web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

DETAJET/ Përplasjet e dy fiseve për trafikun e drogës dhe hakmarrja: Si u zbuluan tre vrasësit me pagesë

20 Janar 2016, 08:50, Kronika CNA

Gjithçka ka ndodhur rastësisht, ndërsa policia kishte gjurmuar një sërë eksponentësh të frikshëm të zonës në mes të Durrësit e deri në Fushë-Krujë.

Sipas të dhënave policore bëhet me dije se njëri nga tre personat e arrestuar ishte i dyshuar prej shumë kohësh si vrasës me pagesë, ndërsa përgjatë hetimit ai ka dalë në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët kanë bashkëpunuar për të kryer një porosi.

Porosia mësohet se është marrë me telefon, në njërin prej dy aparateve që policia ka mundur të sekuestrojë dje, ndërsa tre personat që ishin nisur në drejtim të Maminasit po udhëtonin me një mjet me targa gjermane.

Sipas gazetës Shekulli, shkaku i atentatit lidhet me tentativën e vrasjes së ndodhur në Tiranë disa muaj më parë, ku në një kafene të Tiranës u qëllua mbi një tavolinë.

Në fakt shënjestra u tha se ishte një person që sapo kishte dalë nga burgu i Spanjës, ndërsa plumbat morën një grua, e cila ishte krejtësisht e pafajshme.

Sipas prokurorisë, bëhet me dije se gjatë hetimeve të para fiset e përfshira në konflikt kanë përplasje prej shumë vitesh mes njëra-tjetrës.

Ata janë nga Shijaku dhe personat që u qëlluan në Tiranë, muaj më parë, ishin të hetuar më parë për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa 3 vite më parë Prokuroria kishte lëshuar edhe një urdhër sekuestroje preventive për pasurinë që ishte kaluar në emrin e babait dhe të vëllait të të përfshirit në konfliktin me armë në Tiranë.

Ai rezultoi se ishte i dënuar në Itali me 5 vite burg, ndërkohë që viteve të fundit u tha se kishte ndryshuar mbiemrin duke marrë atë të bashkëshortes së tij, shkruan Shekulli.

Ndërsa nga fisi tjetër, sipas të dhënave të hetimit, disa vite më parë është qëlluar mbi dy të rinj të cilët sapo kishin dallo nga një loto-sport dhe ka humbur jetën pikërisht E. K, ndërsa personi tjetër u plagos rëndë.

Policia atëherë tha se është ngatërruar shënjestër dhe djali ishte vrarë gabimisht, ndërsa në vijimësinë e konflikteve të përgjakshme mes tyre duket se vrasja e tij nuk ishte rastësore. Policia dhe prokuroria janë të rezervuara në lidhje me publikimin e emrave të fiseve në konflikt për efekt të hetimeve edhe se tre të arrestuarit po hetohen edhe për një sërë aktesh të tjera të rënda./tema





Lajmet e fundit nga