web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skandali me vaksinat, 237 kontrata në një ditë

11 Janar 2016, 18:31, Aktualitet CNA

Skandalet financiare me tenderët e blerjeve dhe të shërbimeve publike me fondet buxhet i shtetit (taksa shqiptarësh), kanë qenë ?punë? e përditshme e kupolës drejtuese të Ministrisë së Shëndetësisë për vitin 2015, të cilat sipas shkresave zyrtare nuk kanë ndalur as në natën e Vitit të Ri 2016. Është një skandal i ?gatuar? në datën 31 dhjetor 2015, lidhur me një tender vaksinash në shkallë vendi, me të cilat do të furnizohen gjithë qendrat shëndetësore të Shqipërisë, deri në fshatrat më të largët, ku nuk ka ?këmbë njeriu? e as qendër shëndetësore, por që në listat e tenderit të shpallur nga ministria e Shëndetësisë ekzistojnë sikur kanë popull, mjek e infermierë.

Vlera e tenderit, krahasuar me vlerat e koncesioneve në miliona euro për shërbime që nuk bëhen, rezulton se është një ?thërrime? e cila në prag të Vitit të Ri i jepet si dhuratë urgjente një kompanie private medikamentesh të quajtur ?Megapharma?, kompani që njihet për ?miqësi? me kupolën e Ministrisë së Shëndetësisë e të shtetit. Çfarë ka ndodhur? Në datën 31 dhjetor 2015, pas orës 20.00 të mbrëmjes, Agjencia e Prokurimeve Publike (APP) ka publikuar një buletin ?shtesë?, ose më saktë të posaçëm për të bërë një ?qokë? ndaj një firme që ka fituar tenderin e vaksinave të qendrave shëndetësore në të 36 rrethet e vendit, firmë e cila paska pasur aq ?fuqi?, sa i paska ka mbajtur ?lidhur? në punë deri në mbrëmjen e vonë të 31 dhjetorit 2015 drejtuesit e Agjencisë së Prokurimit Publik (APP), natyrisht për të? ?kryer detyrën?.

Kujtojmë, që publikimi i fundit i muajit dhjetor dhe i krejt vitit 2015 i ?Buletinit të Prokurimeve Publike? është bërë në datën 28 dhjetor 2015, me Nr. 51 të Buletinit, datë 28 dhjetor 2015. Por çuditërisht, ndërsa shqiptarët kishin nisur të hanin gjelin e Vitit të Ri, në orët e mbrëmjes të datës 31 dhjetor, APP ka publikuar një tjetër buletin tenderësh me Nr. 52. Faktikisht, buletinet si numër zyrtar, janë botuar 4 numra në çdo 7 ditë, siç është detyrimi dhe praktika e APP, por në dhjetor është botuar edhe 1 buletin i pestë? pas 3 ditësh! Pse është bërë ky publikim, 6 orë pas orarit zyrtar të ditës së fundit të vitit? Ata zyrtarë, që deri në orën 20.00 nuk e kaluan mbrëmjen e Vitit të Ri në familjet e tyre, por duke bërë publikimin e Buletinit Nr. 52, denoncuan në gazetën ?Telegraf? skandalin që lidhet me buletinin nr. 52, të publikuar ?posaçërisht me urdhër nga lart?, në natën e Vitit të Ri.

Nga 438 faqe buletin, 171 faqe janë me njoftimet e kontratave të firmës ?Megaphramë?

Skandali konstatohet lehtë. Sipas denoncimit të bërë në gazetën ?Telegraf? nga burime brenda APP dhe kupolës së prokurimeve të Ministrisë së Shëndetësisë, Buletini i Prokurimeve Nr. 52, datë 31 Dhjetor 2015, ora 20.00, rezulton se fsheh një pazar të bërë lidhur me një tender të blerjes dhe furnizimit me vaksina për vitin 20152016, për qendrat shëndetësore në mbarë Shqipërinë.

Fituese e vetme e këtij tenderi është firma farmaceutike ?Megaphramë?. Në letrat që publikohen në buletinin nr. 52 të natës së fundit të vitit 2015, thuhet së është një ?blerje e përqendruar?, bërë prej Ministrisë së Shëndetësisë. Që ministria, ka të drejtën të bëjë blerje të përqendruara, kjo tashmë është bërë ligj prej atyre që bëjnë ligjin sipas interesave. Por ky tender vaksinash me vlerë afro 100 milionë lekë, flet për një ?infeksion? që mendojmë se duhet ?vaksinuar? urgjent prej drejtësisë dhe krimit ekonomik. Po e nisim me një fakt konkret: Nga 438 faqe procedura, kujtesa, penalizime, bursa e hidrokarbureve, adresa për denoncim abuzimesh, njoftime e saktësime që ka Buletini Nr. 52, i 31 mbrëmjes së 31 dhjetorit 2015, rezulton se 171 faqe të tij, ose më saktë nga faqja 177, deri në faqen 348, janë të mbushura 100% vetëm me njoftimet e kontratave të lidhura prej firmës ?Megaphramë?, të cilat njoftojnë datën se kur janë lidhur këto kontrata. Fakti tjetër skandaloz është ky: Nga mbi 300 kontratat e lidhur me qendrat shëndetësore të qyteteve e fshatrave të Shqipërisë, 237 prej këtyre kontratave janë nënshkruar në një ditë në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit, nga Lura e Dibrës, në Zagori të Gjirokastrës, nga Konispoli në Postribë, nga Kala e Dodës në Voskopojë, nga Buzi Tepelenës, në Sllovë të Dibrës. Si është e mundur, që firma fituese, ka arritur që në një ditë, pikërisht në datën 9 nëntor 2015 të nënshkruaj 237 kontrata tenderi vaksinash në 237 qendra shëndetësore?! Thuhet se kjo bëhet me ?delegim? të drejtw nënshkrimi. Por këtë përpjekje për të fshehur skandalin e rrëzon vetë ministria e Shëndetësisë me njoftimin që bënë në Buletinin e botuar posaçërisht për shpalljen e lidhjes së kontratave të firmës që kjo ministri ka shpallur fituese. Skandali më i rëndë ligjor që bën të pavlefshëm tenderin dhe fituesin është fakti, që prokurimi është bërë për vitin 2015 2016, ndërkohë që ligji e përcakton qartë dhe prerë, që prokurimi bëhet vetëm për 1 vit buxhetor. Njoftimi për lidhjen e zbatimit të kontratës së vaksinave nuk është bërë siç është bërë total si vlerë e si proces tenderimi siç është njoftuar kur është prokuruar, por është bërë veç e veç për çdo qendër shëndetësore. Sipas ligjit, kjo do të thotë se firma ?Megapharma? ka shkuar në çdo qendër shëndetësore dhe ka firmosur kontratat. Por nuk ka shkuar. Falsitet e shkelje ligjiore janë faktet që prokurimi nuk ëhstë bërë nga qendrat shënbdetësore, por nga ministria! Tjetër skandal me këtë tender. Në njoftimet e bëra për lidhjen e kontratave, thuhet se ka një autoritetet kontraktues, që pranon lidhjen e kontratës. ky autoritet, deklarohet se janë qendrat shëndetësore. Por këto nuk kanë firmosur e nuk kanë vulosur asnjë letër, madje nuk kanë as dijeni nëse në emër të tyre është bërë ky tender vaksinash që sipas njoftimeve të buletinit, thuhet se këto qendra shëndetësore kanë hedhur firma e vula. Dhe sipas buletinit Nr. 52 të APP dhe sipas njoftimit të ministrisë, në 237 qendra shëndetësore kontratat janë lidhur në një ditë, në datën 9 nëntor 2015.

Në vijim, gazeta ?Telegraf? do të argumentojë me bazë ligjore, me prononcime ekspertësh të prokurimeve e të interpretimit të ligjit, me dëshmi e denoncime konkrete, faktin që ky tender është një falsitet i plotë ?gatuar? me letra fiktive, me procedura në kundërshtim me ligjin.

Ja 237 kontrata të nënshkruara brenda një dite nga ?Megaphrama? me qendrat shëndetësore në 237 qytete e fshtara skajorë

1. Kukës: 15 kontrata të lidhura me 15 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
2. Mallakastër: 9 kontrata të lidhura me 9 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
3. Librazhd: 11 kontrata të lidhura me 11 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
4. Fier: 19 kontrata të lidhura me 19 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
5. Gramsh: 8 kontrata të lidhura me 8 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
6. Bulqizë: 7 kontrata të lidhura me 7 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
7. Vlorë: 17 kontrata të lidhura me 17 Qendra Shëndetësore, në datën 9 nëntor 2015
8. Dibër: 12 kontrata të lidhura 12 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
9. Elbasan: 21 kontrata të lidhura 21 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
10. Gjirokastër: 13 kontrata të lidhura me 13 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
11. Tropojë: 7 kontrata të lidhura me 7 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
12. Peqin: 6 kontrata të lidhura me 6 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
13. Tiranë: 23 kontrata të lidhura me 23 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
14. Përmet: 9 kontrata të lidhura me 9 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
15. Lezhë: 9 kontrata të lidhura me 9 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
16. Kavajë: 9 kontrata të lidhura me 9 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
17. Pukë: 10 kontrata të lidhura me 10 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
18. Pogradec: 7 kontrata të lidhura me 7 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
19. Mat: 10 kontrata të lidhura me 10 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
20. M. Madhe: 6 kontrata të lidhura me 6 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
21. Mirditë: 7 kontrata të lidhura me 7 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015
22. Shëngjin: 1 kontratë e lidhur me 1 qendra Shëndetësore në datën 9 nëntor 2015/Syri.net





17:17 Aktualitet

Doli prapë

Pas disa ditësh mungesë në ekrane kryeministri Rama u shfaq ...

Lajmet e fundit nga