"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Në një kohë kur demokracia në Turqi sulmohet, Turqia kërkon t’u japë hov të ri negociatave të anëtarësimit me BE. Evropa nuk duhet të druhet të përballet me problemin e vërtetë, mendon Seda Serdar.
Dy gazetarë shumë të njohur të Turqisë, Can Dündar dhe Erdem Gül u arrestuan të enjten. Ky vendim erdhi si shok, jo vetëm për mediat në Turqi, por shkaktoi reagime të mëdha në të gjithë botën. Gazetarët i akuzojnë se kanë bërë spiunazh politik dhe ushtarak, se kanë ndihmuar organizatën terroriste Fetullah dhe se kanë publikuar informacione konfidenciale. Në të vërtetë, ata i dënojnë sepse kanë bërë punën e tyre. Ky është një raund tjetër në lojën e frikësimit.
Megjithëse ankesa nga Presidenti Erdogan u bë që në verë dhe ai i kërcënoi njerëzit që publikuan informacionin për kamionët që thuhej se u transportonin armë turkmenëve në Siri, gjykata vendosi tani të veprojë. Në një kohë kur bota është e zënë me krizën turko-ruse, e cila në fakt është një luftë ndërkombëtare për pushtet në Siri dhe në rajon, brenda Turqisë goditja kundër mediave nuk duhet të kalojë pa u vënë re dhe të mbulohet vetëm me pak deklarata kritike.
Një proces i dhimbshëm në emër të demokracisë
Gazeta Cumhuriyet dhe gazetarët e saj kanë qenë prej kohësh objekt i presionit, si të gjithë gazetarët e tjerë që kanë punuar për të hedhur dritë në informacionet që është përpjekur të fshehë qeveria. Ata kanë qenë një prej zërave më të fortë në vend. Turqia po kalon nëpër një proces të dhimbshëm në emër të demokracisë dhe gazetarët janë në frontin e kësaj lufte. E drejta për t’u informuar është përkeqësuar në dekadën e kaluar dhe vendimi i fundit i gjykatës është një tjetër provë për këtë. Është shumë shqetësuese edhe që sistemi gjyqësor në Turqi nuk i mbron gazetarët. Synimi i vetëm i gjithë këtyre gjyqeve që kanë vazhduar prej vitesh është që ta bëjnë median të heshtë dhe të mbysin çdo zë që mund t’u vërë pikëpyetje vendimeve që merren nga politikanët drejtues të Turqisë.
Nevojë për solidaritet
Takimi i nivelit të lartë midis BE dhe Turqisë në fundjavë (28-29.11) do të gjejë një zgjidhje të qendrueshme për krizën e refugjatëve. Por Turqia njëkohësisht ka shpresa të mëdha se mund të rinisë procesin e negociatave me BE. Megjithatë, BE ka tani një shans për ta ndihmuar Turqinë që të kthehet në rrugën e demokracisë. Të dyja palët kanë nevojë për njëra-tjetrën në zgjidhjen e krizës së refugjatëve. Por arrestimet e fundit tregojnë se demokracia e Turqisë ka nevojë për Evropën gjithnjë e më shumë çdo ditë që kalon. Evropa duhet ta marrë seriozisht përgjegjësinë e saj, nëse po kërkon një partner të besueshëm në rajon.
Pak para zgjedhjeve të nëntorit, kancelarja Merkel shkoi në Turqi për të folur për problemin e përbashkët për refugjatët – kjo megjithë përkeqësimin e situatës në të drejtat dhe liritë demokratike në Turqi. Ky ishte gabim. Tani, Evropa ka një shans të dytë për të treguar se vlerat që mbron ajo nuk janë vetëm për në letër. Këto vlera i sulmuan në Paris dhe tani ndodhen nën goditje në Turqi. Është koha më e përshtatshme për vendimmarrësit evropianë që të tregojnë solidaritet./DW
Liderët nga e gjithë bota janë mbledhur në Paris, përpara sa...
Fotografi të reja të Princeshës Charlotte janë publikuar nga...
Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje me shtetin turk...
Në një letër të publikuar sot, nga dhoma e burgut Albin kur...
Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qene granat dor...
Kjo video tregon se hungarezët nuk i kanë shumë qejf refug...
Disa armë të përdorura nga terroristët gjatë sulmeve të Pari...
Vladimir Putin paralajmëroi pasoja tragjike për Turqinë pas ...
Policia e Kosovës përmes një komunikate të lëshuar në orët e...
Një degë e ISIS-it në Egjipt ka marrë përgjegjësinë për të s...
Qeveria federale do t’i japë fund sot në mesnatë mbledhjes m...
jatë gjithë javës presidenti francez në një maratonë diploma...
Albin Kurti u arrestua sot si rezultat i aksionit që Policia...
Videoja dramatike është që shfaqur në internet tregon një lu...
Bazën e OKB-së në veri të Malit është sulmuar dhe si pasojë ...
Policia ka dërguar një komunikatë për media ku konfirmon arr...
Zv. Kryeministri i Kosovës dhe ministri i punëve të jashtme,...
Policia e Kosovës ka arrestuar Albin Kurtin, i cili ndodhej ...
Mijëra qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e f...
Presidenti i Turqisë ka thënë se është “i trishtuar” për rrë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...