Protesta, "mollë sherri" në Konferencën e Kryetarëve/ Zhupa-mazhorancës: Po fabrikoni prova
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Protesta e qytetarëve para Kryeministrisë ka sjellë debate...
Nga Pol Preston*
Profesor i Studimeve Bashkëkohore Spanjolle, London School of Economics
Gjenerali Françisko Franko luftoi një luftë brutale kundër demokracisë, me ndihmën e Hitlerit dhe Musolinit, dhe qysh atëherë, udhëhoqi një regjim terrori shtetëror dhe trushpëlarjeje kombëtare, përmes mediave të kontrolluara dhe sistemit arsimor të shtetit.
Investimi i tij në terror, e mbushi psikikën kolektive spanjolle me një vendosmëri, për të mos përjetuar më një konflikt të tillë civil, apo për të vuajtur një tjetër diktaturë. Kështu është edhe sot, plot 40 vjet pas vdekjes së tij.
Megjithatë, ndryshe nga Gjermania e Hitlerit apo Italia e Musolinit, ku humbja prej palëve të jashtme çoi drejt proçeseve të denazistifikimit, në Spanjë nuk pati një proçes ekuivalent ? dhe hija e regjimit të tij, qëndron ende mbi kokën e politikës.
Triumfalizmi hakmarrës i Frankos është ushqyer në akademitë ushtarake, ku kadetët stërviteshin që ta shihnin demokracinë si mishërim të mungesës së rregullit dhe separatizmit rajonal.
Teksa diktatura shpërbëhej me shpejtësi, disa prej mbrojtësve më të mëdhenj ushtarakë të saj, nuk e ndanin konsensusin e madh politik në favor të demokratizimit, dhe kështu u përpoqn ta kthejnë orën pas, në disa momente, në fundin e viteve 1970, dhe në mënyrëm ë dramatike, gjatë përpjekjes për grusht shteti të Kolonelit Antonio Tejero, në 23 shkurt 1981.
Pas dështimit të grushtit të shtetit në vitin 1981, sjellja e forcave të armatosura ndryshoi, prej hyrjes së Spanjës në NATO në vitin 1982, që e zhvendosi fokusin e tyre jashtë, duke e larguar nga obsesioni i mëhershëm me armikun e brendshëm.
Për shkak të plagëve që shkaktuan tmerret e luftës civile dhe shtypja e pasluftës, gjatë tranzicionit për në demokraci, spanjollët refuzuan edhe dhunën politike, edhe idenë e Frankos se, për shkak të të drejtës së pushtuesit, gjysma e vendit mund të sundonte mbi gjysmën tjetër.
Megjithatë, në demokraci, ajo që ishte e pamundur, ishte kundërvënia ndaj trushpëlarjes.
Mbështetja
Në vitet e fundit, Franko nuk sundoi vetëm me represion: ai gëzonte një mbështetje popullore të konsiderueshme. Kishte nga ata që, për arsye pasurimi, besimi fetar ose angazhimi ideologjik, mbështesnin aktivisht rebelët e tij ushtarakë gjatë luftës civile.
Më pas, nga viti 1950, kishte mbështetjen e atyre që ishin thjeshtë mirënjohës për rritjen e standarteve të jetesës.
Ndonëse në shumë zgjedhje kombëtare, rajonale dhe bashkiake që janë mbajtur në Spanjë, qysh prej vitit 1977, partitë Frankoiste nuk kanë fituar kurrë më shumë se 2% të votave, mbetje të pranimit të vlerave të diktaturës së Frankos mund t?i gjesh në Partinë Konservatore në pushtet dhe elektoratin e saj.
Po kështu, asnjë qeveri nuk e ka shpallur ndonjëherë të paligjshëm regjimin e Frankos. Vetëm në vitin 2007, Ligji i Kujtesës Historike ishte një farë përpjekjeje për të pranuar vuajtjet e viktimave të Frankoizmit.
Njësoj i ngadaltë ka qenë proçesi i heqjes së simboleve të diktaturës, ekuivalenti Falangist i svastikës ? emblema e pendës dhe shigjetave ? në mure kishash, emra rrugësh që përkujtojnë gjeneralët e Francës, dhe mbi të gjitha, bazilikën e madhe dhe kryqin në Luginën e të Rënëve, ku është varrosur diktatori.
Sot, bashkëm e plagët ende të hapura të luftës civile dhe represionit, dy hije të tjera të diktaturës qëndrojnë varur mbi Spanjën ? korrupsioni dhe ndarja mes rajoneve. Centralizmi i ngurtë i Caudillos (kështu thirrej Franko) dhe zbatimi i tij brutal në rajonin Bask dhe në Katalonjë, kanë lënë më shumë lëvizje të fuqishme nacionaliste atje, nga sa kishin ekzistuar para vitit 1936.
Kushtetuta demokratike e vitit 1978 parashikon të drejtat e autonomisë për Katalonjën dhe rajonet Baske, gjë me të cilën e djathta nuk është ndier kurrë rehat.
Trysnia e madhe në Katalonjë, për rritje të autonomisë, ndeshi në një papajtueshmëri që ka ndezur tashmë një fushatë për pavarësi.
Duke huazuar mbetje të centralizmit të Frankos, Partia Popullire ka ushqyer armiqësi në Katalonjë, sidomos për përfitime elektorale. Pasoja është ndarja, që ndonjëherë shkon deri në urrejtje të ndërsjellë. Eshtë një prej trashëgimive më të dëmshme të Frankoizmit.
Tjetra është korrupsioni që përshkon të gjithë nivelet e politikës spanjolle. Padyshim, korrupsion ka patur edhe para Frankos, dhe ai nuk është i kufizuar vetëm në Spanjë. Megjithëkëtë, është e vërtetë se Caudillo e përdori korrupsionin, edhe për të shpërblyer, edhe për të kontrolluar bashkëpunëtorët e tij.
Kërkime të kohëve të fundit kanë zbuluar prova se si ai e përdori pushtetin për të pasuruar veten dhe familjen e tij. Në përgjithësi, ideja që shërbimi publik ekziston për përfitime private, është një prej trashëgimive parësore të regjimit të tij.
Dhe kështu do të mbetet për shumë vite, deri kur Spanja të çlirohet prej trashëgimisë së Frankos. /BBC online
Në shqip nga Bota.al
Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në rrjetin ...
Qendra për Hapje dhe Dialog përfaqëson pikën kulmore të stra...
Edhe pse janë hedhur fakte të pakundërshtueshme që pjesa më ...
Të gjithë po prisnin një shitje rekord të albumit të këngëta...
Avokati i njohur Idajet Beqiri ka deklaruar se më shumë se g...
Një nga protagonistët e Lëvizjes së Dhjetorit, Shenasi Rama,...
Kryetari i Shtetit shqiptar do të marrë pjesë në Takimin e U...
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar kompaninë “ALEN...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka ka deklaruar ...
Ka nje reagim mjaft te ashper nga rrjetet sociale, mediat ap...
Nga Sara Kettler“Smithsonian”Filmi i ri i Stiven Spielberg “...
Familja e Elma Gjyshincës, nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitro...
Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 13 persona,pasi drejton...
Sot ne mesdite eshte zhvilluar ne Kukes debati dhe votimi pe...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qene mjaft e ashpe...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Sulmuesi suedez me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimoviq ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të Shërbimit Inf...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një person është vrarë mbrëmjen e djeshme nga vëllai i tij...
Një aksident i rëndë ka ndodhur pranë urës së Milotit në s...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Pesë shtetet anëtare më të fuqishme të NATO-s në Evropë u ...
Kryetarja e opozitës në Islandë, Gudrun Hafsteinsdottir, ë...
Tërmeti i së mërkurës ishte më i madhi që ka goditur Vene...
Një valë e fortë të nxehti që ka përfshirë Europën Perëndi...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Të dhënat më të fundit të Institutit të Statistikave për v...
Nga Islanda në Maqedoninë e Veriut, çmimet e konsumit ndry...
Parashikimet e qeverisë shqiptare për investimet publike p...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 82.3 lekë dhe ...