Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Gjermani: Aleancë për Solidaritet, Tolerancë dhe Demokraci – Kundër Paragjykimeve, urrejtjes dhe dhunës
Gjermania është një vend demokratik, komb kozmopolit. Ajo është e integruar në Bashkimin Evropian – një bashkësi vlerash të përbashkëta dhe e politikës së përbashkët ekonomike – dhe një komb i lidhur me parimet e të drejtave universale të njeriut. Njerëzit e shumë kulturave, feve dhe etnive kanë bashkëjetuar në Gjermani për dekada. Mbrojtja e dinjitetit njerëzor është e sanksionuar në kushtetutën tonë dhe zbatohet për të gjithë që jetojnë këtu – pavarësisht nëse ata kanë qenë këtu prej brezash, ose kanë ardhur si emigrantë apo refugjatë.
Ata që janë dëbuar prej shtëpive të tyre nga lufta dhe persekutimi dhe me frikën për jetën e tyre kanë të drejtë për të kërkuar strehim në Evropë. Është bindja jonë që Gjermania duhet të vazhdojë të përmbushë detyrën e saj humanitare në këtë drejtim. Në të njëjtën kohë, nuk ka dyshim se një zgjidhje e përbashkët evropiane është thelbësore që të shihet se pse njerëzit po ikin, dhe për të siguruar që ata që e kanë bërë këtë të trajtohen si duhet. Asnjë shtet anëtar i Bashkimit Evropian nuk mund të shmanget nga kjo përgjegjësi të përbashkët.
Pranimi dhe integrimi i një numri të madh refugjatësh paraqet sfida të mëdha sociale dhe ekonomike. Mijëra qytetarë, punonjësit civilë dhe vullnetarë kanë dhënë një kontribut të madh me punën e tyre në zyrat publike, forcat e policisë, organizatat bamirëse dhe organet e tjera. Ky angazhim qytetar pasqyron një ndjenjë të fortë të kohezionit social. Angazhimi i palodhur tregon se solidariteti dhe empatia janë ndër vlerat themelore të shoqërisë sonë.
Gjermania duhet të investojë shumë për të siguruar se mund të përballet me sfidat e së ardhmes. Kjo dihet prej kohësh, por tani është bërë më urgjente për shkak të numrit të madh të refugjatëve. Ne kemi nevojë për investime në arsim, kurse profesionale dhe mundësi punësimi. Ne kemi nevojë për strehim të përballueshëm dhe një infrastrukturë publike funksionale. Ne duhet të garantojmë sigurinë nga dhuna. Dhe ata të prekur nga varfëria dhe papunësia, ose që u mungon rrjeti i sigurisë sociale nuk duhet të neglizhohen përballë sfidave aktuale. Çdo njeri duhet të ketë mundësi të barabarta për të marrë pjesë në shoqërinë tonë.
Pranimi human dhe integrimi i refugjatëve është jetik për parandalimin e një ndarjeje sociale dhe kulturore. Kjo është një detyrë për të gjithë ne – në nivelet federale, shtetërore dhe komunale; për sipërmarrjet dhe sindikatat; për kishën dhe komunitetet e tjera fetare; si dhe për organizatat bamirëse. E gjithë shoqëria civile duhet të vazhdojë të mbajë përgjegjësinë. Bindja jonë është që ne mund t’i kapërcejmë sfidat e mëdha me të cilat përballemi në qoftë se u drejtohemi atyre së bashku.
Bashkëjetesa paqësore dhe integrimi në shoqërinë gjermane janë të mundshme vetëm nëse të gjithë njohim dhe pranojmë vlerat e parashikuara në Kushtetutën tonë dhe ato që formojnë bazën e shoqërisë sonë. Këto përfshijnë lirinë e fesë – çfarëdo lloj feje qoftë. Por kjo nuk jep të drejtën e përdorimit të besimeve kulturore apo fetare si një pretekst për të dhunuar të drejtat themelore të lirisë së ndërgjegjes, integritetit trupor ose barazinë midis burrave dhe grave, ose për diskriminim ndaj minoriteteve. Kurdo që autoriteti i shtetit cënohet apo kryhen krime, autorët e tyre duhet të ndiqen penalisht. Autorët që janë shtetas të huaj mund të humbasin prej kësaj të drejtën e tyre për të qëndruar në Gjermani.
Shumë refugjatë ka të ngjarë të qëndrojnë këtu për një kohë të gjatë, nëse jo të përhershme. Është e domosdoshme që ne ta dimë se secili prej tyre ka kaluar vështirësi dhe pikëllim. Integrimi i qëndrueshme e këtyre refugjatëve do të kërkojë një gatishmëri nga ana e tyre për t’u integruar, shoqëruar me mundësi të mjaftueshme për të marrë pjesë në shoqëri. Mësimi i gjuhës gjermane është po aq i rëndësishëm sa dhe qasja e hershme në nismat e integrimit, në arsim, në kulturë, në tregun e punës, dhe sport.
Përfshirja e refugjatëve në tregun e punës do të jetë çelësi për integrimin e suksesshëm, afatgjatë. Nismat për përfshirje në shkollimin profesional dhe përfundimin e tij të suksesshëm janë po aq të rëndësishme sa programet e tranimit që u mundësojnë njerëzve të kryejnë punë specifike. Këto programe duhet të bashkohen në një strategji të përgjithshme që ofron mundësi të barabarta kur bëhet fjalë për punësimin.
Ne duam të forcojmë demokracinë dhe sundimin e ligjit. Ne jemi për solidaritet dhe një shoqëri kozmopolite. Ne besojmë se kushdo që kërkon mbrojtje në vendin tonë ka të drejtë për një proces të drejtë dhe kushtetues për azil. Ata që largohen nga vendet e tyre për shkak të varfërisë së madhe dhe të mjerimit dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani, meritojnë gjithashtu ndjeshmëri dhe respekt.
Ne vëzhgojmë me shqetësim të madh se grupe populiste të krahut të djathtë dhe grupe ekstremiste shfrytëzojnë situatën aktuale të migrantëve për të ndezur armiqësi dhe minuar sistemin tonë liberal, demokratik. Ne fuqimisht kundërshtojnë çdo formë të urrejtjes, të racizmit, të dhunës ose të shpifjes.
Ne bëjmë thirrje
· që debati për refugjatët dhe migrimin të kryhet në mënyrë objektive dhe i orientuar drejt zgjidhjeve, pa nxitur armiqësinë publike apo ndjekur interesa partiake;
· për kundërshtim të fortë ndaj çdo shprehjeje dhe akti urrejtjeje, pavarësisht prej nga ku vijnë ata ose me ç’synim;
· për ndjekje rigoroze penale të sulmeve çnjerëzore të ekstremistëve të djathtë mbi refugjatët dhe strehimet e tyre, si dhe ndaj policisë, mediave dhe vullnetarëve.
Ne mbështetim
· forcimin e kohezionit social;
· dialogun për diversitetin kulturor, fetar dhe social dhe krijimin e forumeve për njerëzit që të hyjnë në kontaktme njëri-tjetrin;
· një qasje politike të nxitur nga solidariteti dhe qëndrueshmëria që ofron për të gjithë njerëzit që jetojnë në Gjermani mundësi të barabarta për pjesëmarrje
· mundësi më të mira arsimore si çelës për integrimin e suksesshëm shoqëror
· një politikë ndaj refugjatëve që është në përputhje me detyrimet humanitare të Gjermanisë që garantojnë një procedurë të drejtë për azil;
· · mbrojtjen e të drejtave tona themelore, përfshirë lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes, të drejtën për integritet trupor, barazinë gjinore dhe ndalimin e diskriminimit
· mbrojtje universal ndaj dhunës, urrejtjes dhe ksenofobisë;
· financim të mjaftueshëm për të përmbushur detyrat në rritje për integrimin e refugjatëve në nivele komunale, shtetërore dhe federale;
· zbatimin e ligjit për të luftuar krimin dhe mbështetjen e bashkëekzistencës paqësore në Gjermani;
· një Evropë që mbron dinjitetin njerëzor dhe ofron perspektiva për një shoqëri harmonike.
Veçanërisht në kohë krize ne nuk duhet të braktisim arritjet tona demokratike, sociale dhe humanitare. Mbrojtja e dinjitetit njerëzor është qëllimi ynë. Prandaj ne jemi të angazhuar për të bashkuar forcat në frymën e tolerancës, të solidaritetit, të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Gjermani dhe pjesën tjetër të Evropës./DW
Përfaqësuesit e shteteve themeluese të BE-së po diskutojnë n...
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka deklaruar se bota m...
Edhe pse tregjet e aksioneve në mbarë botën po bien, paralaj...
Ekipe ndërkombëtare shkencëtarësh njoftuan sot zbulimin e pa...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kërcënimin se...
Një gjeneral amerikan ka humbur ndjenjat gjatë konferencës p...
Bëhet flajë për iranianen Sheena Shirani ka postuar mesazhet...
Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se eko...
Shpesh kompanitë më të impenjuara në projektet me përgjegjës...
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka qenë i...
Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se eko...
Ajo njihej si “lavatriçja” apo “bankomati” i kriminelit të n...
Nuk të habit rikthimi i një revanshizmi rus, që bëhet edhe ...
Më shumë se 100 persona janë arrestuar nga policia italiane ...
Nga Jan TechauNuk është befasi që marksistët dinë një gjë ap...
Nacionalizmi etnik dhe institucionet e dobëta mbeten kërcëni...
“Përpjekja për të përpunuar opinionin publik dhe për të krij...
Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një aks...
Kancelarja gjermane Angela Merkel për herë të dytë bisedon t...
Por vetëm pak kohë pasi u lidhën ai e futi në rrugën e prost...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...