web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eni Vasili komenton puthjen e dorës nga Edi Rama, ja pakti që bëmë para emisionit

16 Janar 2016, 08:25, Aktualitet CNA

Gazetarja e News 24, Eni Vasili, është një nga të paktat që nuk është përfolur për përfshirjen e saj në politikë. Në hapësirën kohore prej 7 ditësh, Vasili pati mundësinë të intervistonte në emisionin e saj ?Studio e Hapur?, dy krerët e qeverisë, Ilir Metën dhe Edi Ramën. Ky i fundit u bë protagonist në fund të emisionit, kur shenjë mirësjelljeje i puthi dorën gazetares. Në një intervistë për gazetën ?Panorama?, Vasili ka komentuar gjestin e Ramës sid he ka rrëfyer paktin që bënë përpara emisionit.

“Disa minuta përpara intervistës, unë dhe shefi i qeverisë bëmë një pakt që të respektonim mendimin e njëri-tjetrit deri në artikulimin e plotë të tij, pa bërë debate ose replika si qëllim në vetvete apo për të bërë show, por në funksion të përmbajtjes dhe synimit të informimit të publikut. Për sa i përket puthjes së dorës, mund të them se unë e interpretoj thjesht si një gjest mirësjelljeje, një përshëndetje elegante dhe formale në shenjë respekti?, u shpreh Vasili





Lajmet e fundit nga