informacionit të ?Armatës së Lindjes?.
Me pohimet e tij gjatë procesit gjyqësor ka dëshmuar kontaktet e fshehta që ka mbajtur Themistokli Gërmenji me ?anën tjetër? të frontit, atë të forcave ushtarake austriake të pushtimit në Shqipëri. Për komandën e ?Armatës së Lindjes? kontakte të tilla trajtoheshin si ?tradhti? në kuptimin e ?bashkëpunimit me armikun?.
Nga pikëpamja shqiptare kontakte të tilla të Themistokli Gërmenjit përbënin një qëndrim largpamës politik në të mirë të ruajtjes së stabilitetit të ?Republikës Autonome të Korçës?, si dhe të së ardhmes së saj kur Lufta (e Parë) Botërore të kishte përfunduar. Më vonë edhe vetë gjenerali francez Decoins, dashamirës i shpallur i Korçës dhe i shqiptarëve në përgjithësi, e ka shprehur hapur këtë pikëpamje: ?Themistokliu kishte lidhje TEK armiku, çfarë nuk do të thotë ME armikun. Ne i kemi shfrytëzuar ato lidhje së bashku në shumë raste?? (Gén. Descoins, Six mois d?histoire de l?Albanie. Novembre 1916-mai 1917, A. Costes 1930, f. 51).
Themistokli Gërmenji, me vendim të gjyqit në fjalë të marrë ?en unanimité? më 7 nëntor 1917, u dënua me pushkatim dhe vendimi u ekzekutua më 9 nëntor 1917.
Krerët e koalicionit qeveritar janë mbledhur sot në Vilën 30...
Policia Kufitare e Korçës sekuestroi 500 kg lëndë narkotike ...
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello ka thënë se z...
Në njoftimet e vlerësimit tatimor nga bashkia e Tiranës për ...
Një nga hotelet më luksoze në Tiranës, “Xheko Imperal” apo s...
Shumë shpejt Shqipëria do të preket nga fluksi i i madh i re...
Mos u tregoni shume idealiste sot juve qe jeni ne një lidhje...
Gazetarja Anila Basha ka rënë me këmbët e veta në gënjeshtrë...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle ka kome...
Në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, Kryeministri Ed...
Deputetja Mesila Doda ka shprehur trishtimin për gjendjen ku...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përfunduar n...
Degjoj sot te gjithe qe nuk lene fjale pa thene per Kriminel...
Operacioni i një dite më parë që përfundoi me sekuestrimin e...
Një 27-vjeçare ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në aksin Gji...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka listuar emrat e ...
Mberritja e Armando Prenges sot ne Parlament ne nje moment q...
Kryeministri Edi Rama ka ofenduar protestuesit demokratë të ...
Ilir Babaramo, kolegu ynë i nderuar ka bërë një editorial pë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ende beson se h...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...