web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë i burgosuri më i vjetër në vend

17 Janar 2016, 18:34, Kronika CNA

Shtetasi Qemal Zebi, 77-vjeç ka ndërruar jetë dje në burgun e Fushë-Krujës ku ai vuante dënimin që prej vitit 2008 për shkak të vrasjes së fqinjit për arsye të një konflikti pronësie. Sipas grupit hetimor, Zebi ka vdekur për shkaqe natyrore.

I lindur në vitin 1939, Zebi ishte i burgosuri më i vjetër në burgjet shqiptare. Ai ishte dënuar me 12 vite burg, ndërsa bëhet e ditur se kishte apeluar për ulje të dënimit.





Lajmet e fundit nga