Kërkesa e protestuesve për kufizimin e mandatit të kryeministrit/ Berisha: PD e gatshme ta votojë
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se Partia Demokratike...
Shpërthimet nga bombolat e gazit janë kthyer kohët e fundit gati në rutinë duke lënë dhjetëra persona të plagosur në të gjithë vendin, shtëpi të djegura dhe së fundmi një fëmijë katër vjeç humbi jetën në Tiranë pak ditë më parë. Megjithëse ligjet dhe vendimet për rregullojnë kushtet e sigurisë nga tregtimi dhe përdorimi i gazit janë, por ato zbatohen në mënyrë të pjesshme, qeveria ka shpërndarë për konsultim në dhjetor te grupet e interesit një VKM të re për ?Përcaktimin e rregullave te tregtimit dhe përdorimit të sigurt te GLN?.
VKM detajon rregullat e tregtimit te gazit te lëngshëm te naftës (GLN) midis operatoreve te tregut (modeli i tregut) dhe ka fokus kryesor rritjen e sigurisë gjate tregtimit dhe përdorimit te GLN ne te gjithë hallkat deri tek konsumatori fundor.
Instalimi i pajisjeve për shfrytëzimin e GLN në ambientet tregtare dhe familjare do të realizohet nga persona të certifikuar. VKM detyron shoqëritë e tregtimit me shumicë të jenë të detyruara të mbajnë një regjistër në format shkresor dhe elektronik për bombolat e GLN.
Por, ekspertë të tregut pohojnë se VKM e re nuk do të përmirësojë situatën e sigurisë për shkak se, kontrolli i sigurise i lihet tregtarit dhe nuk ka një institucion shtetëror të bëjë çertifikimin.
Gjithashtu VKM ka rregulluar çështjen e transportit e bombolave. Vendimi përfshin detyrimi per zbatim e Urdhrit te Ministrit Nr. 184, datë 05.07.2015 ?Për miratimin e kushteve teknike dhe normave të projektimit për impiantet dhe instalimet që shërbejnë për transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre?.
VKM parashikon gjithashtu që:
-Shoqëritë e tregtimit me shumice, duhet të instalojnë brenda një periudhe 12 mujore, një sistem i cili bën të mundur ndjekjen dhe raportim në kohe reale të çdo bombole të mbushur prej saj.
-Shoqëria e tregtimit me shumicë të GLN duhet të disponojë certifikatat origjinale të konformitetit përpara mbushjes se bombolave të GLN.
-Përfshirja dhe e stacioneve të shitjes së karburanteve në rrjetin e tregtimi me pakicë të GLN në bombola.
-Përdoruesit e bombolave të GLN duhet të jene të pajisur me sisteme detektues dhe autobllokues të furnizimit me GLN.
Periudhe tranzitore 12-24 mujore për kontrollin teknik te bombolave ekzistuese./monitor.al
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI i MINISTRAVE
(Projekt)
VENDIM
Nr. ____, Datë ___. ___. 2015
PËR PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE TË TREGTIMIT DHE PËRDORIMIT TË SIGURT TË GAZIT TË LËNGSHËM TË NAFTËS (GLN)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 15 e 16, të ligjit nr. 8450, datë 24.2.1999, ?Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre?, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe industrisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Tregtimi i gazit të lëngshëm të naftës (GLN) kryhet nga persona juridikë, sipas rregullave të përcaktuara në këtë vendim dhe legjislacionit ne fuqi, pasi ato të jenë pajisur me licencën përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Neni 2
Fusha e zbatimit
Dispozitat e këtij vendimi përfshijnë gjithë veprimtarinë e tregtimit të GLN qe përfshin mbushjen, furnizimin, kontrollin teknik, depozitimin, transportimin, instalimin dhe përdorim e sigurt e GLN në pajisje të transportueshme nen presion (bombola) me volum nga 5 litra deri në 50 litra.
Neni 3
Shoqëritë e tregtimit me shumicë të gazit të lëngshëm të naftës (GLN)
Neni 4
Mbushja e bombolave të gazit të lëngshëm të naftës (GLN)
Neni 5
Tregtimi me pakicë i gazit të lëngshëm të naftës (GLN)
Neni 6
Transportimi i bombolave të mbushura me GLN
Neni 7
Instalimi dhe përdorimi i bombolave të GLN
Në përfundim instaluesi plotëson një deklaratë konformiteti sipas Aneksit 1 bashkëlidhur këtij vendimi, ku vërtetohet se instalimi është kryer sipas rregulloreve teknike në fuqi. Në këtë deklaratë duhet të shënohen edhe përgjegjësitë e konsumatorit dhe detyrimet që ka për përdorimin dhe mirëmbajtjen e instalimit dhe bombolës se GLN. Deklarata vihet ne dispozicion te organeve te kontrollit kur ajo kërkohet. Verifikimi i integritetit të instalimit behet sipas rregullit teknik ne fuqi.
Neni 8
Organi i specializuar i kontrollit të tregut të hidrokarbureve qe përfshin GLN
Organi i specializuar për kontrollin e të gjithë veprimtarisë se tregut të hidrokarbureve qe përfshin GLN është inspektorati Shtetëror Teknik dhe industrial, i cili përgjigjet për kontrollin e:
Urdhri i Ministrit Nr. 184, datë 05.07.2015 ?Për miratimin e kushteve tekniuke dhe normave të projektimit për impjantet dhe instalimet që shërbejnë për transportimin, depozitimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre? është i detyrueshëm per zbatim në perputhje me dispozitat e ketij neni, per sa nuk bie ndesh me aktet e tjera ligjore e nenligjore në fuqi.
Neni 9
Periudha Tranzitore
Ngarkohet Ministria e Energjisë dhe industrisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në ?Fletoren zyrtare?.
K R Y E M i N i S T R i
EDI RAMA
MINISTRI i ENERGJISË DHE iNDUSTRISË
DAMIAN GJIKNURI
Horoskopi ditor për diten e premte – 5. shkurt 2016Do keni n...
Martin Shkreli, ish-presidenti i një kompanie farmaceutike, ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se një biznes...
I quajtur ndonjëherë babai i shkencës moderne, Isak Njutoni ...
Klasa politike po pret mendimin e Venecias për draftin dhe o...
Sekretari Amerikan John Kerry do të vizitojë Shqipërinë në 1...
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qy...
Ambasadorja e Mbretësisë së Holandës në Tiranë, Dewi van de ...
Ashtu si në verilindje të vendit, reshjet e dëborës kanë fil...
Ulja e temperaturës ka sjellë rikthimin e reshjeve të dëborë...
Zëri i Amerikës mëson se projektligji i hartuar me ndihmën e...
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka dalë në mbështetje të ...
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shprehur se masakra ...
DebatetBerisha: Nuk i rrihet dot më, është në fuga dhe paran...
Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rën...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka akuzuar Mini...
Pas denoncimit nga emisioni investigativ Fiks Fare lidhur me...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 ballë të shkallës R...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, u shpreh në...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...