Britania planifikon kufizime gjatë natës në rrjetet sociale për adoleshentët
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha, foli sot pas takimit me sekretarin Amerikan, John Kerry. Basha tha se opozita është e angazhuar për formimin e shtetit ligjor duke ecur me reformën në drejtësi sipas Komisionit të Venecias.
“Falenderoj sekretarin Kerry që në një axhendë jashtëzakonisht të ngjeshur ndau kohë për të takuar opozitën dhe për të bashkëbiseduar së bashku mbi sfidat kryesore të Shqipërisë në këtë moment kyç për demokracinë shqiptare. Falenderimet e mia më të përzemërta për sekretarin Kerry, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për administratën e Presidentit Obama, për mbështetjen e jashtëzakonshme që ai i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë dhe shqiptarëve.
I sigurova në këtë takim se Partia Demokratike ashtu sikundër ka bërë deri më sot do të vazhdoj të jetë në krye të përpjekjeve për ruajtjen dhe konsolidimin e standardeve euroatlantike të demokracisë, shtetit ligjor dhe të drejtave të njeriut. Dhe se ashtu si në qeverisje edhe në opozitë Partia Demokratike mbetet e përkushtuar jo vetëm ndaj këtyre vlerave, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra, siç ishte rasti i procesit të dekriminalizimit. Proces kyç për të sotmen dhe të nesërmen e demokracisë shqiptare dhe që nuk do të ishte përfunduar me sukses pa mbështetjen e plotë dhe të gjithanshme të SHBA-ve.
Të tjera sfida të mëdha që e presin Shqipërinë kanë të bëjnë me luftën kundër krimit dhe korrupsionit si parakusht i ecjes së Shqipërisë përpara në rrugën drejt integrimit europian. Parakusht I forcimit të kapaciteteve të Shqipërinë për të qenë një partnere e denjë, një aleate e vërtetë e SHBA-ve, e cila jo vetëm konsumon por edhe kontribuon në sfidat e kësaj aleance, në sfidat e përbashkëta kundër ekstremizmit.
Duke forcuar demokracinë e brendshme është e investimi më i mirë, më i fuqishëm në të ardhmen europiane dhe euroatlantike të Shqipërisë dhe gjithë rajonit. E në këtë kontekst është dhe ecja përpara me reforma shumë të rëndësishme siç është reforma në drejtësi, në përputhje me rekomandimet, normat, standardet e pranuara bashkërisht siç janë ato të Komisionit të Venecias, si dhe çështja kyçe e demokracisë shqiptare, çështja e zgjedhjeve të lira e të ndershme, për të cilat opozita kërkon angazhimin e partnerëve tanë si një reformë kyçe pa të cilën Shqipëria nuk mund të bëjë përpara.
Këto ishin ndër çështjet kryesore, sigurisht pati edhe të tjera, 25 vjetori i marrëdhënieve diplomatike, rekordi i angazhimit tonë si në qeverisje por edhe sot në opozitë për të mbështetur objektivat e përbashkëta dhe çështje të tjera të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jam edhe një herë shumë mirënjohës sekretarit Kerry që ndau kohë posaçërisht për të bashkëbiseduar me opozitën, unë e konsideroj këtë një shenjë besimi të madh tek opozita shqiptare, tek Partia Demokratike dhe i garantoj që Partia Demokratike dhe unë do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbyllur me sukses konsolidimin e standardeve demokratike, të shtetit ligjor në Shqipëri, për të mbyllur çdo derë instalimit të një oligarkie dhe të ti hapur rrugë një demokracie pjesëmarrëse për qytetarët shqiptarë.
Faleminderit!
Që nga rritja e çmimit të biletës me mbi 30%, Bashkia e Tira...
Sekretari amerikan i Shetit, John Kerry dha mesazhin se shqi...
Teuta Krasniqi është protagonistja kryesore e filmit “Distan...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Reforma në Drejtësi do...
Kënga me ritme rege, ashtu siç prej kohës është profilizuar ...
Edhe ditën e sotme, pala greke ka ndërprerë punën në doganën...
Kur një grup i vogël nga fshati, shkon dhe vendos fatet për ...
Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një deklarate zyrtar...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është pritur në aer...
Avokati Altin Goxhaj, ashtu siç paralajmëroi më herët, “prit...
Kur e caktoi në krye të diplomacisë, Presidenti Barack Obama...
Veç forcave policore janë vënë në dispozicion një sërë mjete...
Sekretari amerikan John Kerry ka nisur takimin zyrtar me Min...
Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry ka mbërritur në tokë...
8 milion dollarë shpenzime janë kryer nga Shërbimi Informati...
Transmetuesi Italian, RAI, ka konfirmuar se fituesi i Festiv...
Policia e Shtetit ka publikuar akset rrugore ku do të ketë s...
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka bërë me dije se në të ...
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry do të zhvillojë dit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...