Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Flakë për flakë: Paraqitja e ashpër e kryeministrit rus, Dmitri Medvedev në Mynih i veniti shpresat për një fund të shpejtë të sulmeve ajrore në Siri. Por edhe nga pala perëndimore iu adresuan tone flakëruese Rusisë.
Në Konferencën e Sigurisë në Mynih pozicionet nuk kishin si të ishin më larg: Ai që shpresonte për një fund të shpejtë të sulmeve ajrore rusë në Siri u zhgënjye. Kryeministri rus Medvedev në Mynih i hodhi poshtë akuzat se Rusia godet popullsinë civile. Medvedev u shpreh për një luftë të re të ftohtë mes Rusisë dhe Perëndimit. Para Medvedevit ishte ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier ai që mbajti fjalimin, i sapokthyer nga një takim në Normandi me pjesëmarrës palën ruse, Francën, Ukrainën dhe Gjermaninë. Ministri i Jashtëm gjerman e hapi konferencën ditën e shtunë me tone të forta. Steinmeier bëri fjalë për “kohë të stuhishme” dhe “se duhet të luftojmë për Europën”.
Mbrojtje dhe dialog
Ndërkohë edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg sulmoi ashpër Rusinë në Mynih. Rusia kërkon të destabilizojë rendin në Europë, dhe se qëllimet e saj ushtarake duan të frikësojnë shtetet lindore, anëtare të aleancës. NATO reagon ndaj kësaj me forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, përfshi edhe elementin atomar, tha ai. Por në të njëjtën kohë Stoltenberg theksoi se aleanca kërkon marrëdhënie të ngushta dhe konstruktive me Rusinë. Kësaj duhet t’i shërbejë edhe rigjallërimi i aktivitetit të Këshillit NATO-Rusi. Stoltenberg theksoi se sistemi i mbrojtjes antiraketore nuk shërben për të kërcënuar Rusinë. Konkluzioni i tij: Kemi nevojë për të dyja, mbrojtje dhe dialog.
Akuza kundër Perëndimit
Kryeministri rus, Medvedev u shpreh i indinjuar pse Rusia gjithmonë stilizohet si kërcënimi më i madh për perëndimin, pas ai lëshoi një lumë akuzash kundër perëndimit. Lidhur me Ukrainën ai sheh marrëveshjen Minsk II si bazën e paqes në vend, por shtoi se Kievi është shumë mbrapa me realizimin e kërkesave që duhej të bënte realitet. Ndërsa mbi zhvillimet në Siri, ai u shpreh se Rusia e do Sirinë një shtet të njësuar. Bota nuk mund të ketë edhe një Libi, Jemen apo Afganistan tjetër, tha ai duke bërë fajtor për gjendjen, përzierjen nga jashtë dhe me këtë edhe perëndimin përgjegjës për luftën.
Për Medvedevin IS është kërcënimi i përbashkët dhe problem për civilizimin. “Nuk duhet t’i ndajmë ata në terroristë të keq, të moderuar dhe radikalë”, tha Medvedev duke nënkuptuar me këtë se çdo lloj opozite kundër pushtetmbajtësit Bashar Al-Asad është terrorizëm dhe objekt sulmi për rusët.
“Forma e re e hiperterrorizmit”
Ndërsa kryeministri fracenz, Manuel Valls e sheh botën e sotme në një luftë të një forme të re të hiperterrorizmit, një luftë asimetrike që nuk njeh shtete, pa rregulla dhe kufij. Ai theksoi se bisedimet e diplomacia nuk janë të mundura me të ashtuquajturin “Shtet Islamik”. Ai vlerësoi marrëveshjen e grupit mbështetës për Sirinë dhe theksoi se duhet të ndalen sulmet ajrore ruse për të filluar rrugën e paqes./DW
Prokuroria speciale në Maqedoni ka njoftuar se ka paraqitur ...
Qeveria e Malit të Zi, këto ditë, vendosi që të bëjë përgati...
Nga Paul WaldmanGara paraprake e Nju Hempshajërit e të martë...
Policia greke ka arrestuar tre kurdë irakianë me pasaportë ...
Policia greke ka arrestuar dy persona të dyshuar si xhihadis...
Tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 40 të tjerë ja...
Ndërsa është quajtur “Alkatrazi britanik”, ky projekt ka ala...
Një koloni pinguinësh Adelie janë goditur nga një ajsberg me...
Astronauti britanik Tim Peake, i cili është duke shërbyer në...
Shtetet e Bashkuara ka dërguar një njësi shtesë të raketave ...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka konfirmuar lidh...
Vëzhguesit thonë se propaganda, organizatat dhe shoqatat kul...
Pikëpjekje historike: Me takimin e tyre në Kubë kreu i kishë...
Në Prishtinë ambasadorët e vendeve të QUINT-it, shprehën shq...
Bashkimi Evropian i ka dhënë Greqisë një ultimatum tre mujor...
Një burrë 34-vjeçar i cili kohët e fundit ka udhëtuar në Ame...
Drejtori i CIA-s thotë se luftëtarët e organizatës Shteti Is...
Nga Suzana TAHIRI Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë së Kos...
Zaev e akuzoi gazetarin se ai kishte në pronësi 454 mijë met...
Gjermani: Aleancë për Solidaritet, Tolerancë dhe Demokraci –...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...