web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

FOTO/ Fshati në Afrikë ku çdo shtëpi është vepër arti

18 Janar 2016, 22:51, Kuriozitete CNA

Në jug të Burkina Faso, një vend pa dalje në det në Afrikën perëndimore, pranë kufirit me Ganën qëndron një fshat i vogël, prej rreth 1.2 ha, i quajtur Tiébélé. Kjo është shtëpia e njerëzve Kassena, një nga grupet më të vjetra etnike që ishin vendosur në territorin e Burkina Faso në shekullin e 15. Tiébélé është e njohur për arkitekturën e mahnitshme tradicionale Gurunsi dhe dekorimin në detaje të mureve të shtëpive të tyre.

Burkina Faso është një vend i varfër, madje edhe sipas standardeve të Afrikës Perëndimore, dhe ndoshta më i varfri në botë. Por ata kanë një culture të pasur, dhe dekorimi i mureve të ndërtesave të tyre është një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së tyre kulturore në këtë zonë të vendit.

 

 





Lajmet e fundit nga