Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban i kanë dërguar një letër të hapur kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, nëpërmjet të cilës i kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të punimeve tek Parku i Liqenit Artificial.
Gjithashtu, në këtë letër Unioni i ka kërkuar Bashkisë së Tiranës të largohen të gjitha objektet që nuk kanë lidhje me Parkun.
Letra e plotë e Unionit të Arkitektëve:
Letër e drejtuar Kryetarit të Bashkisë Tiranë
I nderuar Z. Kryetar,
Për dijeni Avokatit të Popullit,
Prej disa kohësh Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve Urban ju ka kërkuar që në cilësine e Kryetarit të Bashkisë, të ndaloni mësymjen që po i ndodh parkut të liqenit nga të gjitha anët. (Deklarata te Unionit: Prot.02/?15 datë 8.06.2015, Prot.03/?15 datë 9.06.2015, Prot.06/?15 datë 26.08.2015, Prot.01/?16 datë 22.01.2016, Prot.02/?16 datë 15.02.2016, Prot.03/?16 datë 21.02.2016).
Pikërisht këto ditë kur debati për ruajtjen e parkut është në zhvilim e sipër, në hyrjen nga rruga e Elbasanit është vendosur tabela për fillimin e punimeve për kompleks banimi shumëkatësh. Ju kujtojmë se kjo zonë ka qenë park, gradualisht indiferenca e bashkisë (prej vitesh) e la të transformohej në parkim, duke i prerë pemët një nga një, e së fundmi kjo zonë do të shndërrohet në zonë banimi shumëkatëshe.
Shkatërrimi i parkut ka qenë një proces që ka patur të pakten tre valë mësymjesh:
1990-2005, kur kanë ndodhur ndryshime dhe zvogëlimi i kufirit të parkut, por në menyrë të fragmentuar dhe kaotike si pjesë e rremujës politike dhe tranzicionit të kohës. Vala e dytë, kur shkatërrimi dhe zvogëlimi i mëtejshëm ndodhi duke abuzuar në menyrë djallëzore me përdorimin e mjeteve ligjore. Përgjegjëse për këtë është krejtësisht politika ku çuditerisht e majta dhe e djathta në marrëveshje me njëra-tjetrën (si për asgje tjetër) dhe me mediat-biznes hëngrën parkun gradualisht. Vala e tretë, është mësymja aktuale, kur me instrumenta hileqare të tipit projekt për hyrje parku, projekt për lodra fëmijësh, parkime, dhe mbi të gjitha me përdorimin e arkitektëve të huaj si alibi për masakra urbane. Arkitektët e huaj dhe arkitektët vendas klientelistë janë pjesë e problemit dhe për këtë do të mbajnë përgjegjësi.
Për të gjitha këto, politika nuk mund t?i shmanget përgjegjësisë. Politika së bashku me profesionistët klientelistë janë përgjegjës dhe jo qytetarët!
Ju kujtojmë përsëri (sikurse në të gjitha deklaratat tona të mëparshme) se tashmë parkimet kanë hyrë thellë në zonën e parkut. Ju lutem vendosni rregulla për të nxjerre jashtë parkut dhe zonave që janë ende të pyllëzuara (që me sa duket nuk ju intereson t?i quani park) të gjitha parkimet dhe lavazhet.
Ju kujtojmë gjithashtu se këto ditë ju po mbroni ndërtimin e parkimeve mbi parqe të tjera të Tiranes (në një kohë që këtë parkim, edhe pse i paligjshem, e prishët). Shpresojmë që edhe në parqet që po propozoni për t?u bërë parkime një ditë nuk do të shohim leje ndërtimi për pallate. Për këtë çeshtje ju kemi dërguar deklarata të tjera që janë injoruar nga ana juaj.
Ju kujtojmë se Plani Rregullues i vitit 2012 të cilin ju e kundërshtuat (dhe po ashtu edhe Unioni i Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë e ka kritikuar përmes deklaratës, Prot. 06/?12, date 19 Qershor 2012) si një nga pikat e tij më problematike kishte pikërisht zvogëlimin e parkut. Atëhere si shoqatë profesioniste e Arkitektëve dhe Planifikuesve Urbanë ngremë pyetjen: përse duhet të shpenzoni fonde të tjera nga taksapaguesit Shqiptarë për të bërë një plan tjeter për Tiranën? Mos vallë me ‘parqe vertikale prej betoni dhe gjelbërimi’ që është parrulla juaj e re e Planit Rregullues keni parasysh pikërisht zhdukjen përfundimtare të çdo gjelbërimi në Tiranë?
Në përfundim ju kerkojmë:
– Të pezulloni fillimin e ndërtimeve në hyrjen e parkut nga rruga e Elbasanit;
– Plani i ri rregullues të korrigjojë kufijtë e parkut dhe t?i rivendosë aty ku kanë qenë;
– Të ndërhyni urgjentisht me zonat e tjera të parkut që janë vënë nën presion dhe ku parkimet e lavazhet kanë mësyrë tashmë në thellësi (në të kundërt na lind e drejta të besojmë që edhe këto zona do t?i jepni leje ndërtimi);
– Të shënoni fizikisht kufijtë e parkut (si në praktikat e New York-ut, Vienës, Parisit, etj.) për të markuar kufirin dhe për t?i dhënë fund mësymjes dinake. Brenda kufirit të parkut të bëhet vetëm mirëmbajtja e infrastrukturës ekzistuese dhe jo ndërhyrje të tjera;
– Të nxirren jashtë parkut të gjitha objektet që nuk kanë lidhje me parkun;
Mbetemi me shpresë se jo vetëm funksioni juaj si Kryetar Bashkie, por edhe ndjenja e qytetarisë që mund t’ju ketë mbetur, këtë herë t?ju bëjë të veproni në dobi të interesave publike!
Me respekt,
Kryetari i AUA: Ledian Bregasi
Sekretari i AUA: Sotir Dhamo
Portali citynews.al është sulmuar mbrëmë pas mesnate dhe për...
Partia Demokratike ka paralajmëruar se në seancën e sotme do...
Policia e Vlorës ka finalizuar Operacionin e koduar “PARAND...
Deputetët e Parlamentit Shqiptar janë kontrolluar imtësisht ...
Kryetari i Bashkisë Korcë, Sotiraq Filo, përfshihet në një s...
Policia Kufitare Kakavijë ka kapur 12 shtetas të huaj të cil...
Bashkia e Tiranës ka miratuar dy muaj më parë rritjen e taks...
Një listë impresionuese me filma me metrazh të shkurtër ësht...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë thirrje për konsumato...
Ditën e djeshme kanë hyrë në fuqi dy vendime për pezullimin,...
Në një deklaratë për mediat, grupimi “Qytetarët për Parkun” ...
Gjate vizites ne Fier, kryeministri Rama u perball me ankesa...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Nga CIA tek KGB-ja, duke kaluar tek Mossadi dhe shërbimet e ...
Mimoza Boçari, zonja me profesion mjeke, që u dhunua nga një...
Qeveria ka shpallur 1121 vende të lira pune në administratën...
Partia Demokratike, në një reagim pas tërheqjes nga Kuvendi ...
Kryebashkiaku, Erjon Veliaj, ndodhet në studion e emisionit ...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka vijuar “kërcënimet” se do të d...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...