Kërkesat e protestuesve/ Klosi “ia pason” opozitës: Kanë krijuar vakuum politik, qytetarët nuk përfaqësohen
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klos...
Në emisionin e mbrëmshëm Opinion, gazetari Artan Hoxha, ka ekspozuar një sms që interceptimet e prokurorisë e kishin kapur duke mbajtur në përgjim numrin e biznesmenit Kastriot Ismailaj.
Sot paradite, gazetari Hoxha i ka hedhur në Facebook-un e vet fashikujt e përgjimeve. Atje ekspozohet më qartë dhe sms-ja:
?Nëser në darkë duhet të takohemi patjetër. Më duhen 200 mijë patjetër. Mos harro?
Numri i ekspozuar si i personit që ka dërguar sms-në është: 068 20 31 701.
Ky numër është i njohur thuajse për shumicën e gazetarëve dhe politikanët, është numri i Ilir Metës.
Është ende i paqartë statusi ligjor i dokumentit që ka publikuar gazetari Hoxha. Disa portale raportuan se këto përgjime ?janë zhdukur? nga dosja, por nëse diçka e tillë do ishte e vërtetë atëherë kjo do justifikonte një hetim të ri mbi manipulimin e provave në organin e akuzës.
Megjithatë lind pyetja se nga dolën këto përgjime nëse fashikujt janë zhdukur?
Është rasti i dytë kur nga dosja CEZ në të njëjtin vend, në emisionin Opinion, me të njëjtët aktorë, sidomos gazetari Hoxha, i cili pak javë më parë publikoi dhe një video ku pretendoi se po i bëhej presion një dëshmitari, ndonëse në videon pa audio ekspozoheshin në distancë dy persona në një lokal që nuk po binin dakord nëse duhej ose jo t?i linin mënjanë telefonat para se të nisnin bisedën.
Sms-ja e publikuar nga gazetari Artan Hoxha
Gazetari Artan Hoxha ka pretenduar sot se është censuruar në disa media dhe se dokumentet e fundit që ai ka publikuar nuk janë raportuar. Kjo është pjesërisht e vërtetë, pasi shumica e portaleve të paktën i kanë raportuar ato, madje me gjithë komentet e gazetarit.
Gazetari në shënimin që i bënte dokumenteve shkruante se Ilir Meta e kishte mohuar njohjen me Kastriot Ismailajn.
Njohjet e Metës me Ismailajn ?i di gjithë Tirana? dhe mbështetja që ka pasur biznesmeni në aferrën DIA-CEZ nuk mund të ketë qenë e rastësishme, sikundër nuk mund të jenë të rastësishëm dhe disa elementë të tjerë në lojën mediatike që po ri-vihet në skenë.
Është e ?çuditshme? se si e gjithë vëmendja është përqendruar tek kapitulli ?DIA-CEZ? për çështjen e mbledhjeve të borxheve, ndërsa në lojë ka pasur dhe disa kompani të tjera.
Është njësoj e çuditshme se si i gjithë ?spektakli denoncues? ri-vihet në skenë, në të njëjtën studio, në të njëjtin televizion, në televizionin Klan.
Aksionar në këtë televizion është dhe biznesmeni Samir Mane, ai ka pasur dy kompani të mbledhjes së borxheve të CEZ.
Madje i ka pasur kompani që i kanë parë vërtetë ?hairin? këtij biznesi, sepse kompanitë e Manes kanë mbledhur borxhin e institucioneve shtetërore.
Pra një zyrtar firmoste që borxhi të shlyhej dhe me atë copë letër në thesar kompanive të z.Mane i kalonin milionat nga thesari, pa një pa dy.
Tv-Klan është në konflikt të pastër interesi me çështjen e mbledhjeve të borxheve të CEZ por përtej interesave të këtij grupi mediatik, bën përshtypje se gazetarët që ulen aty në studio, përveç fokusit tek kapitulli Meta-Ismailaj, harrojnë gjithnjë që të shohin pak më tej dhe të pyesin:
Vetëm ky Kastrioti ka mbledhur borxhe në CEZ apo ka dhe ndonjë tjetër?
Dokumentet e ekspozuara deri tani kanë fokus kryesisht lidhjen Meta-Ismaillaj, e të gjitha gjasat janë që një lidhje e tillë të ketë ekzistuar. Përtej sforcimeve me aludimet në arbitrazh ?për një ish-kryeministër?, apo ?e njeh Meta apo nuk e njeh Kaçin?, apo ?një dëshmitar u kërcënua se i thanë të hiqte mënjanë telefonin?, nuk do shumë mend që Kastriot Ismailaj nuk mund ta kishte atë kontratë pa bekimin e politikanëve të fuqishëm që drejtonin vendin.
Por nga ana tjetër, ky është vetëm një kapitull i historisë problematike të borxheve të CEZ por dhe e privatizimit e më pas ri-shtetëzimit të CEZ.
Duket sikur elementë të dosjes po përdoren për të qërruar hesapet e konjukturës së brendshme politike.
Për shembull askush nuk pyet, si ka mundësi që ministri Damian Gjiknuri çon në prokurori disa ish-ministra demokratë për privatizimin korruptiv të OSSH-së nga CEZ, ndërsa po vetë Gjiknuri shkon dhe firmos një kontratë për të dëmshpërblyer CEZ-in (që korruptoi ministrat tanë) dhe për të mbyllur konfliktin e madh.
Duket shumë e çuditshme që të gjithë njohin emrin e Kastriot Ismailajt sot për shkak të raportimeve mediatike, por shumë pak e dinë që në lojën e nënkontraktimeve për mbledhjen e borxheve të CEZ ka pasur edhe aktorë të tjerë që janë biznesmenë që kanë interesa direkte mediatike dhe janë të lidhur direkt edhe me studion nga ku po ekspozohen dokumentet e fundit. / HashtagAlbania
Nënkryetari i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku ka rrëfyer...
Portali “lapsi.al” ka hedhur dyshime mbi skandalin e përgjim...
Mediat e kontrolluara nga Ilir Meta, po përpiqen të mbulojnë...
Skandali i përgjimeve, i publikuar nga gazetari Artan Hoxha,...
Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka publikuar dje në emisioni...
Gazetari i kronikës, Artan Hoxha, zbuloi dje në emisionin “O...
Dje në emisionin “Opinion të Blendi Fevziut, gazetari invest...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e djeshme në emisio...
Shtatë deputetë të parlamentit shqiptar do të përballen me a...
Moti i keq ka dëmtuar linjën e tensionit të lartë 110 kë në ...
Horoskopi ditor për diten e martë – 12. janar 2016Sot do jen...
Daniel CassandroJavën që kaloi qarkullonte në internet një l...
Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e sotme mesazhin e ...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka deklaruar se një operator ë...
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se referuar mes...
Tashmë u bënë shumë vite që unë shkruaj e flas kundër veprim...
Janë shkarkuar dy punonjës të Inspektoratit Kombëtar për Mbr...
Bledi Pullazi, inspektori i denoncuar mbrëmjen e sotme në em...
Emisioni “Stop” në TV Klan ka denoncuar sërish sot një rast ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...