Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha, ka ndryshuar totalisht mënyrën e drejtimit të saj nga koha kur këtë forcë politike e drejtonte Sali Berisha.
Formati i përdorur nga Basha, duket se është një rrëmujë e shpikur për të zhvilluar një kryesi të gjerë, ku kryetari kërkon të ketë kontrollin e saj me të emëruar dhe humbës.
Shumica e anëtarëve të kryesisë nuk janë të zgjedhur si anëtarë kryesie, por janë aty për shkak të pozicionit si drejtues departamentesh, sekretari apo edhe në grup parlamentar.
Pra, nuk kemi një kryesi të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar direkt, por kemi drejtues departamentesh , të propozuar nga Basha, të cilët janë anëtarë kryesie vetëm sepse kanë kandiduar për një pozicion drejtuesi, kuptohet si gjithmonë të preferuarit e tij personalë. Kush më shumë e kush më pak, janë thjesht vegla pune të një ustai.
Gjatë kohës që PD drejtohej nga Berisha, kryesia zgjidhej drejtpërdrejt nga Këshilli Kombëtar i cili votonte dhe sekretarët. Në rastin e Bashës janë shpikur departamentet, shumica e të cilave nuk funksionojnë. Pra kemi anëtarë kryesie të cilët në fakt nuk bëjnë asnjë punë, thjesht janë prezentë kur i duhen kryetarit.
Kryesia e PD-së është kthyer në një grup, ku një pjesë janë humbës, një pjesë të emëruar, një pjesë të pazgjedhur, një pjesë nuk e dimë pse janë atje, e kështu me radhë. Kryesi ku ka ka vlera por edhe sharlatanë.
Të drejtosh me humbës
Në fakt, ajo që duket më problematike tek mënyra se si Lulzim Basha, drejton PD-në është emërimi apo komandimi në departament i atyre që humbin gara të njëpasnjëshme. Ky është një nga gabimet e vazhdueshme të Bashës, të cilin duket se e ka parim për të investuar vazhdimësisht në humbës, mjafton që ata të jenë servilë të tij ose borxhlinj për të tjera arsye. Po sjellim më poshtë disa shembuj që fillojnë me një zonjë e përfundojnë më një klloun e sharlatan që paguhet nga klanet të pista klienteliste pranë Lulzim Bashës.
Grida Duma, u komandua fillimisht Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun. Më pas, pasi kishte zënë karrigen u zgjodh në këtë post me votim. Kandidoi për kryetare Bashkie në Durrës, solli rezultatin më disfatist në histori për PD-në. Humbi, por jo denjësisht. Rikthehet me një axhendë personale, ditë pas dite e shikojmë në terren si Sekretare Marrëdhënieve me Publikun me 10 kamera nga pas, zakonisht në fundjavë në mënyrë që të ketë audiencë. Asnjë njoftim nga PD zyrtarisht çka flet për axhendën e saj personale. Grida humbi, por u rikthye më fortë se kurrë, jo se e mbështesin shqiptarët apo demokratët, por Basha nuk di të frenojë pasionet e urdhëruara të një sekretareje. Irfani thonë se dikur i bënte më mirë. (Kujtojme Grida ka qenë sekretare e Irfan Hysenbelliut)
Enkelejd Alibeaj, kandidion për Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, humbet përballë Arben Ristanit dhe Eduard Selamit. Kandidohet nga Basha për kryetar Bashkie në Fier, pikërisht aty ku shumica e ish-krye komunarëve nuk donin ta shihnin me sy e jo më ta mbështesnin në garë. Humbet jo denjësisht, por ngrihet në detyrë. Emërohet shef i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë duke u bërë automatikisht anëtar kryesie. Demokratët nuk e votuan, qytetarët e Fierit nuk e votuan, por e do Basha, edhe pse humbës ngrihet në detyrë. Sot PD e ka në krye të reformës për drejtësi.
Ardian Turku, është krejt ndryshe nga këta më sipër, intelektual dhe me mbështetje në PD kohë më parë. Kandidon për Bashkinë e Elbasanit dhe humbet. Me dinjitet ose jo është humbës. Emërohet në krye të departamentit të Pushtetit Vendor. Një profesionist që mund ta kryejë me përkushtim detyrën e ngarkuar, por nuk mund të shkojë në kryesi pa u zgjedhur në Këshillin Kombëtar, për më tepër ai ka humbur me diferencë historike. Për humbjen emërohet?
Së fundi, Ervin Salianji (kllouni i oborrit të PD mbështetur nga Henri Çili), humbi në garën për kreun e FRPD, u akuzua se fushata e tij shkoi qindra mijëra euro dhe kishte mbështetje jo vetëm nga të rinj të FRPD-së, por edhe nga trupa elektorale thelbësisht të majta. Demokratët vuajnë, kllouni i oborrit blinte vota e bënte pazare. Kërkonte drejtimin e FRPD, por dështoi. Të rinjtë demokratë votuan kundër tij. Kjo për Lulzim Bashën nuk mjafton, ashtu si
në rastet e mësipërme ai emëron Salianjin, në krye të një sekretariati shpikur pikërisht për ti hedhur një kockë dhe për ta ngritur në kryesi një klloun politik.
Për të gjitha faktet e mësipërme ata s?ka asnjë përgjegjësi. Kurrizi i Bashës kërkon të mbajë dru më shumë sesa i takon, ndoshta do kërruset shpejt dhe vështirë se mund të ngrihet me humbës e dështake. Ata e braktisin të parët në çdo moment.
Këto janë disa nga rastet që tregojnë se në Partinë Demokratike mjafton të humbasësh, mjafton të jesh servil, mjafton të jesh klloun dhe sharlatan, i mbështetur nga një grup klientelist dhe menjëherë je anëtar i kryesisë së PD-së, sepse kryetari Basha të emëron dhe komandon, shpik departamente apo sekretariate dhe të bën anëtar kryesie po plotëson këto parametra. Nuk i prish asnjë punë se ti je fshatar analfabet dhe pa asnjë vlerë qytetare, ai të çon në krye të bën vetë qytetar. Mjafton që ke kollare dhe kostum. Koçi i teto Sofkës po të ishte gjallë (ndjesë pastë), sot mund të ishte sekretar për Aksionin Qytetar.
Sa vlerë kanë segmente nga kjo kryesi, pa lenë mënjanë disa personazhe, citynews, ditë pas dite do të sjellë fakte të pakontestueshme. Të gjitha shkeljet dhe abuzimet e bëra me statutin e PD-së, nga kreu demokrat Lulzim Basha, emërimet dhe shpërblimet e një tarafi humbësish dhe dështakësh që rrezikojnë ti rezervojnë PD-së humbjen e radhës.
Duhet të diskutohet dhe reflektohet sot, nesër do jetë vonë, i mbyturi te mbyt, thonë të vjetrit./citynews
Sekretari Amerikan, John Kerry dhe kreu i Partisë Demokratik...
Sekretari Amerikan, John Kerry, ka përfunduar vizitën e tij ...
Sekretari Amerikan, John Kerry, la një mesazh në librin e pë...
Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot pas takim...
Që nga rritja e çmimit të biletës me mbi 30%, Bashkia e Tira...
Sekretari amerikan i Shetit, John Kerry dha mesazhin se shqi...
Teuta Krasniqi është protagonistja kryesore e filmit “Distan...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma në Drejtësi do...
Kënga me ritme rege, ashtu siç prej kohës është profilizuar ...
Edhe ditën e sotme, pala greke ka ndërprerë punën në doganën...
Kur një grup i vogël nga fshati, shkon dhe vendos fatet për ...
Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklarate zyrtar...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është pritur në aer...
Avokati Altin Goxhaj, ashtu siç paralajmëroi më herët, “prit...
Kur e caktoi në krye të diplomacisë, Presidenti Barack Obama...
Veç forcave policore janë vënë në dispozicion një sërë mjete...
Sekretari amerikan John Kerry ka nisur takimin zyrtar me Min...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka mbërritur në tokë...
8 milion dollarë shpenzime janë kryer nga Shërbimi Informati...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...