"Pafajësia" e Metës/ Reagon gazetari Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me letrën e zyrës avo...
KLSH ka zhvilluar një audit rreth kritereve që janë përcaktuar nga VKM-të mbi rekrutimin në DPT dhe modelit që ka përdorur drejtoresha Briseida Shehaj, modele që janë totalisht në kundërshtim me ligjin dhe që autore kryesore e shkeljes së ligjit është pikërisht ?Bleta e Artë? për vitin 2015, znjsh. Shehaj.Syri.net ka siguruar një kopje origjinale të një raporti konfidencial që ka përgatitur Kontrolli i Lartë i Shtetit, sa i takon rekrutimeve të drejtorëve në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.
Bëhet fjalë për këto drejtori.
Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor
Drejtoria e Administrates dhe e Prokurimeve
Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut
Drejtori i Drejtorisë Juridike
Drejtori i Drejtoris së Inivestigimit të Brendshem(Antikorrupsion) në DPT
Pra praktikisht bëhet fjalë për drejtoritë kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve ku, drejtoresha Briseida Shehaj, ka shkelur me të dyja këmbët ligjin dhe ka rekrutuar miqtë e saj të ngushtë duke përfshirë edhe vetëm Drejtoreshën e Burimeve Njerëzore.
Konkretisht raporti konfidencial vëren se:
Në njoftimin e bërë për paraqitjen e kandidaturave për të garuar për postet vakante në DPT, kriteret e veçanta janë si më poshtë:
? Arsimi i lartë, dega ekonomik/jurdik, diplomë DND ose DIND, në varësi të funksionit që menaxhon
-Të ketë jo më pak se 2 vjet punë në administratën tatimore ose të jenë rekrutuar sipas procedurave të konkurimit të hapur.
-Përparësi: grada shkencore? etj?
Nga auditimi rezulton se në kriteret e veçanta, sa më sipër nuk është vendosur kriteri i përcaktuar në aneksin nr. 1 të VKM nr 1184, datë 2008 kërkesë e veçantë ?Njohuri të gjuhëve të huaja?. Nga verifikimi i të perzgjedhurve për këto pozicione rezulton se në listën e fituesvene vendet e para për çdo pozicion janë kualifikuar pikërisht vetëm kandidatët që janë marrë në punë rishtas para organizimit të konkursit dhe konkretisht:
Për pozicionin Drejtor i Drejtorisë Juridike është shpallur vetëm një fitues nga komisioni ad-hoc, Aurela Bicja, e cila ka bërë kërkesë për pozicionin Drejtor Rajona dhe këtë pozicion. Përpara shpallJes së konkursit, me Vendim të Drejtorit te Përgjithshëm të DPT nr. 2300, date.28 10.2013 zj. Aurela Bicja është emëruar përkohesisht Drejtor i Drejtorisë ligjore në DPT. Si konkluzion procedura e vleresimit të kërkesës së kandidatit, testimi dhe rekeutimi janë kryer në menyrë fiktive pasi kandidati ishte paracaktuar në këtë pozicion nga Drejtori i Përgjithshëm dhe në kundërshtim me një kriter themelor dhe shumë të rëndesishëm të percaktuar në VKM datë 11 84 date 20.08.2008, aneksi 1 dhe kërkesa të veçanta në pranimin e kërkesave për këtë pozicion, që kandidati duhet të ketë jo më pak se 2 vite eksperiencë pune në administratën tatimore.
Për pozicionin e Drejtor i Drejtorisë së Investigimit të Brendshëm (Antikorrupsion), janë shpallur në tre vendet e para nga komisioni Ad-hoc, kandidatët Anora Topi, Artur Bica dhe Gribos Liçaj dhe është përzgjedhur kandidatura më e dobët në vlerësim, ajo e z. Gribos Liçaj, i cili nuk plotëson dy kërkesa themelore dhe shumë të rëndësishme të përcaktuar me VKM që janë jo më pak se dy vjet eksperiencë punë ne administratën tatimore dhe zotërimi i një gjuhe të huaj. Raporti thotë se kjo përzgjedhje është bërë paraprakisht nga Drejtori i Përgjithshëm përpara shpalljes së konkursit dhe testimi e rekrutimi janë bërë në mënyrë fiktive pasi kandidati ishte përcaktuar në pozicion drejtori dhe projektuar në këtë pozicion nga Drejtori i Përgjithshëm.
Për pozicionin e Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor janë shpallur në tre vendet e para nga komisioni Ad-hoc, kandidatët Alketa Knuti, Dritan Xhija, Alfred Sefa dhe është përzgjedhur kandidatura Alketa Knuti, e cila nuk plotëson dy kërkesa themelore dhe shumë të rëndësishme të përcaktuar në VKM nr. 1184, datë 20.08.2008, aneksi l dhe, kërkesa të veçanta në pranimin e kërkesave për këtë pozicion, që kandidati duhet të ketë jo më pak se dy vjet punë në administraten tatimore, si dhe kërkesa, tjetër sipas VKM ajo e një gjuhe të huaj. Kjo perzgjedhje është bërë pasi paraprakisht nga Drejtori i Pergjithshëm përpara shpalljes së konkursit, Alketa Knuti është emeruar përkohesisht Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor. Si konkluzion procedura e vlerësimit të kërkesës së kandidatit, testimi dhe rekrutimi janë kryer në mënyrë fiktive pasi kandidati ishte paracaktuar në pozicion drejtori dhe projektuar për këtë pozicion nga Drejtori i Përgjithshëm.
Për pozicionin e Drejtor i Drejtorisë së Menaxhimit të Riskut, janë shpallur tre vendet e para nga komisioni ad-hoc, kandidatët Anora Topi, Gribos Liçaj, Mustafa Halili dhe ëshë përzgjedhur kandidatura e Anora Topit, e cila nuk plotëson dy kërkesa themelore dhe shumë të rëndësishme të përcaktuara me VKM, që kandidati të ketë jo më pak se dy vite eksperiencë pune, kërkesë që kandidati nuk e ka referuar në CV-në e depozituar në dosjen e personelit. Si konkluzion procedura e vlerësimit të kërkesës së kandidatit, testimi dhe rekrutimi janë kryer në mënyrë fiktive pasi kandidati ishte paracaktuar në pozicion drejtori dhe projektuar për këtë pozicion nga Drejtori i Përgjithshëm.
Për pozicionin Përgjegjës i Sektorit të Projekteve TIK janë shpallur në dy vendet e para nga komisioni Ad-hoc, kandidatët Majlinda Asllanaj dhe Enian Sina dhe është përzgjedhur kandidatura Enian Sina, i cili nuk plotëson kërkesën themelore të arsimit pasi, referuar dosjes së personelit kandidati nuk duhej të kualifikohej për konkurrim pasi nuk dispononte diplomë të nivelit DND ose DIND por diplomë të nivelit Bachelor.
Për pozicionin e Drejtorit të Burimeve Njerëzore, vërehet se ligji është shkelur sërish. Me vendim nr. 379, datë 31.01.2014 të Drejtoritë të Përgjithshëm të DPT, mbështetur në VKM nr. 1184, datë 20.08.2008 ?Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit, të afateve të kalimit nga një nivel i ulët në një nivel më të lartë karriere dhe për marrjen e masave disiplinore për punonjësit e Administratës Tatimore Qendrore? pika 9 e ndryshuar, zj. Jona Shaba (mikeshë e ngushtën e Briseida Shehajt? emërohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë së Burimeve Njerëzore në DPT deri në përfundimin e zhvillimit të procedurave të konkurimit për këtë pozicion pune, në vend që tëe ndërpriteshin marrëdhëniet e punës me mbarimin e afatit maksimal të krijuar në pozicionin e mëparshëm, që ishte data 10.01.2014. Ky emërim i përkohshëm është konsideruar në vazhdimësi si emërim përfundimtar, gjatë vitit 2014 e në vazhdim. Akti i emërimit, sa më sipër ëshët i pavlefshëm pasi, për këtë pozicion, zj Jona Shaba nuk i është nënshtruar asnjë lloj procedura konkurimi.
Për veprimet sa më sipër me qëllim rekrutimin në poste drejtuese të kandidatëve jashtë administratës tatimore në kundërshtim me kërkesat ligjore dhe nënligjore të cituara rast pas rasti në procesverbal mban përgjegjësi zj. Brisedia Shehaj, Drejtor i Përgjithshëm i DPT, zj. Jona Shaba me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe zj. Diana Fishka me detyrë ish-Drejtor i Burimeve Njerëzore përfundon raporti konfidencial i Kontrollit të Lartë të Shtetit./Syri.net
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar lidhur me letrën e zyrës avo...
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e drejtuar nga Shpë...
Letra e studios ligjore (Clifford Chance) ishte qershia mbi ...
Organizata Freedom House ka radhitur sërish Shqipërinë dhe K...
Prokurori i Përgjithshëm, i pranishëm në analizën e punës së...
Saimir Tahiri: Me armë pa leje?!!Nard Ndoka: Po se s’ka ndon...
Ministria e Arsimit i ka kërkuar Drejtorisë Arsimore Rajonal...
Në renditjen totale, vendi ynë është i 33-i, nga 35 shtete e...
Nga shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpu...
Zyra e Avokatisë “Clifford Chance”, i është drejtuar ministr...
Fatjona Mejdini, BIRNDuke qenë se media në Shqipëri është në...
Shqipëria është vlerësuar me 36 pikë në Indeksin e Perceptim...
Sot është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të H...
Në Shqipëri ambasadori amerikan Donald Lu, thotë se realizim...
Kryeparlamentari Ilir Meta duket të bëjë pjesë në politikanë...
1. Paguajmë taksa për rroga të nëpunësve të shtetit që në fa...
Deputeti socialist Fidel Ylli, ka akuzuar ish-drejtuesen e A...
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zgjedhur anëtarin e saj q...
Këshilli i ministrave ka shpenzuar 7.3 miliardë lekë për bil...
Shqipëria dhe Kosova renditen si vendet me korrupsionin më t...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Europë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...