web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në drejtësi/ Ekspertët e Venecias në Tiranë, të premten deklaratë

20 Janar 2016, 20:23, Aktualitet CNA

Një delegacion i Komisionit të Venecias i përbërë nga 6 ekspertë ka mbërritur pasditen e së mërkurës në Tiranë. Gjatë misionit të tyre dyditor në Tiranë, ata do të përfshihen në diskutime me të gjithë aktorët e përfshirë në reformën në drejtësi.

Në qëndër të bisedimeve do të jenë propozimet e palëve për draftin e ridërguar Venecias pasi ky komision hartoi sugjerimet e para. Opinioni final i Komisionit të Venecias do të përgatitet gjatë muajit shkurt dhe do t?i paraqitet sesionit plenar të komisionit në mars.

E kontaktuar nga Top-Channel, Tatyana Mychelova, zëdhënëse e Komisionit të Venecias, tha se: ?Grupi i ekspertëve në përfudim të takimeve do të dalë përpara medias në një konferencë për shtyp, të premten ora 19:00?./ Top Channel





Lajmet e fundit nga