Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Emisioni investigativ Fiks Fare ka denoncuar mbrëmjen e sotme futjen e naftës kontrabandë nga Maqedonia në Korçë.
Shqiptarët e kanë gjetur zgjidhjen për të përballaur çmimin e lartë të naftës në vend. Blejnë naftë nga fqinjët dhe e shesin pak më shtrenjtë. Diferenca e çmimeve të naftës dhe benzinës në shitje, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, është rreth 60 lekë. Kjo ka bërë, që drejtuesit e mjeteve në zonën kufitare të udhëtojnë drejt Maqedonisë për t?u furnizuar me naftë, ku paguajnë vetëm 90 lekë për litër, nga 158 lekë që e blejnë në Shqipëri.
Pikat e karburantit në Maqedoni, që ndodhen afër me kurifin e Shqipërisë, 50 për qind të xhiros ditore e kanë vetëm prej drejtuesve shqiptarë të automjeteve, te cilet përdorin të gjitha mënyrat për të rritur volumin e serbatorëve të makinave, amdje I modifikojnë automjetet duke u vendosur serbatorë shtesë.
Në rajon, Shqipëria mban çmimin record të karburanteve, ndërkohë që fqinjët tanë e ndjejnë uljen botërore, që ka pasur ari i zi në 2 vitet e fundit. Emisioni Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme mënyrën se si e shfrytëzojnë këtë fakt banorët e zonave kufitare. Ata falë edhe pozicionit të tyre gjografik kanë gjetur zgjidhjen. Makinat e tyre i furnizojnë me karburant ne shtetet fqinjë, madje bëjnë edhe tregti duke e shitur këtë naftë kontrabandë.
Gazetarët e Fiksit morën rrugën dhe u nisën drejt Pogradecit, ku taksixhiu pogradecar që i shoqëronte u tregonte mënyrën se si disa njerëz kishin gjetur një mënyrë të re për të bërë biznes, atë të shitjes së naftës pa paguar taksa dhe më lirë. Ai u pohon atyre se rreth 100 makina shkojnë në Strugë dhe ngarkohen me naftë , që më pas të vijnë e ta tregtojnë në Shqipëri.
Në tregun e fruta perimeve në Korçë gazetarët e Fiksit gjejnë edhe naftë me një çmim të arsyeshëm 130 lekë/litri. Naftë e marrë nga Maqedonia dhe që shitet fare lehtë në tregun e fruta perimeve në Korçë. Gazetaret pasi blejnë 2 bidona me naftë përkatësisht një 21 litra dhe tjetrin 22 litra , i kërkojnë tregtarit nëse ai mund t?u sjellë më shumë. Një sasi prej 200 ose 400 litrash. Pasi shkëmbejnë numrat mjafton që gazetarët, të shtirur si tregtar, ta njoftojnë një ditë më parë dhe sasinë e kërkuar e kanë në destinacion.
Më pas gazetarët I drejtohen Strugës,ku bisedojnë me punonjes të një pike garburanti. Ai u shpjegon arsyen ,se pse shume shqiptarë furnizohen me karburant në Maqedoni, madje aq sa edhe për ta tregtuar. Përveç çmimit të ulët prej 65 cent ose 90 lekë të naftës e importuar nga Greqia , tjetër arsye është se Maqedonia e ka akcizën e arit të zi më të ulët se Shqipëria. Në pamjet e sjella mbrëmjen e djeshme nga Fiksi, duken qartë makinat me targa shqiptare në rradhë për t?u furnizuar me karburant. Kishte edhe nga ata që donin ta shfrytëzonin në maksimum serbatorin e makinës , duke e ngritur në kriko, për të nxënë sa më shumë karburant në të. Por edhe hipja në bordurën e pompës, apo trotuarë, është një alternative e mundshme. Madje nevoja ka bërë që njerëzit të gjejnë edhe përshtatje të tjera, ku serbatorin e një makine me benzinë (serbatori i tyre është i madh) t?ua modifikojnë makinave me naftë. Në pamundësi për t?u zëvendësuar sebratorët, njëri nga shoferët në video pohon se e frynte serbatorin me kompresor, për qellimin e vetëm, të marr sa më shumë litra në të.
Për Strugën, si qyteti I parë më I afërt, nuk është më fenomen blerja e karburantit nga korcarët apo pogradecarët. Dy prej shoferëve të pyetur nga gazetarët e Fiksit jo vetëm që e mbushnin makinën me karburant , por mbushin edhe bidona, që t?i kenë rezervë.
I njëjti fenomen ndodh edhe në Resnje. Makina të shumta me targa shqiptare mbushen me karburant dhe bidona nga 20 litra. Edhe pse shoferët e pohojnë që nuk u lejohet në doganë të kalojnë bidona me naftë, pamjet tregojnë qartë se policët doganor mbyllin sytë përpara këtij fakti
Çmimi i naftës këto dy vitet e fundit ka rënë ndjeshëm në tregun ndërkombëtar, por në Shqipëri kjo ulje nuk është pasqyrur shumë. Kjo vjen për shkak të taksave të larta. Paralelisht me çmimin , taksat mbi hidrokarburet është rritur me shpejtësi duke e mbajtur çmimin kostant. Taksat e karburanteve në Shqipëri zënë mbi 65% të çmimit fundor, kjo ka bërë që Shqipëria të jetë një nga vendet me çmimin më të lartë të naftës në rajon e më gjerë.









Kërcënime të ndërsjella dhe një konflikt virtual ka ndodhur ...
Europarlamentari Eduart Kukan ka dhënë një shpjegim lidhur m...
Gazetari dhe moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çan...
“Stari” në ngjitje në Partinë Demokratike, Ervin Salinji, i ...
Policia e Shtetit ka njoftuar ndryshimet e fundit të stafeve...
Ndërkohë Prokuroria e Elbasanit nuk ka bërë me dije identite...
Në Kosovë partitë politike nuk arritën marrëveshje për rrugë...
Vajza e deputetit socialist Namik Dokle, Anika Dokle, është ...
Një mësuese në letërsie në gjimnazin “Ali Demi” në Vlorë ka...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjen e ditëve...
Përkeqësim në raport me 2010-n. Shqipëria e vetmja në Europë...
Partia Socialiste ka zhvilluar sot një mbledhje me grupin e ...
Partia Socialiste është përfshirë nga një debat i brendshëm,...
Citynews denoncoi dje një rast skandaloz me “Check-Up”-et fa...
Cilat janë stereotipat më të shpeshta negative te serbët dhe...
Në analizën e Prokurorisë së Tiranës, është bërë me dije se ...
Greva e fermerëve në Greqi ka bllokuar sërish pikën kufitare...
Ashtu sic ishte paralajmëruar, avokatët kanë nisur sot grevë...
Komisioni i Ekonomisë ka nisur me debate seancën e sotme. Kr...
Pas goditjes me vezë dhe domate në drejtim të makinës të min...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...