web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjyqi ndaj imamëve/ Zbardhen bisedat me luftëtarët në Siri

16 Shkurt 2016, 09:43, Kronika CNA

Në seancën e sotme gjyqësore ndaj imamëve të vetëshpallur, u zbardhën edhe tabulatet telefonike që vërtetojnë lidhjen e tre me persona që luftojnë në Siri.

Edhe seanca e sotme është shoqëruar me tone të ashpra, por zbardhja e tabulateve telefonike vërtetoi se të pandehurit jepnin mbështetje për luftëtarët në Siri.

Imami i vetëshpallur, Bujar Hysa, duke iu referuar strehimit nga qeveria të muxhahedinëve iranianë tha: ?Unë nuk kam mbështetur 2 mijë spiunë iranianë?.

Genci Abdurrahim Balla, dhe të pandehurit e tjerë, Byjar Hysa, Edmond Balla dhe Fadil Myslimani kanë komunikuar me persona që luftojnë në Siri. Në seancat gjyqësore ata nuk përfaqësohen nga avokatë, pasi janë shprehur se mbrojtësi i tyre është Allahu.





Lajmet e fundit nga