SPAK kërkon 98 vite burg për Durim Bamin, Aldo Avdylin dhe 5 të tjerë
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për disa nga të pa...
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë z. Ilir Meta priti Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës z. Angelo Farrugia, në kuadër të punimeve të sesionit plenar të 10-të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut. Meta e falenderoi z. Farrugia dhe delegacionin e nderuar parlamentar maltez për ardhjen në Tiranë dhe për kontributin e tyre në mbarëvajtjen dhe punimet e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, që këtë vit feston 10-vjetorin e saj.
Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje se duke marrë në konsideratë ngjashmëritë gjeografike dhe njerëzore, si dhe ndjenjat e miqësisë reciproke mes dy popujve tanë, Shqipëria dhe Malta duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre në një stad tjetër shumë më dinamik.
?Shqipëria mund të mësojë shumë nga Malta dhe ekspertiza e saj në turizëm, shërbime, menaxhim dhe fusha të tjera?, ? u shpreh z. Meta.
Në këtë drejtim u ra dakord për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar në shërbim të cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës z. Angelo Farrugia shprehu kënaqësinë e vizitës së tij në Tiranë dhe rikonfirmoi vullnetin e Maltës për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve turistike, shërbimeve financiar dhe arsimit.
Gjithashtu, z. Farrugia shprehu mbështetjen e plotë të Maltës përgjatë procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, duke e siguruar z. Meta se Shqipëria ka një aleat solid brenda familjes së Bashkimit Evropian.
Në përfundim të takimit dy Kryetarët dhanë një prononcim për mediat:
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta
Ishte kënaqësi e veçantë për të pritur sot Kryetarin e Parlamentit të Maltës z. Angelo Farrugia. Mund të themi pa hezitim se kjo ka qenë një javë malteze në Shqipëri, pasi kemi patur gjithashtu edhe Presidenten e Maltës dhe një delegacion të qeverisë që e shoqëronte atë, por edhe Kryetari i Parlamentit ka ardhur me një delegacion shumë të fuqishëm, me përfaqësues nga dy forcat kryesore politike. Kështu që kjo është java e Maltës dhe java Mesdhetare në Tiranë dhe të dyja vendet tona kanë një vendosmëri të fuqishme për t?i çuar përpara marrëdhëniet tona dhe jemi shumë më të qartë për të gjitha drejtimet konkrete ku duhet të ecim, sepse Malta është një vend mjaft i zhvilluar dhe përfaqëson për ne një shembull shumë të mirë për të përfituar sidomos eksperiencë dhe mbështetje në shumë drejtime të rëndësishme që janë thelbësore për një zhvillim më të shpejtë të vendit, për një rritje më të qëndrueshme ekonomike, sidomos përsa i takon zhvillimit të turizmit, përsa i takon shërbimeve financiare, por edhe vetë procesit të integrimit evropian ku mund të përfitojmë shumë më tepër nga eksperienca malteze. Për të gjitha këto arsye do të kemi mundësi ta vazhdojmë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen, edhe në Valletta, edhe në Tiranë, dhe do ta shkurtojmë gjithnjë e më shumë distancën midis dy vendeve tona.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës z. Angelo Farrugia
Faleminderit z. Meta! Ishte jo vetëm një kënaqësi, por edhe një nder të drejtoja një delegacion parlamentar shumë të rëndësishëm në këtë vizitë në Kuvendin e Shqipërisë. Siç e thamë, kjo ishte një javë malteze në Shqipëri, pasi edhe presidentja e Maltës bashkë me një delegacion ishin për vizitë zyrtare në Shqipëri. Sidoqoftë, ne morëm edhe pjesë në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut, që zhvilloi punimet në Tiranë.
Më duhet të theksoj se ky ishte një takim shumë frytdhënës, sepse ne kemi grupe të miqësisë Maltë-Shqipëri, por kjo nuk është e mjaftueshme. Duhet t?i aktivizojmë këto grup miqësie në interesin e të dy vendeve, në nivelin ndërparlamentar dhe mund shkëmbejmë eksperiencat më të mira. Si për shembull, faktin që Malta është një forcë ekonomike në Bashkimin Evropian, edhe pse është një vend i vogël.
Mezi presim të nisim bashkëpunimin në fusha ku ne jemi të zhvilluar, siç është turizmi, facilitetet portale, pasi edhe ju keni porte të rëndësishme, teknologjia, shërbimet bankare, ku ju jeni duke aktualizuar edhe ligjet në fuqi.
Vlerësojmë shumë reformat që keni ndërmarrë, veçanërisht atë në sistemin e drejtësisë, për të siguruar më shumë transparencë, gjë që ju bën të jeni më të besueshëm jashtë kufijve.
Ne do të jemi kurdoherë gati t?ju mbështesim me asistencën tonë në rrugën tuaj drejt integrimit të plotë në Bashkimit Europian.
Dua t?ju siguroj se edhe sa i përket investimeve, Shqipëria duhet të jetë një vend tërheqës për biznesin maltez, por ne duhet të organizojmë gjithçka që t?ia bëjmë më të lehtë.
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është ndalur sot në...
25 vite më parë studentë dhe qytetarë të Tiranës rrëzuan sht...
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta dhe Sekretari i Përgjithshëm Lu...
Deputeti i Partisë Socialiste, Bashkim Fino ka kritikuar dep...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbledhur sot kryesinë e p...
Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar kry...
Partia Demokratike ka theksuar se Erion Veliaj nuk tërhiqet ...
Të rinjtë e FRESSH i kanë dhuruar një shishe raki lezhjane d...
Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut që po zhvill...
Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, mendon se gre...
Në Spitalin e Kurbinit që mbulon rreth 90 mijë banorë, pacie...
Në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut që po zhvill...
Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe deputeti Ben Blushi do t...
50 DEKLARATAT MË TË BUJSHME QË KA BËRË SALI BERISHA NË 25 VJ...
Në 25-vjetorin e rrëzimit të shtatores së diktatorit Enver H...
Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka postuar në rrjetet socia...
Fjala në Kuvend e deputetit demokrat Flamur NokaTë bësh një ...
Kuvendi i Shqipërisë është përfshirë nga debate të forta lid...
Ish kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka komentuar ndrysh...
Me propozim të Ministrit z. Ylli Manjani, Ministria e Drejtë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...