Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Në Prishtinë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shprehën shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për krizën politike që po vazhdon në Kosovë. Ata bëjnë thirrje për dialog dhe respektimin e ligjeve.
Thellimi i krizës politike në Kosovë vetëm disa ditë para shënimit të tetë vjetorit të pavarësisë i ka mobilizuar ambasadorët e vendeve më të industrializuara për gjetjen e një zgjidhjeje. Për dy ditë radhazi secili prej tyre po takohet me kryetarin e kuvendit të Kosovës. Partitë politike opozitare kanë paralajmëruar për protestën e radhës pikërisht më datën 17 shkurt, duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme. Ata nuk janë të gatshëm të hyjnë siç thonë “në dialog me partitë në pushtet”, derisa këto të fundit, sipas tyre, nuk hoqën dorë nga dy marrëveshje të mëhershme, atë për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe demarkacionin me Malin e Zi.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në opozitë, Ramush Haradinaj, i cili në një takim të disa ditëve më parë te presidentja, paraqiti qëndrimin e opozitës për zgjedhje të reja, tha se “përvjetori i pavarësisë ka dy pamje. Mirënjohja për ata që e bënë për këtë vend, pastaj protesta e atyre që janë të shqetësuar”.
“Në takim me presidenten nuk kam prit që me gjet ndonjë zgjidhje. Në këtë takim nuk gjeta gatishmëri nga Mustafa dhe Thaçi që të reflektojnë për kërkesat tona. Ata e quajtën kauzën tonë kauzë false. Opozita nuk ka luftuar për zgjedhje, po ato janë zgjidhja”, tha Ramush Haradinaj në një debat të organizuar nga shoqëria civile.
Ndërkohë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, takoi të premten (12.02)ambasadoren e Gjermanisë në Kosovë Angelika Viets, atë të Francës, Maryse Daviet dhe ambasadorin e Italisë, Andreas Ferrarese. Në takime të veçanta u bisedua për zhvillimet e fundit me theks të veçantë tek zhvillimet në Kuvendin e Kosovës. Në një deklaratë të lëshuar nga kuvendi i Kosovës, thuhet se “Ambasadorët shprehën shqetësimet e qeverive të tyre përkatëse për këto zhvillime duke theksuar se pamjet e dhunshme në Kuvendin e Kosovës janë të papranueshme dhe të dhimbshme, me efekte të dëmshme, jo vetëm për funksionimin demokratik të institucioneve, por edhe për proceset integruese të Kosovës, në radhë të parë në procesin e liberalizimit të vizave”.
Nga ana e tij, kryetari i kuvendit Kadri Veseli, vlerësoi “qasjen aktive të ambasadorëve në raport me situatën e krijuar duke thënë se i tërë përqendrimi duhet të jetë në përpjekjet që të krijohet një hapësirë për komunikim dhe dialog politik mes palëve në funksion të tejkalimit të gjendjes së krijuar. Në njoftimin e kuvendit thuhet po ashtu, se me ambasadorët “u bisedua edhe për procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. “Ambasadorët theksuan nevojën që ky proces të jetë në përputhje me kriteret dhe afatet ligjore”.
Një ditë më parë, tre ambasadorë, ai i SHBA-së, Greg Delawie, britaniku, Ruari O’Connell dhe ambasadori norvegjez Jan Braathu, takuan kryetarin e kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Në një deklaratë për medie, e lëshuar nga Kuvendi i Kosovës, thuhet se “ambasadorët në takim me kryetarin e kuvendit kanë theksuar domosdoshmërinë që të hiqet dorë nga përpjekjet që përmes dhunës të diktohen vendimet politike, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjet, sepse kjo bie në kundërshtim me parimet demokratike”.
Ndërkohë, ambasadori Britanik, Ruari O’Connell, tha se Kosova dhe klasa politike është përgjegjëse për situatën e krijuar. “Respektimi i ligjeve është shumë me rëndësi për perspektivën evropiane. Kërkesa për zgjedhje të reja duhet të trajtohet nga kosovarët, e jo nga ne. Unë po pres që të shoh se çka do të ndodhë. Kosova është përgjegjëse për zhvillimet në Kosovë. Votuesit e Kosovës, me votat e tyre, kanë pushtet për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre dhe kjo do të thotë se ata janë përgjegjës edhe për të treguar se a pajtohen ose jo me vendimet që merren. Nëse pajtohen, do të ishte mirë, nëse nuk pajtohen mund të votojnë ndryshe”, tha ambasadori Ruari O’Connell.
Ambasadori norvegjez, Jan Braathu, tha se duhet të kthehet normaliteti në Kuvendin e Kosovës, dhe i bëri thirrje spektrit politik kosovar që të mbështeten në ligje dhe në respektimin e tyre. “Shpresojmë që të gjitha partitë politike të pozitës e opozitë ta respektojnë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet e Kosovës, e po ashtu të angazhohen në mënyrë konstruktive për të punuar me njëra – tjetrën, në formë dialogu e bashkëbisedimi. Kjo është mënyra se si funksionojnë parlamentet në gjithë Evropën dhe kjo është mënyra se si mendojmë ne se do të funksionojë edhe këtu. Ne jemi kundër dhunës dhe përdorimit të saj”, tha ambasadori norvegjez Jan Brathu.
Thirrje për tejkalim të situatës dhe gjetjen e zgjidhjes brenda institucioneve të Kosovës, bëri edhe shefi i diplomacisë austriake Sebastian Kurz, i cili (11.02) qëndroi për një vizitë në Kosovë. Ai tha se Kosova po kalon në një moment të vështirë politik në planin e brendshëm, duke ftuar të gjithë spektrin politik për tejkalimin e situatës brenda institucioneve, siç tha “përmes frymës demokratike dhe dialogut”.
“Kosova ka nevojë për stabilitet të brendshëm dhe një perspektivë të qartë evropiane. Austria është e gatshme që të ndihmojë në këtë drejtim”, tha Sebastian Kurz. Duke lavdëruar institucionet e Kosovës për – siç tha – uljen e numrit të refugjatëve kosovar drejt Evropës, ai i bëri thirrje lidershipit kosovar për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë dhe inkurajoi autoritetet kosovare që në planin e brendshëm të thellojnë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe në forcimin e sundimit të së drejtës.
Sidoqoftë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të udhëheqësve të institucioneve të Kosovës dhe pranisë ndërkombëtare, partitë politike opozitare janë të vendosura që më 17 shkurt në shënimin e tetë vjetorit të pavarësisë të protestojnë duke kërkuar rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja. Ata kundërshtojnë edhe zgjedhjen e presidentit të Kosovës që në këtë rast është kandidati i vetëm i koalicionit qeverisës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi. Opozita është zotuar që do ta pengojë edhe mbajtjen e seancës për zgjedhjen e presidentit, data e së cilës ende nuk është caktuar. Presidentja aktuale e Kosovës, Atifete Jahjaga, përfundon mandatin më 7 prill. Sipas Kushtetutës presidenti i ri duhet të zgjidhet një muaj para skadimit të mandatit të presidentit aktual./DW
Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë një ultimatum tre mujor...
Një burrë 34-vjeçar i cili kohët e fundit ka udhëtuar në Ame...
Drejtori i CIA-s thotë se luftëtarët e organizatës Shteti Is...
Nga Suzana TAHIRI Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Kos...
Zaev e akuzoi gazetarin se ai kishte në pronësi 454 mijë met...
Gjermani: Aleancë për Solidaritet, Tolerancë dhe Demokraci –...
Përfaqësuesit e shteteve themeluese të BE-së po diskutojnë n...
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka deklaruar se bota m...
Edhe pse tregjet e aksioneve në mbarë botën po bien, paralaj...
Ekipe ndërkombëtare shkencëtarësh njoftuan sot zbulimin e pa...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kërcënimin se...
Një gjeneral amerikan ka humbur ndjenjat gjatë konferencës p...
Bëhet flajë për iranianen Sheena Shirani ka postuar mesazhet...
Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se eko...
Shpesh kompanitë më të impenjuara në projektet me përgjegjës...
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka qenë i...
Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se eko...
Ajo njihej si “lavatriçja” apo “bankomati” i kriminelit të n...
Nuk të habit rikthimi i një revanshizmi rus, që bëhet edhe ...
Më shumë se 100 persona janë arrestuar nga policia italiane ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...