Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Dieter Kosslick drejton prej më shumë se 15 vitesh Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Edicioni i 66-të i Berlinales po troket. Ku do të fokusohet Berlinalja këtë vit? Kosslick me risitë e traditat.
Deutsche Welle: Zoti Kosslick, për çfarë gëzoheni ju më shumë kur fillon Berlinalja e 66-të?
Dieter Kosslick: Gëzohem më shumë sidomos kur mbaron ceremonia e hapjes e kalon pa ndonjë problem të madh, sepse hapja është një ceremoni e fortë, si rënia e gongut, pasi mbaron ajo, Berlinalja starton ashtu si duhet.
Gjithmonë ka pasur momente emocionale të fuqishme në Berlinale: Rolling Stones, por edhe ish-të burgosur të Guantanamos në filmin dokumentar, ?Road to Guantanamo?. Cilat janë pikat kulmore këtë vit?
Për fat të keq duhet ta kujtojmë rishtazi filmin ?Road to Guantanamo?-për shkak të temës që trajton, sepse kjo temë është prezente edhe këtë vit. Kemi shumë filma që trajtojnë temën e migracionit dhe humbjen e vendlindjes – që në fakt nxjerrin në pah temën themelore që kemi në Berlinale – ?të drejtën për lumturi?.
?E drejtë për lumturi?- çfarë nënkupton kjo në Berlinale?
Kjo temë është shumë e gjerë. Për shembull në një film gjerman qe shfaqet në Berlinale me titullin ?25 javë? një çift e kërkon lumturinë në familje. Pasi u vjen në jetë fëmija i dytë, ata diskutojnë se çfarë do të thotë kjo për jetën e tyre. Fillojnë problemet, e debati mes tyre intensifikohet. Bëhet fjalë pra se si ta gjejmë lumturinë si familje me një fëmijë tjetër? E po ta ngresh kameran drejt një pamjeje frontale mund të thuash se të gjithë ata njerëz që migrojnë, që largohen nga vendlindja në të vërtetë janë në kërkim të lumturisë. Ndryshe ata do të qëndronin në vendlinje. Askush nuk e braktis vendlindjen, nëse nuk duhet ta bëjë këtë. Kjo i lidh, besoj unë këta 435 filma që shfaqim këtë vit në Berlinale.
Ja ku keni pra sërish moton, që kinemaja ka edhe përgjegjësi sociale?
Çdo ngjarje kulturore ka një përgjegjësi sociale. Kultura në vetvete presupozon përgjegjësinë sociale. Kjo është sot më shumë se kurrë e nevojshme, sepse ekonomia ka dështuar. Sepse kjo lloj katastrofe që po përjetojmë tani nuk është një luftë fetare në thelb. Ndoshta është edhe kështu, ashtu si kryqtarët që dikur u shpërndanë në vende të ndryshme për të shpërndarë fetë tona. Por katastrofa e sotme është edhe përgjigja ndaj globalizimit të shfrenuar ekonomik. Njerëzit janë varfëruar, njerëzit vdesin nga varfëria në kushte të papërfytyrueshme. Ndërsa ne veshim bluza për një euro dhe nuk e vrasim mendjen se kush e në ç’kushte e prodhon atë.
Kush ka qenë në Berlinale e di se festivali është edhe i lodhshëm. Për ju si drejtor a do të thotë Berlinalja 10 ditë stress, 24 orë rresht?
Jo, jo, jo sigurisht që është stres, por edhe kënaqësi. Berlinalja është një festë e filmit. Kemi edhe komedi, madje edhe Depardieun e njohur. Kemi shumë filma të bukur francezë, katër gjithsej në programin zyrtar, ku me humor preken problemet sociale.
A mund të na thoni tri gjëra, me të cilat duhet të pajiset një vizitor që shkon në Berlinale?
Së pari gjithkush që shkon aty ka diçka me vete, pra dëshirën, dashurinë për kinemanë. Nganjëherë nuk është e lehtë të gjesh një biletë. Duhet të marrësh me vete edhe një bonbon kundër kollitjes, sepse në filmat ku nuk ka shumë veprim bie në sy kur kolliten 2000 vetë njëherësh, është si reaksion zinxhir, fillon njëri dhe të tjerët sikur infektohen. Tjetra, vizitori duhet të vishet ngrohtë, të hajë mirë, e me të gjitha këto sigurisht që ka për t’ia kaluar shkëlqyeshëm në Berlinale./DW
Shumë besime fetarë kanë lumenj që ndajnë këtë botë nga tjet...
Kryeministri, Edi Rama dhe deputetja Blerina Gjylameti, duke...
Ish-kandidati i PS-së për deputet në Shkodër, Sair Fishta, ë...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka kritikuar më...
Deputeti Eduart Ndocaj i është drejtuar me një letër të hapu...
Në fund të viteve ‘50, jeta e Xhenis Xhoplin (1943-1970), u ...
Gjergj Lezhja, Këshilltari për Sigurinë i Presidentit të Rep...
Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën pak minuta më p...
Shqipëria është listuar në hartën e vendeve të rrezikuara ng...
Një ditë përpara mbërritjes në Tiranë të eurodeputetëve Kuka...
Beyonce ka suprizuar fansat e saj me një videoklip të këngës...
Ky është konstatitimi i “Profesorit” të Socilaistëve, themel...
Policia e Shtetit ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka arres...
Siç e shikoni uji i pijshëm i pallatit rrjedh në rrugë pasi ...
Policia e Shtetit ka vijuar ‘Planin e masave’ për rritjen e ...
Komisariati i Mirditës është përfshirë nga flakët. Nuk rapor...
Dhuna në familja është një fenomen që ka mbërthyer prej kohë...
Policia e Shtetit ka ndërmarrë disa aksione të ndryshme për ...
Pas një ndërprerje për 24 orë, puna në kufirin e Kapshticës ...
Aleanca KUQeZi ka protestuar përballë Ministrisë së Energjit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...