“Rama jepe dorëheqjen”/ Protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Pas fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur...
Kryeministri Edi Rama është shprehur se vezët e hedhura nga opozita gjatë seancës së sotme parlamentare janë kulmi i dëshpërimit. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se opozitarizmi i Partisë Demokratike është një zvarritje në dëshpërim. Ndërsa reagimin e tij e ka shoqëruar gjithashtu me një skicë, për të cilën nuk dihet nëse është vizatuar nga Kryeministri piktor.
Reagimi i plotë i Kryeministrit Edi Rama
Kur një parti politike përdor vezët për t?u shprehur, ka ardhur në pikën e një shterrimi të plotë. I kanë shterruar idetë dhe arsyeja. I kanë shterruar energjitë dhe durimi. I ka shterruar fuqia për të imagjinuar, pa të cilën jeta është një lëngatë e pafundme.
Që një parti të katandiset në pikën që të përdorë vezët, duhet të ketë humbur kuptimin e vetvetes dhe çdo ndjenjë përgjegjësie për çka të tjerët mund të mendojnë për të.
Fatkeqësisht kjo është opozita sot në Shqipëri. Dhe degradimi ka ardhur hap pas hapi, pa ndalim, dy vjet e kusur me radhë.
Një parti që ka dy vjet e kusur që jep e merr me hijet dhe me objektet.
Në çdo tre aktivitete, dy janë përkujtimore të sajuara për t?u kacafytur me hijen e Enver Hoxhës. Liria, të drejtat, demokracia, janë të gjitha sebepe; motivi është lufta qorre me një hije të qëmotit e cila vazhdon ta hipnotizojë Partinë Demokratike, duke i kushtëzuar axhendën.
Në çdo tre konferenca shtypi, dy janë kacafytje me libër shtëpie me hijen e pushtetit. Korrupsioni, krimi, parku, shëndetësia, Dia, papunësia, çatia e kryeministrisë, Siria, janë garnitura të rastit; shkaku dhe qëllimi është lufta qorrazi me protagonistët e shumicës qeverisëse, si persona që lypset të përbalten, papushim, deri në fund, me çdo mjet.
Në çdo tre protesta, dy janë kacafytje fizike me objekte. Diktatura, gjelbërimi, komuniteti, persekutimet, betonizimi, liqeni, kushtetuta, sigurimi, janë llafe të rastit; shkaku dhe qëllimi është shfryrja verbërisht e dufit mbi beton, tulla, dërrasa, mure, xhama, skulptura, gardhe dhe aq më mirë, kur rasti fatlum sjell përpara ndonjë eskavator ose, lëre pastaj, nëse fati të nxjerr përpara ndonjë aeroplani?
Dhe natyrisht që e gjithë kjo perpetum mobile, në një boshllëk që zgjerohet, ka një efekt shterrues për sytë, veshët, trurin, trupin e një partie politike të krijuar si alternativë qeverisëse, e të degraduar në një organizatë kakarisëse. Prandaj unë nuk bashkohem me miqtë e kolegët, ata besojnë se vezët u përdorën sot në parlament për të penguar reformën në drejtësi. Unë mendoj se vezët, u kthyen sot në armë opozitare, sepse Partia Demokratike ka ardhur në një pikë shterrimi për shkak se nuk mundi asnjëherë dot, të ringrihej realisht nga fusha e disfatës së 23 qershorit 2013. Aq sa disfatën e 21 qeshorit 2015 e përjetoi si fitore të cunguar nga regjimi kriminal!
Tanimë PD-ja sapo ka hyrë në një fazë ezaurimi nervor dhe mbushja e xhaketave e çantave të deputetëve me vezë, për të përmbushur detyrimin e përfaqësimit të zgjedhësve në seancën parlamentare, është tregues kuptimplotë i kësaj zbrazjeje nervore.
Edhe vetë histeria e 24 orëve të fundit, për një deputet të përjashtuar me kohë nga radhët e koalicionit qeverisës, i cili për më tepër u vetëpezullua nga aktiviteti i Kuvendit, është inercia e kacafytjes me hijet; në kushtet e shterrimit total të fuqisë për të imagjinuar të nesërmen. Çka e bën opozitarizmin e Partisë Demokratike një zvarritje në dëshpërim. Ku vezët janë thjesht një kulmim i trishtueshëm i dëshpërimit.
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se deputeti Arm...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda, ka qëlluar me ...
Avokati Altin Goxhaj ka denoncuar sot arrestimin e Gentian G...
Gjykata ka rikthyer në punë drejtorin e ujësjellësit të Pogr...
Kryeministri Edi Rama është qëlluar me vezë nga deputetët e ...
Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Fejzo Zekaj, biznes...
Gjate seances se sotme parlamentare kryeministri Edi Rama es...
Për herë të parë në botë, Deutsche Telekom prezantoi E2E rrj...
Monumentet e kulturës dhe të historisë sonë që gjenden në na...
Kryeministri i vendit është qëlluar me vezë gjatë seancës së...
Komisioni i Sigurisë ka refuzuar ti heqë dekoratat dhe tituj...
Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve...
Portali citynews.al është sulmuar mbrëmë pas mesnate dhe për...
Partia Demokratike ka paralajmëruar se në seancën e sotme do...
Policia e Vlorës ka finalizuar Operacionin e koduar “PARAND...
Deputetët e Parlamentit Shqiptar janë kontrolluar imtësisht ...
Kryetari i Bashkisë Korcë, Sotiraq Filo, përfshihet në një s...
Policia Kufitare Kakavijë ka kapur 12 shtetas të huaj të cil...
Bashkia e Tiranës ka miratuar dy muaj më parë rritjen e taks...
Një listë impresionuese me filma me metrazh të shkurtër ësht...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...