Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Korrupsioni, lufta për pushtet, dhuna dhe varfëria dëshmojnë paaftësinë e elitës politike të Kosovës. Por kësaj here zgjidhja e problemeve duhet gjeneruar nga vet politika dhe shoqëria, mendon Vilma Filaj-Ballvora
Quo vadis Kosova? Kjo pyetje shtrohej në fundshekullin e kaluar kur popullsia shqiptare nën Serbinë konfrontohej me shtypjen, privimin nga të drejtat si pakicë brenda një shteti të madh dhe luftën për mbijetesë. Shpresat e pasluftës në vitin 1999 u kurorëzuan me shpalljen e pavarësisë nga Serbia më 17 Shkurt 2008. Euforia dhe zelli për një fillim të ri në shtetin e Kosovës ishin të pamasa: mijëra mërgimtarë në Perëndim u kthyen në Kosovë për ta jetuar e ndihmuar shtetin e tyre që të rimëkëmbet. Por ylli i shpresës u shua shpejt. Pavarësia e fituar me mbështetjen e shumicës së shteteve perëndimore, por e kushtëzuar dhe nën mbikqyrjen ndërkombëtare, kompromiset e dhimbshme, por të domosdoshme për ta mbajtur në këmbë shtetin e ri multietnik, mungesa e përvojës dhe paaftësia e elitës politike për ta menxhuar pavarësinë, vështirësitë ekonomike dhe korrupsioni mbytës i zhgënjyen shumë kosovarë. Dëshpërimi arriti kulmin verën e 2014 me zgjedhjet parlamentare, rezultati i të cilave fliste qartë, se asnjëra nga partitë nuk mori besimin e plotë të zgjedhësve për të qenë mazhorancë solide qeverisëse. Arsyeja: asnjëra parti nuk ka ofruar deri më sot alternativë bindëse për zgjidhjen profesionalisht të problemeve në dobi të qytetarëve. Muajt e vakuumit të pushtetit deri në krijimin e qeverisë që me shume ishte nje ?pazar” sesa marrëveshje e mirëfillë politike, patën efektin fatal me largimin e dhjetra mijëra qytetareve e qytetarëve nga vendi me shpresën për një jetë më të mirë sërish diku në Perëndim.
Braktisje dhe paralizë
Sot tetë vjet pas shpalljes së pavarësisë pra shteti i ri konfrontohet me braktisjen prej popullsisë dhe paralizimin e jetës parlamentare. Prej muajsh kuvendi nuk funksionon normalisht. Madje siç po duket edhe zgjedhja e presidentit së shpejti ? edhe kjo pjesë e pazarit politik – mund të katandisë me votimin në ndonjerin nga ankeset e sallës plenare. Ajo që është edhe më zhgënjyese është dhuna e përdorur për bllokimin e seancave parlamentare. Veprime këto të dënuara jo vetëm nga opinioni në Kosovë, por edhe ndërkombëtarisht. Është e pajustifikueshme që në shekullin e 21-të në një vend që pretendon të jetë pjesë me të drejta të barabarta në BE reagimi i të zgjedhurve nga populli është deri i dhunshëm duke hedhur gazlotsjellës e duke lënduar deputetët për të shprehur kundërshtinë ndaj marrëveshjeve të arritura midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së. Është po ashtu e pafalshme që mazhoranca nuk është në gjendje të gjejë gjuhën e duhur për ta ulur opozitën në tryezën e bisedimeve. Krijimi i fronteve të tilla nënkupton fatkeqësisht vetëm luftë kryeneçe për pushtet e aspak zell për të qenë në shërbim të popullit.
Dhe sërish pyetja: quo vadis Kosova? Ndryshe nga koha e luftës si dhe tetë vjet më parë kur zgjidhjet u arritën me mbështetjen e fuqishme nga jashtë dhe Kosova u fut në rrugën që kish dëshiruar, sot kësaj pyetjeje mund dhe duhet t’i përgjigjet në mënyrë imediate dhe absolutisht vetëm elita politike e vendit si dhe shoqëria civile kosovare. E vetmja alternativë mbetet apeli: kuvendoni së bashku e gjeni zgjidhje nëse e doni vendin dhe shtetin tuaj. Askush tjetër nuk mund ta zgjidhë ?nyjen e re gordiane kosovare? të krijuar nga vet të zgjedhurit në Kosovë. Që shteti më i ri në Evropë të konsolidohet lipset funksionim i strukturave të shtetit ligjor demokratik. Këto struktura mund të funksionojnë vetëm nëse forcat politike në mazhorancë apo opozitë janë të afta të dialogojnë dhe të përballen me argumenta profesionale në kuvend.
Pra ku po shkon Kosova? Në kushtet se si Kosova arriti të pavarësohet – e besoj fort që për këtë të gjitha palët janë e në mos qofshin duhet të jenë të vetëdijshme, se kjo pavarësi mund të menaxhohet e konsolidohet vetëm duke integruar me të gjitha të drejtat pakicën serbe në Kosovë. Në këtë kontekst detyrimi më delikat para Kosovës është normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe respektimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun Prishtinë-Beograd të ndërmjetësuara nga Brukseli. Rruga është e pakthyeshme dhe kompromiset janë të pashmangshme, sado të dhimbshme qofshin ato. Demokraci do të thotë përballje argumentash, gjetje zgjidhjesh dhe kompromise. Dhe është pikërisht kuvendi tribuna e debatit dhe gjetjes së zgjidhjeve në dobi të qytetareve e qytetarëve të vendit.
Një detyrë imediate për t’iu afruar standardeve të BE-së mbetet aktualisht për Kosovën konsolidimi i jetës parlamentare. Në radhë të parë janë qytetaret dhe qytetarët e Kosovës ata që presin nga politikanët koncepte dhe zgjidhje të problemeve e jo konfrontime për përfitime dritëshkurtra dhe intersa pushteti. Sa mirë do të qe që ky sinjal ujdije të jepej si dhuratë në ditën e pavarësisë!
Evropa e vetmja alternativë
Tetë vjetori i pavarësisë, siç ka paralajmëruar opozita, sivjet do të kremtohet me protestën masive për rrëzimin e qeverisë. Nëse protesta do të artikulojë paqësisht në këtë ditë të shënuar kërkesat dhe pakënaqësitë, kjo është e drejtë legjitime në demokraci. Nëse protesta devijon në dhunë, ? siç druajnë shumë në Kosovë – atëherë sërish shtrohet pyetja: quo vadis Kosova? Në tetë vjetorin e pavarësisë elita politike si dhe qytetarët e qytetaret e Kosovës duhet ta japin bashkarisht përgjigjen, se ku duan ta çojnë Kosovën. Unë e kam një përgjigje: alternativë nuk ka, jo dhunës, po dialogut, sepse Kosova është dhe duhet të jetë në Evropë. Në komunitetin e vlerave mund të bëhesh pjesë e barazvlefshme vetëm duke përqafuar dhe mbushur me jetë vlerat e demokracisë evropiane./DW
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës rihter ka godit...
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Frashër Krasniq...
Policia australiane ka kapur një sasi droge me vlerë 900 mil...
Flakë për flakë: Paraqitja e ashpër e kryeministrit rus, Dmi...
Prokuroria speciale në Maqedoni ka njoftuar se ka paraqitur ...
Qeveria e Malit të Zi, këto ditë, vendosi që të bëjë përgati...
Nga Paul WaldmanGara paraprake e Nju Hempshajërit e të martë...
Policia greke ka arrestuar tre kurdë irakianë me pasaportë ...
Policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar si xhihadis...
Tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë ja...
Ndërsa është quajtur “Alkatrazi britanik”, ky projekt ka ala...
Një koloni pinguinësh Adelie janë goditur nga një ajsberg me...
Astronauti britanik Tim Peake, i cili është duke shërbyer në...
Shtetet e Bashkuara ka dërguar një njësi shtesë të raketave ...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka konfirmuar lidh...
Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kul...
Pikëpjekje historike: Me takimin e tyre në Kubë kreu i kishë...
Në Prishtinë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shprehën shq...
Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë një ultimatum tre mujor...
Një burrë 34-vjeçar i cili kohët e fundit ka udhëtuar në Ame...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...