I nxehti përvëlon Europën Perëndimore/ Franca, Britania dhe Spanja përjetojnë temperatura rekord
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Sipas një studimi të paraqitur nga Shoqata Psikologjike e Britanisë, punonjësit e zyrave thonë se janë nën presion në rritje për t’iu përgjigjur postës elektronike që nga koha kur zgjohen e deri kur shkojnë në shtrat. Studimi rekomandon që punonjësit të konsiderojnë ndalimin e emaileve dhe të paralajmërimeve për ardhjen e tyre kur nuk janë duke punuar.
Çdo mëngjes punonjësit e zyrave kalojnë përmes kësaj ure në qytetin e Londrës.
Përhapja e shpejtë e teknologjisë dixhitale u jep atyre më shumë alternativa për të kryer punën ditore. Por një raport nga një grup psikologësh në Qendrën e Punës të së Ardhmes thotë se përfitimet e teknologjisë kanë filluar të shfaqin edhe pasojat e para.
Psikologët morën në pyetje rreth 2000 njerëz që punojnë në industri të ndryshme, në rajone të ndryshme dhe në pozicione të ndryshme pune në Britani të Madhe rreth përdorimit të email-ave.
Studimi përqëndrohet në zakonet që njerëzit zhvillojnë me emailet e punës, tek dy kategori: ata që janë në gjendje të qëndrojnë pa i parë emailet, dhe tek ata që nuk mund të rinë dot pa i hapur.
Studimi thotë se zakonet e këqija janë të lidhura me nivelet e larta të stresit.
Sipas analistëve të tregut dixhital Radicati, rreth 1.1 miliard njerëz në mbarë botën përdorën telefonat për të kontrolluar emailet në vitin 2014 dhe deri në vitin 2018 ky numër ka të ngjarë të dyfishohet.
Por sipas Dr. Richard MacKinnon, problemi nuk është volumi i email-ave.
“Kontrolli i emailit shumë herët në mëngjes apo vonë natën tregon për një presion ndaj tyre. Pra nuk ka të bëjë me sa emaile marrin, por kur dhe si i kontrollojmë ato?.
Sipas zotit MacKinnon, njerëzit që lidhen rregullisht dhe ngushtë me emailet e punës ndjejnë më shumë presion dhe stres sesa ata që nuk e bëjnë këtë.
Studimi konsideron thjesht anën e përdorimit dhe nuk ka shqyrtuar arsyet apo se si ndjehen këta njerëz.
Raporti thotë se ata që i kontrollojnë emailet herët në mëngjes dhe natën vonë mund të mendojnë se po i dalin punës para, por në fakt mund të jenë duke i bërë gjërat më keq.
Njerëzit reagojnë ndryshe ndaj stresit dhe ka opinione të ndryshme nëse rritja e përdorimit të emailit është i dëmshëm.
MacKinnon beson se ndërsa disa njerëz ndihen të detyruar për t’iu përgjigjur punëdhënësit të tyre, pavarësisht nga koha dhe vendi, të tjerët nuk e bëjnë këtë dhe kjo është pjesërisht për shkak se vetë punëdhënësit nuk janë të sigurt se ku duhet t?i vendosin kufijtë.
Punonjësi William Roje thotë: “Kjo është një nga gjërat themelore të komunikimit këto ditë, kështu që duhet të mësohesh. Disa njerëz stresohen prej tyre, të tjerë jo. Është pjesë e jetës.”
Chloe Smith që punon në menaxhimin e aseteve thotë se punonjësit ndjehen të detyruar të përgjigjen ndaj emaileve edhe pas pune.
“Kjo është e vërtetë por mendoj se ka kompani që po përpiqen ta ndalin këtë. Ndoshta jo aq shumë sa do të donim të shihnim.”
Jonathan Rowe thotë se ?ka presion dita ditës për të qënë i gatshëm tërë kohës për t?iu përgjigjur emaileve. Kjo ha kohën e lirë të njerëzve dhe turbullon kufijtë mes punës dhe kohës së lirë?.
Studimi i paraqitur nga psikologët këtë javë nuk ka rregulla dhe rregullore të veçanta, sepse rolet e punës ndryshojnë shumë.
Organizata për shëndetin mendor Mind pranon se nuk është vetëm vëllimi i emaileve që shkakton stres; janë zakonet tona dhe nevoja për të qënë në kontroll që sjell stresin mbi ne.
Ajo thotë se emaili u ka ofruar më shumë njerëzve mundësinë për të punuar nga larg që mund të ndihmojë disa familje.
Madeleine McGivern kryeson programet e mirëqënies në punë në organizatën Mind.
” Programi synon të sigurojë që punonjësit të dinë se çfarë mund të bëjnë, duke marrë kontrollin dhe duke mbyllur celularët e tyre për emailet, duke marrë kohë për të biseduar me menaxherët e tyre në qoftë se ata ndjehen se ngarkesa e tyre po bëhet e pakontrollueshme. Në të njëjtën kohë ne sugjerojmë që punëdhënësit të pranojnë se ata kanë nevojë për të promovuar një kulturë dhe një mënyrë pune, ku punonjësit nuk ndihen të detyruar të përgjigjen në çdo orë”.
Rezultatet e studimeve të vetë organizatës Mind përputhen me ato të Qendrës për Punën e së Ardhmes.
“Zbuluam se balanca midis punës dhe jetës sa vjen e bëhet më e mjegulltë për shkak të teknologjisë. Ne e dimë se njerëzit ndjehen të detyruar të kontrollojnë emailet jashtë orarit të punës apo kur janë me pushime. Kjo është prirja e tanishme. Në të njëjtën kohë kemi patur punëdhënës që e kuptojnë se ky është problem dhe na kanë kërkuar mendim sesi të ndihmojnë punonjësit e tyre për të ndihmuar më pas vetë biznesin apo organizatën e tyre?, thotë McGivern.
Ekipi i programit të zotit MacKinnon ka në plan të bëjë studime të mëtejshme mbi punën me orar fleksibël.
MacKinnon thotë se të dish se kur duhet fikur telefoni është jetike për mirëqënien./VOA
Artisti Carl Warner mund të shndërrojë çdo gjë në një peizaz...
Tashmë është bërë rutinë që femrat e skenës shqiptare të shf...
Ajo është fryt i martesës së dytë të legjendës braziliane, n...
Hulumtimi kanadez i kryer në 40 fëmijë të cilët në vitin par...
Gazetari Bledi Mane ka deklaruar se prezantuesit Ledion Liço...
Ajo gjithmonë ka pasur prirje që të ketë veshjen e duhur.Bu...
Tuna ka disa kohë që nuk po shfaqet në koncerte dhe as ka pu...
Ajo është mjaft e ngarkuar si nënë e tre fëmijëve dhe gati n...
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi po shijojnë pushimet në një...
Numëron me dhjetëra filma të sukssesshëm dhe përfitime marra...
Më poshtë po ju sjellim disa foto hot, të sekretareve më të ...
Këngëtarja e ka bërë publike një fotografi me partnerin e sa...
Rreziku i dëmtimit të syve është gjithnjë e më i madh. Si? D...
Portali Lapsi.al ka zgjedhur të merret me një detaj të bukur...
Ata shihen si të pandashëm që kur filluan marrëdhënien e tyr...
Nicole Scherzinger dhe tenisti Grigor Dimitrov janë zytarish...
Luftë e hapur mës Stresit dhe Skivit të cilët nuk u kanë rën...
Që në moshën 15 vjeçare Madonna u shndërrua në vegjetariane....
Ata kanë shijuar një udhëtim në Tajlandë.Rosie Huntington Wh...
Marina Vjollca dhe Getoar Selimi tashmë e kanë bërë publike ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Garda Revolucionare e Iranit ka paralajmëruar të gjitha an...
Trashëgimtarët e ish-kryeministrit italian, Silvio Berlusc...
Sipas një studimi të ri të madh, disa pjesë të Europës po ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...