Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Nga Elvi Fundo/citynews
Javën e fundit janë publikuar disa materiale të cilat vërtetojnë një miqësi të ngushtë të biznesmenit Kastriot Ismailaj, akuzuar për aferën CEZ-DIA, për lidhjet e tij të forta me kreun aktual të kuvendit dhe kreun e LSI-së Ilir Meta.
E para është një sms, e cila u publikua nga gazetari Artan Hoxha në emisionin ?Opinion? të Blendi Fevziut në Tv Klan. E dyta është një video e publikuar në citynews. Tek e para flitet për një kërkesë me sms për 200 me patjetër. Video tregon një festë familjare të të afërmve të Ismailaj, ku Ilir Meta është në krye të tavolinës.
Për të dy rastet nuk ka asnjë prononcim nga PS dhe PD. E para nuk më shqetëson aspak, pasi është thjeshtë pjesë e të njëjtit trup nga ku ka dalë Ilir Meta, pas një konflikt me ish kreun e atëhershëm socialist, Fatos Nano. Ajo që është shqetësuese dhe më shumë se banale është heshtja e opozitës që bëhet e treta e heshtur e madhe.
Partia Demokratike humb për disa arsye nga heshtja e saj sepse edhe duke heshtur humb.
Së pari, PD duke heshtur në të dyja rastet i jep një armë në dorë mazhorancës për të theksuar nesër se kërkesa e saj për hetimin e CEZ nuk ishte e sinqertë, por thjeshtë një lojë politike e momentit. Pra PD megjithëse kërkoi hetim ndërkombëtar dhe bëri një lojë të fortë politike, në përfundim të debatit, në opinion publik ngelet palë me Ilir Metën ashtu si qeveria Rama.
Së dyti, Partia Demokratike duke heshtur dhe duke e lënë topin në fushën e mazhorancës, i tregon Ilir Metës se ajo mund të jetë komardarja e tij e shpëtimit në rast se hidhet nga anija e Edi Ramës. Edhe ky fakt në opinion publik tregon se PD nuk është ndarë nga qeverisja e korruptuar me Ilir Metën.
Së treti, duke mos e sulmuar Ilir Metën dhe duke i zgjatur agoninë marrëdhënies së tij me Ramën, Partia Demokratike mund të humbasë shumë nga strukturat e saj votuese që vijnë nga administrata shtetërore apo njerëz që punojnë në poste publike. Kjo për faktin se ata nuk e shikojnë opozitën dhe vetë PD-në si forcë qeverisëse e së nesërmes. Por shkojnë dhe gjejnë siguri dhe qetësi, qoftë edhe pa dashuri tek LSI-ja e Ilir Metës, çka rrudh më tej votat e PD.
Tre argumentet e përmendura më lartë tregojnë se PD hesht për të përfituar nga konflikti i Ramës me Metën, por në fakt kjo heshtje është një humbje për Partinë Demokratike. Humbje sepse në opinion publik dhe debatuesit, me veprimet apo mosveprimet politike të kohëve të fundit, po tregon se nuk është ndarë nga aleati i saj i korruptuar dhe i denoncuar botërisht. Tregon se qëllimi i saj nuk është një
qeverisje më e mirë nesër, më e ndershme, por rëndësi paska vetëm që Ilir Meta të ikë nga Rama dhe të kthehet në krahët e Bashës. Së fundi argumenti i forcimit të pozitave të Ilir Metës me votues në administrata, pasi në opinion publik duket si kolona që mban qeverisjen në këmbë në cdo kohë, Partisë Demokratike i lë shumë pak hapësirë për tu ringritur fort.
PD nuk mund të luajë fatin e saj duke u sjellë si e dashuruar marrëzisht me Ilir Metën, dashuri e cila nuk do humbiste kurrë, në rast se ai do ta braktiste Edi Ramën. ?Tradhtia? në këtë rast do ti harrohej, ashtu siç ja harroi Rama tre vite më parë. PD nuk mund të marroset duke pritur që ti kthehet dashnorja e dikurshme, e cila fluturon sa në një krah edhe në krahun tjetër. Kjo pritje dhe sjellje si forcë e dytë politike nuk e bën kurrë Partinë Demokratike fituese. Ajo nuk mund të ngelet në pritje duke ngrohur shtratin për Ilir Metën. Duhet të luftojë përballë të dy fatkeqësive, siç i quan Basha dhe më shumë se dashuri për Metën apo intriga me Ramën, duhet të shkojë dhe të gjejë mbështetjen dhe dashurinë e zgjedhësve shqiptarë, duke u treguar qartazi se është ndarë nga Meta, duke u treguar qartazi se nuk do qeverisë bashkë me korrupsionin, duke u treguar qartazi se është ajo forca që e ndërton vendin. Vetëm kështu do të ketë një ringritje të Partisë Demokratike për të fituar besimin e saj tek zgjedhësit si një mundësi për tu rikthyer në pushtet. Në të kundërt nuk është çudi që të ngelet shumë shumë gjatë në pritje duke ngrohur shtratin por edhe duke u plevitosur nga i ftohti nga pritja e gjatë./citynews
Studentët e Fakultetit të Shkencave Sociale, të mbështetur e...
Pesë vjet përpara katër shtetas shqiptarë të parrezikshëm u ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Besnik Bare, është shprehur s...
Horoskopi ditor për diten e enjte – 21. janar 2016Sot do je...
...
Nga kohët e lashta e deri në ditët e sotme, betejat janë hum...
Atje ku ka teori komploti, duhet të ketë padyshim edhe teori...
Një vendim i qeverisë shqiptare i datës 7 Janar 2016 i dha d...
Gëzim Musabelliu është emëruar ditën e sotme në postin e zëv...
Nesër bëhen 5 vite nga ngjarja e rëndë e 21 janarit, ku në m...
Sot mund të blesh lirisht në treg të zi karta telefonike cel...
Nisma Thurje ka reaguar lidhur me vendimin e qeverisë që mbl...
Me mbylljen e procesit të zgjedhjeve për Kreun e Forumit Rin...
Një delegacion i Komisionit të Venecias i përbërë nga 6 eksp...
Një video-skandal është publikuar mbrëmjen e sotme në emisio...
Ministria e Financave vijon të ketë qëndrimin se mbledhja e ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...