Medvedev: Bota rrezikohet nga Lufta e Tretë Botërore
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka deklaruar se bota m...
Përfaqësuesit e shteteve themeluese të BE-së po diskutojnë në Romë për një zgjidhje për krizën e Bashkimit Evropian. Christoph Hasselbach kërkon më pak patos të tepërt nostalgjik dhe më tepër pragmatizëm.
Trishtim, dëshpërim dhe dëshirë e madhe për “frymën evropiane” që ka humbur, pushtuan javët e fundit shumë evropianë të bindur. Sa të bukura ishin ato kohë kur nuk qe e nevojshme që të justifikohej ideja evropiane, siç është sot; kur vështirë se dikush e vinte në pyetje synimin e integrimit gjithnjë e më të thellë; kur ishte në modë ta quaje veten evropian dhe jo gjerman, francez apo italian.
Sot, në krizën gjithnjë e më të thellë të identitetit të BE-së, entuziazmi për Evropën politike të ditëve të para duket si një ëndërr, si një fëmijëri të lumtur. Nëse sot politikanët apelojnë për idenë evropiane, atëhere shpesh me një ngjyrim kërcënues. Presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker ka thënë në mënyrë të përsëritur: “Kushdo që dyshon tek Evropa, duhet të shkojë për vizitë tek varrezat e luftës.” Kancelarja gjermane, Angela Merkel paralajmëroi në kulmin e krizës të borxheve: “Në qoftë se dështon euroja, atëherë dështon Europa”. Ish-Presidenti i Komisionit José Manuel Barroso, tha, po ashtu në lidhje me krizën financiare: “Ne ose do të notojmë së bashku, ose të mbytemi të ndarë.”
Apelet dramatike nuk janë gjithmonë të efektshme
Por prognostikimi i rënies së Evropës nuk bën më efekt, në qoftë se evropianët nuk kthehen përsëri tek miti i vjetër themelues, madje kjo është kundërproduktive. Shumë qytetarë ndihen prej kësaj të tutelizuar. Ata kanë ndjenjën se apelet për idealet e mëdha janë një dredhi për t’i detyruar për sakrifica që ata nuk duan t’i bëjnë. Shumë gjermanë, për shembull, pyesin nëse me solidaritetin e tyre me Greqinë në krizën e borxheve është abuzuar. Shumë francezë ankohen se në politikën ekonomike qeverisen nga Brukseli – ose nga Berlini nëpërmjet Brukselit. Çekë të shumtë apo polakë nuk e pranojnë që në emër të Evropës duhet të strehojnë refugjatë që ata kurrë nuk do t’i lejonin në vendin e tyre.
Problemi i idesë evropiane është që ajo për një kohë të gjatë u ekzagjerua në mënyrë idealiste. Në Gjermani dikur ishte pothuajse një tabu të formuloheshin interesa kombëtare. Çdo gjë duhej ngulitur mirë në ato evropiane; dhe kur kjo s’qe e mundur, refuzohej si nacionaliste. Për këtë arsye gjermanët e kanë të lehtë për t’i bërë evropianët e tjerë për vete për qëllime gjoja evropiane, por të cilat partnerët nuk i ndajnë, si p.sh. qëllimi për të caktuar kuota pranimi për refugjatët.
Por ndjekja e interesave vetiake është para së gjithash gjëja më normale në botë. Për një BE me 28 anëtarë, është sigurisht shumë më e vështirë sot se sa për gjashtë anëtarët themelues të viteve 50-të, që të gjejnë një emërues të përbashkët për nevojat dhe shqetësimet e ndryshme. Por ende ka ndoshta edhe më shumë se kurrë interesa të forta të përbashkëta të të gjithë evropianëve. Ato lidhen me faktin se Evropa si një kontinent relativisht i vogël, i pasur por në plakje mund të përballet me një botë që ndryshon me shpejtësi vetëm e bashkuar.
Dëshmim i përbashkët
Jo për shkak të një ideje abstrakte për Evropën, por nga dëshira e pastër e vetëpohimit Evropa gjeti vonë, por jo shumë vonë një përgjigje ndaj krizës së borxhit. Dhe kështu pas shumë sprovave dhe mundimeve do të gjejë në fund edhe një përgjigje për krizën e refugjatëve.
Patosi i periudhës së themelimit të Evropës ishte me siguri i vërtetë, por ai është shteruar. Sot realizmi dhe interesi i shëndetshëm i përbashkët janë më të përshtatshme dhe sigurisht jo një bazë më e keqe./DW
Kryeministri i Rusisë Dmitri Medvedev ka deklaruar se bota m...
Edhe pse tregjet e aksioneve në mbarë botën po bien, paralaj...
Ekipe ndërkombëtare shkencëtarësh njoftuan sot zbulimin e pa...
Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kërcënimin se...
Një gjeneral amerikan ka humbur ndjenjat gjatë konferencës p...
Bëhet flajë për iranianen Sheena Shirani ka postuar mesazhet...
Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se eko...
Shpesh kompanitë më të impenjuara në projektet me përgjegjës...
Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki ka qenë i...
Kryetarja e bankës qendror amerikane Janet Yellen tha se eko...
Ajo njihej si “lavatriçja” apo “bankomati” i kriminelit të n...
Nuk të habit rikthimi i një revanshizmi rus, që bëhet edhe ...
Më shumë se 100 persona janë arrestuar nga policia italiane ...
Nga Jan TechauNuk është befasi që marksistët dinë një gjë ap...
Nacionalizmi etnik dhe institucionet e dobëta mbeten kërcëni...
“Përpjekja për të përpunuar opinionin publik dhe për të krij...
Disa njerëz janë vrarë dhe të tjerë janë plagosur në një aks...
Kancelarja gjermane Angela Merkel për herë të dytë bisedon t...
Por vetëm pak kohë pasi u lidhën ai e futi në rrugën e prost...
Të 29 burrat, të akuzuar si anëtarë ose se kanë ndihmuar një...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...