web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hyjnë në fuqi ndryshimet e Kodit Rrugor/ Haxhinasto: Të informohen drejtuesit

21 Janar 2016, 12:19, Aktualitet CNA

?Sot fillojnë efektet e kodit rrugor. Dhe masat e kodit do të kenë impakt të drejtpërdrejtë për rritjen e sigurisë në shërbimin e transportin publik dhe në transportet e tjera.

Ju bëj thirrje drejtuesve të mjeteve të lexojnë me kujdes ato dispozita që janë miratuar në kod, sidomos ato që kanë të bëjnë me sigurinë. Gjithë drejtoritë rajonale kanë filluar një proces për rivlerësimin e gjithë elementëve të shërbimeve që ju japin qytetareve, Për ti thjeshtuar dhe modernizuar.

Në mënyrë që qytetarët t?i marrin në mënyrë më të thjeshtë dhe me kosto më të ulët. Me objektivin e vetëm t?i shërbejmë sa më mire qytetarëve shqiptarë?, tha ministri.

Kreu i Ministrisë së Transporteve ishte sot në në Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit në Durrës, ku ka dhënë certifikatat e para të aftësimit profesional për drejtuesit e automjeteve të rënda si autobusët apo kamionët.

Ministri e cilësoi atë një dokument shumë të rëndësishëm për drejtuesit e këtyre mjeteve dhe se ato janë në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

?Drejtuesit e automjeteve do të jenë të  kualifikuar dhe pajisur me dokumentin përkatës njësoj si homologet e tyre në Evropë. Dhënia e këtij dokumenti dhe vetë procesi kualifikimit dhe trajnimit të drejtuesve të këtyre mjeteve, do sjellë siguri më të lartë për këtë kategori të transportit. Veçanërisht për ata qytetarë që përdorin transportin publik, do të kemi siguri më të lartë?, deklaroi ai.





Lajmet e fundit nga