web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Statistikat/ Dhuna në familje, krimi që nuk ndalet

7 Shkurt 2016, 11:28, Aktualitet CNA

Dhuna në familja është një fenomen që ka mbërthyer prej kohësh shoqërinë shqiptare. Çdo ditë raportohen raste të shumta në polici për dhunë ndaj pjesëtarëve të ndryshëm familjes. Burri rreh gruan, rreh vjehrrin, rreh fëmijët, janë rastet që më së shumti denoncohen në polici. Por, ka edhe raste kur djali rreh nënën, rreh babin dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj tyre etj. Nuk mungojnë as rastet kur gruaja dhunon burrin apo anëtarë të tjerë të familjes.

Vetëm disa ditë më parë, kryeqyteti u përfshi nga një ngjarje tejet e rëndë, një shëmbëlltyrë e problemeve jo vetëm e një familjeje, por e mbarë shoqërisë. Babai i dehur qëlloi me thikë dy vajzat e tij, ku njëra u plagos dhe tjetra, ajo më e vogla, humbi jetën si pasojë e plagëve.

Kjo ndoshta ishte ngjarja më e rëndë e këtij muaji për sa i përket krimit në familje. Por, nga njoftimet zyrtare të policisë, çdo ditë, më së shumti gra, denoncojnë në polici dhunën fizike dhe psikologjike që kryhet ndaj ndaj tyre. Citynews investigoi për këtë dhe zbuloi statistika shqetësuese të dhunës në familje. Vetëm në muajin janar, janë denoncuar në polici rreth 50 raste të dhunës në familje. Kjo shifër e frikshme,  me një mesatare më shumë se sa 1.5 denoncime në ditë tregon problemet e shumta sociale të shoqërisë shqiptare.

Pse ndodh dhuna në familje ?

Lidhur me këtë fenomen, citynews ka kontaktuar me sociologen dhe drejtoreshën e Fondacionit ?Harriet Martineau? , Entela Binjaku, për të marrë një përgjigje të specializuar dhe për të mësuar diçka më shumë rreth arsyeve të  këtij fenomeni që po merr tatëpjetën çdo ditë e më shumë. Ajo u shpreh se dhuna në familje vjen si rrjedhojë e disa faktorëve duke nisur nga varfëria, përdorimi i alkoolit e deri tek mungesa e qendrave të specializuara për këshillim martese.

?Numri më i lartë i denoncimeve vjen nga bashkëshortet që denoncojnë bashkëshortët për ushtrim dhune. Varfëria krijon mjedis për të lindur konfliktet, temperamenti i disave ku gjaknxehtësia, pragu i
ulët i nervozizmit dhe i durimit, përbën një tjetër premise për sjellje të dhunshme. (Kjo është e dukshme për shembull në krimet e çastit dhe tek të rinjtë). Prania e armëve nëpër shtëpitë e qytetarëve vazhdon të marrë jetë njerëzish, përdorimi i alkoolit, varësia nga lojërat e fatit, sfidat e jetës jashtë-familjare që kërcënojnë qetësinë dhe harmoninë në çift, janë të tjerë faktorë që rrisin prirjet për konflikte nga ku burojnë edhe skenat e dhunës. Niveli i ulët i ndërgjegjësimit të shoqërisë mbi respektin për të drejtat e tjetrit, mungesa e qendrave të specializuara për këshillim martese apo për zgjidhjen e krizave martesore, edhe këto përbëjnë premisa që nuk ndihmojnë zhvillimin e një shoqërie pa dhunë. Në një shtet të varfër qytetarët vështirë të ndjejnë funksionin social të shtetit në kuptimin e detyrimit që ka shteti për t?u siguruar mirëqenie sociale shtetasve të tij?
, shprehet Binjaku për citynews

Në shumicën e rasteve janë femrat ato që bien pre e dhunës në familje. Por, nga njoftimet e policisë vihet re një tendencë në rritje e rasteve të dhunës të femrave ndaj burrave.

Dhuna në familje rrezikon vazhdimësinë e shëndoshë të familjeve. Megjithëse vihet re një rritje e rasteve të denoncimeve në polici, e cila zakonisht shoqërohet me urdhër-mbrojtje, përsëri shumë individë nuk e denoncojnë dhunën që ushtrohet ndaj tyre. Kjo për shkak të frikës dhe paragjykimeve që i shtyn viktimat e dhunës të mbyllen në vetvete e stepen përballë këtij fenomeni. Në fund të fundit, dhuna në familje kërkon angazhimin e institucioneve përkatëse por edhe zërin e të gjithë shoqërisë për krijuar një barrierë mbrojeje dhe një shoqëri pa dhunë./citynews

Linqet e rasteve të dhunës në familje

Dhuna në familje/ Rrahu babain, arrestohet 43 vjeçari

Dhuna në familje/ Rrahu babain, arrestohet 19 vjeçari

Dhuna në familje/ Djali i pirë rreh nënën

Dhuna në familje/ Gruaja rreh burrin, merret në mbrojtje 51 vjeçari

Dhuna në familje/ Rrahu gruan, arrestohet 29-vjeçari

Dhuna në familje/ Djali i pirë rreh nënën

Dhuna në familje/ Rrahu gruan, arrestohet  36-vjeçari

Dhuna në familje/ Rrahu gruan për motive të dobëta, arrestohet 55-vjeçari

Dhuna në familje/ Goditën me sende të forta familjarët, arrestohen 5 vëllezër

Dhuna në familje/ Rrahu gruan, policia lëshon urdhër mbrojtje

Dhuna në familje/ Rrihte vazhdimisht bashkëshorten, arrestohet 43-vjeçari

Dhuna në familje/ Rrihte gruan, arrestohet 55-vjeçari

Dhuna në familje/ Kanosi me sëpatë kunatën, arrestohet 32-vjeçari

Dhuna  në familje/ Grushta në fytyrë gruas, arrestohet në flagrancë 58-vjeçari

Dhuna në familje/ Dhëndri kërcënon me thikë vjehrrin

Dhuna në familje/ Grushta ndaj gruas, arrestohet 39-vjeçari

Dhuna në familje/ Djali rreh nënën 64-vjeçare





Lajmet e fundit nga