"Një çoban e denoncoi"/ Si ra policia e Korçës në gjurmët e autorit të vrasjes së efektivit
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Gazetarja Glidona Daci, në një lidhje me emisionin Opinion...
Familja e Elma Gjyshincës, nga Lagjja e Boshnjakëve në Mitrovicën Veriore, është tronditur rëndë nga ajo që i ka ndodhur.
?Duke e njohur mirë, ajo nuk ka bërë asgjë nga ajo që thuhet?, thotë gjyshja e saj, Ismeta, duke qarë.
?Se çfarë ka ndodhur atje, me burrin e saj, se si e ka kthyer ai kah vetja, unë nuk e di?, shton ajo.
Elma, 21 vjeçe, boshnjake nga Mitrovica, është arrestuar më 25 nëntor në qytetin e Bosnjës, Kalesija, nën dyshimet për terrorizëm. Është thënë po ashtu se ajo ka paraqitur kërcënim të mundshëm.
Elma është arrestuar së bashku me bashkëshortin e saj, Enes Meshiq, i cili menjëherë pas arrestimit është liruar.
Ai, edhe më herët, ka qenë i njohur për agjencitë e zbulimit dhe të sigurisë në Bosnje. Ka qenë në grupin e njerëzve që janë arrestuar më 3 shtator të vitit të kaluar, në aksionin policor ?Damask?, nën dyshimet që lidheshin me terrorizmin.
?Nuk mund të besoj se ajo ka bërë diçka të tillë. Ajo nuk guxon të mbajë as fishekzjarre në duar. Është natyrë e druajtur?, thotë babai i Elmës, Beqiri.
Nëna e saj nuk ka fuqi të flasë nga vaji.
Elma ka studiuar gjuhën gjermane në Universitetin e Prishtinës. Në fillim të këtij viti, me vendim të sajin, ka nisur të veshë shami në kokë, pavarësisht kundërshtimeve të familjes.
Sipas babait të saj, Elma, më 9 shkurt, 2015, është larguar për në Bosnje dhe Hercegovinë për t?u martuar me Enes Meshiqin. Elma e ka njohur Enesin përmes Facebook-ut dhe pas pesë ditësh komunikim, ka ikur tek ai.
?I kam thënë të përfundojë shkollën sepse martesa do t?i vijë te hunda. Për të kam marrë edhe kredi. Ajo ka heshtur. Pas dy ditësh, kur jam kthyer në shtëpi, i kam gjetur të gjithë të mërzitur. Askush nuk fliste. Kam hyrë në dhomën ku kemi internetin, Elma nuk ka qenë. Kam hyrë në banjë, as aty nuk ka qenë. Kur i kam pyetur se ku është Elma, më kanë thënë se ka ikur. Në atë moment, sikur të më kishte rënë shtëpia mbi kokë?, rrëfen babai i Elmës.
Ai menjëherë e ka raportuar rastin në polici në pjesën jugore të Mitrovicës, ku i kanë thënë se derisa të kalojnë 24 orë, nuk mund të ndërmarrin asgjë. I është drejtuar edhe policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, por edhe aty i kanë thënë të njëjtën gjë. Rastin në polici e ka lajmëruar edhe vëllai i Beqirit në Novi Pazar.
?Rreth orës 1 të mëngjesit, më ka thirrur policia nga kufiri Serbi-Bosnje dhe më ka thënë se vajza ime është atje. I kam lutur ta mbajnë aty derisa të arrij unë, por më kanë thënë se nuk munden pasi ajo ka deklaruar se vullnetarisht po martohet dhe se është e rritur?, tregon Beqiri.
Sipas fjalëve të tij, Elmën në Novi Pazar e ka pritur vjehrri, i cili më pas e ka dërguar në Bosnje. Babai i Elmës është i befasuar se si nuk ka reaguar vjehrri kur ka vënë re se policia po heton.
?Kam pyetur policinë se a e njeh atë njeri, sepse unë nuk e njoh. Më kanë thënë se ajo është e rritur dhe se nuk mund të bëjnë asgjë?, thotë Beqiri.
Megjithatë, babai dhe nëna kanë vendosur ta vizitojnë Elmën më 28 prill. Kanë dashur të shohin se ku është, pasi shpesh ka lëvizur. E kanë gjetur më pas në Gornje Raince të qytetit Kalesija. Përveç shamisë në kokë, ka mbuluar edhe fytyrën.
?Atëbotë është sjellë mirë, edhe ai (dhëndrri) po ashtu. Më ka thënë se jeton mirë. Na kanë pritur normalisht. Ai ka thënë se babai i jeton në Austri. Unë nuk e kam parë. Nënën e tij e kam parë, grua e thjeshtë, e mirë??, tregon babai i Elmës, Beqiri.
Ai thotë se ka folur pak me dhëndrrin pasi ai kryesisht ka punuar në laptopin e tij.
Në ndërkohë, Elma ka vizituar familjen e saj në muajin gusht, për të nxjerrë pasaportën e Serbisë, e cila i është dashur për t?u martuar. Babai i saj thotë se Elma ka pasur dokumentet e Kosovës, por ato nuk ka mundur t?i përdorë pasi Bosnja nuk e njeh Kosovën.
Në pasaportën e Serbisë, mbiemri i Elmës tani figuron si Gjushinac.
?Na ka telefonuar në gusht dhe na ka thënë se duhet të lë Bosnjën, pasi i është shqiptuar ndalim qëndrimi për tre muaj, sepse, sipas saj, ka hyrë ilegalisht në atë vend. Na ka thënë se i duhet pasaporta e Serbisë për shkak të martesës. Një muaj ka qenë në Novi Pazar, dy javë te ne. Nuk ka pritur të kalojnë tre muaj dhe nga këtu është nisur një muaj e gjysmë më herët?, thotë Beqiri.
?Është dukur nervoze. Është dridhur në telefon. A është shkruar me të, ai i ka thënë ai të niset, vetëm ajo e di. Është nisur nga Mitrovica për në Novi Pazar, ku e ka pritur xhaxhai. Të nesërmen është nisur për në Beograd, ndërsa më pas, me pasaportën që ka fituar, është nisur për në Bosnje. Se si ka hyrë në Bosnje, nuk e di. I kam thënë të qëndrojë, të mos ngutet, më ka thënë se duhet të shkojë?, tregon Beqiri.
Komunikimin me të e kanë mbajtur përmes internetit, por një ditë Elma nuk është përgjigjur. Kjo ka qenë dita kur është arrestuar. Beqiri ka mësuar nga mediat se dhëndrri i tij ka ikur në Siri, por thotë se nuk ka vërejtur ndonjë shenjë se edhe Elma do të bëjë diçka të tillë.
Familja e Elmës pret në ankth zhvillimin e mëtejshëm të situatës, ndërsa babai thotë se nëse kthehet, nuk do të shkojë kurrë më në Bosnje./REL
Policia e Tiranës ka arrestuar gjatë 13 persona,pasi drejton...
Sot ne mesdite eshte zhvilluar ne Kukes debati dhe votimi pe...
Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka qene mjaft e ashpe...
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili k...
Sulmuesi suedez me prejardhje boshnjake, Zlatan Ibrahimoviq ...
Policia e Tiranës ka arrestuar një punonjës të Shërbimit Inf...
Bizneset shqiptare të cigareve dhe karburanteve transferuan ...
Adhuruesit e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste kanë vërshua...
Nga Artan FugaQë shqiptarë po ikin nga atdheu, kjo nuk ka di...
Ish-kryeministri, Pandeli Majko ka folur bërë një koment për...
Me rastin e 29 nëntorit, 71 vjetorit të Çlirimit të Shqipëri...
A pranoni të bëjmë një shkëmbim baca Isa? Tu japim ballist M...
Qeveria dekoron me Medaljen e Mirënjohjes, funksionarë të PP...
Prokuroria e Tiranës arrestoi përpara disa ditësh një grup ...
Politikanët që marrin kokainë, mund ta kenë më të lehtë të f...
1777 – Themelohet San Jose de Guadalupe, vendbanimi i parë c...
Shqiptari është europian: për më shumë se dy mijë vjet ka je...
Në kulmim e fushatës zgjedhore për Kryetar të Forumit Rinor ...
Dimri mund të jetë stina perfekte për të humbur kilet e shum...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...