web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konfirmojnë shkencëtarët/ Qentë e dinë si ndiheni

16 Janar 2016, 18:07, Lifestyle CNA

Një studim i ri, i publikuar në revistën Biology Letters sugjeron se qentë me të vërtetë mund të njohin emocionet e njerëzve dhe qenve të tjerë duke përdorur sinjalet vizuale dhe audio. Shkencëtarët kanë dokumentuar tashmë se shimpanzetë kanë aftësinë për të identifikuar gjendjet emocionale në mesin e llojeve të tyre. Por ky është studimi i parë për të demonstruar se çdo kafshë mund të tregojë se si ndihen speciet e tjera.

Ajo që dihet tashmë është se qentë mund të identifikojnë shprehjet e ndryshme të fytyrës njerëzore dhe tingujt lidhur me gjendjet e veçanta emocionale. Duke studiar kohën që qentë kalojnë duke vështruar imazhet e njerëzve dhe qenve, të cilat i lidhin me tinguj specifik, studimi i ri u përpoq të gjente nëse qentë mund të njohin të gjitha gjendjet emocionale.

Çdo imazh lidhej me një tingull emocional që ose përputhej ose nuk korespondonte me shprehjen e fytyrës në foto. Kur qentë vështronin të fokusuar në një imazh dhe tingujt përputheshin, kjo u interpretua si një aftësi për të lidhur dy gjëra së bashku dhe për të identifikuar gjendjen emocionale.





Lajmet e fundit nga