web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një forum për Korçën/ Në qendër të shpirtit, historisë, kulturës dhe traditës, nga larg qytetit të serenatave

6 Shkurt 2016, 12:49, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO-citynews.al

Nuk kanë hapur një web, dhe ndoshta më parë nuk njiheshin aspak me njëri-tjetrin. Ajo që i bashkon është Korca.  Për mallin dhe nostalgjinë, vlerat e qytetit të tyre, kanë zgjedhur të kenë një forum ku debatojnë, një grup në rrjetet sociale që është ndryshe, shumë ndryshe nga ato që shohim e konstatojmë konstatojmë në rrjetet sociale.

Gjithka për Korçën, me materiale të vecanta, që postohen nga anëtarët e këtij grupi që janë mbi 10 mijë. Korçarë që debatojnë, por edhe ?përplasen?. Rrugullat janë të forta, administratorët monitorojnë gjithçka. Diku debate dhe tolerohet kur flitet për qytetitn. Iniciativa edhe për t?ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë, sportit apo dhe kritika për problematikat e qytetit.

Debati diku mer dhe ngjyra politike, kritikat ndaj bashkisë apo punëve të ndryshme duken si kundërshti politike, por dashuria për Korçën i bashkon të gjithë.

Kush janë ?gardianët? korçarë?

Faqja ka filluar siç thotë dhe rregullorja e postuar në faqe prej dates 9 Qershor 2012. Atëherë ajo filloi me postime historike. George Kroi, Vasil Miho, Spar Vojkollari janë ata që e administrojnë sot, por kjo faqe ka pasur edhe të tjerë  kontribues si Lulëzim Ibo një prej themeluesve, historiani Niko Kotherja dhe Larisa Mitrushi.

Detyra që ndaheshin vetvetiu. Nostalgjia por edhe dashuria për qytetit afroi qindra intelektualë dhe qytetarë në faqe. Foto të vjetra, materiale historike. Historia e Korçës çdo ditë pa ndaluar publikohet në këtë grup ditë pas ditë.

Spar Vojkollari i cili jeton në Gjermani, një nga administratorët thotë se ?grupi u formua nga Luli, ishte vojkollarithjesht nje hob. Asnjëherë nuk ka pasur ngjyrime politike, thjesht një bashkim korçarësh për të mësuar mbi historinë e korçës dhe krahinave të saj. Ky ka qenë fillimi. Postimet ishin interesante dhe grupi u pëlqye nga korçarët. Pastaj filluan nismat dhe u arritën disa suksese?. Ai flet edhe për ?luftë, sabotime dhe akuza? por çdo gjë kalonte natyrshem dhe mbi gjithcka fitonte qytetaria korçare.

George Kroi i cili jeton në SHBA, na tregon edhe ndonjë ?sekret?. Jo gjithcka ka shkuar vaj, sic thotë populli na thotë ai. ?Grupi ishte i lirë mund të shtoheshin anëtaret vetë me njeri-tjetrin mirëpo nisën avazet, sic nisin në çdo grup në rrjetet sociale. Me rritjen e numrit të anëtarëve u rritën dhe mosmarveshjet nga postime dhe komente që s’kishin të bënin fare me qëllimin e grupit. Prandaj u bë dhe rregullorja?.

Grupi ?Këtu mbledhim materiale për Korcën??, ka një rregullore mjaft të fortë dhe të ashpër, asaj nuk ikroi kanë shpëtuar shumë komentues. Block, nxjerje jashtë grupit, fshirje komentesh, që në disa raste kanë qenë edhe të tepëruara por më mirë pak ?censurë? që ju jep të drejtë administratorëve të ruajnë të bashkuar një grup me 10 mijë antarë.

Në fakt puna e tyre duket një sfidë, në një familjë nuk duhen të gjithë njësoj e jo më në një grup me mbi 10 mijë mendime të ndryshme, pa future brenda ngjyrimet politike.

Kroi na tregon më tej se ?Rregulloren e kam hartuar vetë një muaj pas të krijimit të grupit. Administrator qëndruam për një kohë Luli dhe unë pastaj shtuam Niko Kotheren, edhe ai ka një meritë të madhe me materialet që postonte. Më pas shtuam Llarisa Mitrushin, dhe pas nje kohe Vasili dhe Spar?.

Nisma e grupit per ndihmat sportive ishte fare spontane, thotë Kroi duke na treguar edhe anën sociale dhe ndihmën që ky grup ka dhënë në komunitet, në rastin konkret për sportin. ?Një ditë më kërkon Vojkollari si të ndihmonim ne që nga USA me ndonje ndihmë për atletiken dhe keshtu nisi e bitisi dhe ajo ndihmë?, thotë me modesti Kroi aministratori më i vjetër i grupit.

Ai na flet edhe për qëllimin e këtij grupi. ?Qellimi i grupit shprehet në vetë titullin e tij. Por asnjeherë këto meteriale nuk janë dhe s?kane se si të mblidhen e të bëhet ndonjë gjë me to perveçse këtu në grup?, thekson Kroi.

Si administratori më i vjetër, mbijetesën e grupit e sheh tek rregullorja, serioziteti, mbajtja e ekuilibrit me debate e postime, seleksionimi deri në perjashtime e bllokime të anëtarëve, ka qenë dhe është mbijetesa e grupit dhe mbajtja gjithmone në të njëjtin nivel.

Kontaktojmë edhe me Vasil Mihon, një artist nga Korca i cili jeton në Selanik të Greqisë. Më ?I palodhuri? do e quanim. Nuk mundon asnjë ditë në grup. Poston foto pafund. Nga lagje të vjetra të Korcës, sokake e bulevarde. Çdo cep i Korcës tani është i fotografuar nga Vasili. Të gjithë e njohin Vasilin i cili nuk ndalet duke fotografuar dhe duke sjellë në kujtesë apo çmall korcarët në emigracion me fotot e tij.

Jo vetëm në qendër, jo vetëm Mesonjëtorja, por edhe lagjet më periferikë janë në fotot e tij. Artistë, biznesmenë, qytetarë të thjeshtë nuk mungojë në grup vetëm nga dora e Vasil Miho.

Me afër të tjerëve me qytetin, por edhe duke pasur shpirtin e tij të artistit, sjell në faqe gjithcka që të shuan mallin. Flet për lakrorin me dy petë, nuk haron petkat apo dromkat, me mall për kërnackat dhe një gotë birrë pe Korçë.Ndonjë turshiçkë dhe teke raki e shfaq kur i ftohti mbërthen qytetin.

Çdo festë apo aktivitet në qytet për të është një lajm. Por mjafton të bjerë bora e parë dhe fotot derdhen lumë. E bukur është Korça për të në cdo stinë, por dimri i flet ndryshe.

Vasili na thotë se ?Korca  e serenatave dhe kulturës qytetare është ajo që na ka bashkuar në këtë grup?. Për të ky grup është një dritare e mire e qytetarisë dhe vlerave të Korçës, një vend ku mund të çmallesh me qytetin, por edhe të debatosh e flasësh për tematika të ndryshme, brenda rregullave që ka grupi.

Këta janë tre nga personazhet që ne kontaktuam për këtë grup të vecantë, por mjafton ta klikosh dhe shikon me dhjetra e dhjetra korcare e jo korcare që postojnë materiale, debatojnë apo edhe bëjnë urimet për qytetin e tyre të zemrës.

Citynews i uron suksese grupit ?Këtu mbledhim materiale për Korçën?..? dhe gjithë anëtarëve të tij. Unë përsonalisht  disa herë kam qenë në prag të përjashtimit për shkak të debatit të fortë por edhe me ngjyra politike, por kanë qenë të duruar, dhe ky ka qenë një detaj mencurie për administratorët e këtij grupi.

Portali mund të quhet edhe pe Korçe sepse ka lindur në Korçë, dhe në emër të stafit duam që ky reportazh dhe intervistat e administratorëve të shërbejnë si një ndjesë nga ana jonë, atje ku ju kemi shqetësuar. Suksese në misionin tuaj qytetar dhe vërtetët të pamatë./citynews

 

Ne kete link Ketu mbledhim material per Korcen… mund te gjeni forumin e korçareve me poshte rregullorja e grupit

Ditelindja 9 Qershor 2012

Te nderuar anetare, mirseerdhet te ky forum. Jeni te mirepritur te sillni materiale te cdo lloji ne lidhje me Korcen, historine, traditat, zakonet, kulturen e saj si dhe njerezit e figurat e shquara te qytetit tone nder vite. Ky eshte qellimi i ketij forumi. Ne postimet e materialeve dhe trajtimit te rubrikave tuaja do t’ju lutemi t’i permbaheni tematikes dhe qellimit te siper permendur. Gjithashtu, me diskutimet, debatet dhe replikiat le te mbizoteroje etika me kulture qytetare dhe respektimi reciprok i mendimit.

Me qellimin per te respektuar per sa me siper:

1- KY FORUM ESHTE I DEPOLITIZUAR DHE SI I TILLE NUK LEJON POSTIME DHE KOMENTE QE PERMBAJNE PRAPAGANDE APO SIMPATI PARTIAKE.

2- NDALOHEN POSTIME TE BESIMEVE DHE PERKATESIVE FETARE, TE CILAT LENE SHTEG PERCARJESH.

3- NDALOHEN POSTIMET ME PERMBAJTJE RACISTE DHE DISKRIMINUESE.

4. NDALOHEN POSTIMET ME FJALOR VULGAR QE PERMBAJNE FJALE FYESE, OFENDUESE DHE BANALE JASHTE ETIKES KULTURORE TE NJE SHOQERIE TE CIVILIZUAR .

5- NDALOHEN POSTIMET PORNOGRAFIKE.

6- NDALOHEN REKLAMIMET E FAQEVE DHE BIZNESEVE PRIVATE.

7- TE GJITHE TE ANETARESUARIT DUHET TE JENE TE IDENTIFIKUAR DHE ME EMRA JO FIKTIVE.

Postimet dhe komentet qe bien ndesh me pikat e mesiperme do te eliminohen nga administratoret.





07:08 Aktualitet

Horoskopi 6 shkurt

Horoskopi ditor për diten e shtunë – 6. shkurt 2016Do sillen...

Lajmet e fundit nga