Rama para samitit BE-Ballkani Perëndimor: Tri gjëra nuk parashikohen, Zoti, seksi dhe BE-ja
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar procesin e integrimit t...
Intervistoi Ben Andoni
Dr. Silva Bino, drejtuesja e Departamentit të Kontrollit në Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë është e bindur se virusi ZIKA nuk është aq i rrezikshëm për Shqipërinë. Të paktën prej sezonit. Megjithatë, lajm i keq, në përgjigjet në këtë intervistë, është se: ?Mushkonja Aedes albopictus një nga vektorët, që mund të transmetojnë sëmundjen Zika është e përhapur në të gjithë vendin tonë, ashtu si dhe në shumë vende të Mesdheut në rajonin Europian, prandaj ekziston edhe mundësia e transmetimit brenda vendit nga raste, të cilat mund të importohen në vendin tonë. Gjithsesi akoma nuk njihen qartë aftësitë transmetuese për virusin Zika, që mund të kenë popullatat europianë të mushkonjave apo atyre që qarkullojnë në vendin tonë?. Mushkonjat që e shkaktojnë, të njohura edhe si Tiger, nuk mund ta sjellin në stinën e dimrit. Ajo ka bërë dhe një sqarim në lidhje me virusin, i cili është zbuluar që në vitin 1947 tek majmunët dhe në vitet ?70 të shekullit të shkuar dhe tek njerëzit në Nigeri. Por, ndërsa virusi ka lëvizur më së shumti në Afrikë dhe në Azi, vitet e fundit, ai është hasur dhe në Oqeani, teksa shënoi pikun më 2015, kur po përhapet frikshëm në Kontinentin Amerikan dhe në Karaibe. Virusi është pak i vështirë për t?u identifikur pasi: ?Vetëm 1 në 5 persona të infektuar nga Zika do të shfaqin shënja të sëmundjes. Në përgjithësi, sëmundja është e lehtë për personat që sëmuren. Për këtë arsye shumë njerëz nuk mendojnë se janë të infektuar. Shenjat në mënyrë tipike fillojnë 2-7 ditë pas pickimit të mushkonjës së infektuar?, thotë specialistja. Ndërkohë që deri më sot, nuk ka vaksinë që ta parandalojë dhe mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen që përhapet nëpërmjet mushkonjave është të menjanohet pickimi i tyre. Në këtë intervistë për Javanews, ajo parashtron disa këshilla, por edhe njohuri për virusin, sidomos për ata që udhëtojnë, veç njohurive për të?
Çfarë është sëmundja e shkaktuar nga virusi Zika (Sëmundja Zika) ?
?Zika është një sëmundje që shkaktohet nga virusi Zika dhe që përhapet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të specieve të infektuara të mushkonjave Aedes.
Virusi Zika është zbuluar për hërë të parë në vitin 1947 në një majmun në pyllin Zika në Uganda dhe një vit më pas u has tek mushkonjat në të njëjtin pyll, kurse për here të pare tek njerëzit u diktua në Nigeri gjatë studimeve të kryera në vitin 1968 dhe gjatë viteve 1971?1975. Më pas, ky infeksion ka qarkulluar në vende të ndryshme të Afrikës dhe Azisë dhe më pas në Mikronezi dhe Polinezi. Në vitin 2015, kjo sëmundje është përhapur me shpejtësi në Amerikën Jugore, Qendrore dhe Karaibe?.
Cilat janë shenjat kryesore të saj?
?Shenjat kryesore të Zikës janë: Temperatura, rashi makulopapuloz (njolla të kuqe në lëkurë) , dhimbje kyçesh, dhimbje muskulare, konjuktivit (skuqje të syrit) dhe dhimbje koke sidomos në pjesën e ballit. Sëmundja është zakonisht e lehtë dhe me shenja që zgjasin për disa ditë deri në një javë.
Ajo çka e ka bërë këtë sëmundje tepër të dukshme është jo vetëm përhapja e shpejtë e saj në Amerikën Jugore dhe Qendrore, por edhe shtimi i rasteve me mikrocefali ( perimetër i kokës së të porsalindurit më i vogël se ai normal) dhe dëmtime të trurit se të porsalindurve nga gratë shtatzana që kishin kaluar sëmundjen Zika ose që jetonin në zona me transmetim autokton (transmetim të sëmundjes brenda vendit). Gjithashtu në këto zona është vënë re një rritje e rasteve me sindromën Guillain-Barre, një lloj paralize e gjymtyrëve.
Vetëm 1 në 5 persona të infektuar nga Zika do të shfaqin shënja të sëmundjes. Në përgjithësi, sëmundja është e lehtë për personat që sëmuren. Për këtë arsye shumë njerëz nuk mendojnë se janë të infektuar. Shenjat në mënyrë tipike fillojnë 2-7 ditë pas pickimit të mushkonjës së infektuar?.
Si mund të transmetohet Zika?
?Zika transmetohet kryesisht nëpërmjet pickimit nga mushkonjat Aedes ( si p.sh. Aedes aegypti dheAedes albopictus) të infektuara. Mushkonjat infektohen kur pickojnë një person, i cili ka qenë i infektuar me virusin. Mushkonjat e infektuara mund të transmetojnë virusin nëpërmjet pickimeve tek njerëzit e tjerë. Gjithashtu mund të transmetohet nga nëna tek fëmija gjatë shtatzanisë ose edhe gjatë kohës së lindjes. Akoma nuk dihet se kur është shpeshtësia më e madhe apo koha e transmetimit: gjatë shtatzanise apo gjatë kohës së lindjes. Gjithashtu infeksioni nga virusi Zika mund të transmetohet me rrugë seksuale. Gjithsesi, këto janë të dhënat e deritanishme pasi ndërkohë po kryhen një seri studimesh?.
Kush ka rrezik të infektohet prej virusit?
?Çdo njeri që jeton ose udhëton në një zonë ku gjendet virusi Zika dhe që nuk ka qenë infektuar më parë me këtë virus ka rrezik të infektohet, përfshi këtu edhe gratë shtatzana?.
Çfarë duhet të bëjmë që të parandalojmë infektimin nga Zika?
?Nuk ka vaksinë që ta parandalojë Zikën. Mënyra më e mirë për të parandaluar sëmundjen që përhapet nëpërmjet mushkonjave është të menjanohet pickimi i tyre. Mbrojtja personale dhe ajo e familjes nga pickimi i mushkonjave është si me poshtë:
Sa i madh është rreziku i përhapjes në Shqipëri?
?Raste me Zika, të lidhura me udhëtimet janë raportuar në vendet Europiane qoftë tani por edhe në të shkuarën por deri më tani nuk janë identifikuar raste të dyshuara apo konfirmuara me këtë sëmundje në vendin tonë.
Mushkonja Aedes albopictus një nga vektorët, që mund të transmetojnë sëmundjen Zika është e përhapur në të gjithë vendin tonë ashtu si dhe në shumë vende të Mesdheut në rajonin Europian, prandaj ekziston edhe mundësia e transmetimit brenda vendit nga raste, të cilat mund të importohen në vendin tonë. Gjithsesi akoma nuk njihen qartë aftësitë transmetuese për virusin Zika, që mund të kenë popullatat europianë të mushkonjave apo atyre që qarkullojnë në vendin tonë?.
Gjithsesi rreziku transmetimit është tepër i ulët në stinën e dimrit pasi kjo stinë nuk nxit aktivitetin e mushkonjave tiger?.
Mesa duket skandali me Check up-in nuk ka të mbaruar. Këtë h...
Ministria e Punëve të Brendshme ka përfunduar fazën e parë t...
188 biznese janë ndëshkuar me konfiskim malli pasi nuk kanë ...
Një shqiptar është arrestuar në aeroportin e Zyrihut nga pol...
Ish-Zv.Ministri i Mbrojtjes, Dritan Hila ka konsideruar Spar...
Leontiev Çuci, ish-deputet dhe ish-anëtar kryesie, Hamdi Jup...
Djali i një politikani shqiptar, emri i të cilit ende nuk ës...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Bashkia e Tiranës duket se ka lënë në harresë rrugën Garunj,...
“Ndoqa me kërshëri batutat Berisha- Blushi dje në Kuvend, as...
Pas një lajmi dhe video të publikuar nga portali Lapsi.al, n...
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka “përshëndetur” me sim...
Të hënën në Dritare, në Vizion Plus, do të shfaqet intervist...
Por, sipas burimeve të Ora News, pamjet janë të paqarta dhe ...
Edi Ramës i ka mbetur dopjo gjashta në dorë dhe ai mund të b...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ka p...
Ish-badigardi i Sali Berishës, Izet Haxhia, ka reaguar ndaj ...
Qeveria shqiptare ka akorduar një fond në vlerë 228 mijë eur...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...