web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sistemi i Drejtësisë kërkon fonde shtesë/ Fino: Nuk meritoni kokërr leku më shumë

26 Nëntor 2015, 08:08, Aktualitet CNA

Gjatë diskutimit në Komisionin e Ligjeve të projektbuxhetit për vitin 2015, deputeti i PS-së, Bashkim Fino ka kritikuar nëpërmjet shifrave dështimin e institucioneve gjyqësore dhe Prokurorisë për të administruar buxhetet e dhëna përgjatë vitit 2015.

Drejtoresha e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Luljeta Laze, si dhe drejtori ekonomik në Prokurorinë e Përgjithshme, kërkuan fonde shtesë si dhe miratimin për shtimin e punonjësve të administratës.

Fino  është përgjigjur me kritika për paaftësinë e treguar në vitin që lamë pas, dhe këtë e shfaqi kur iu përgjigj ashpër kërkesës së ardhur nga Zyra e Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, për shtimin me 50 milionë lekë të buxhetit .

?Kur unë të jap 210 milionë në 2015- n dhe ti më realizon vetëm 94 milionë ose 44% të buxhetit, çfarë të jap? Sot vjen edhe më thua dua edhe 50 milionë lekë të tjera. Pse i do këto 50 milionë, kur ti nuk ke realizuar as 50% të investimeve në vitin që jemi? Unë si ekonomist që jam, dhe kjo është fatkeqësia jote, nuk do të të jepja asnjë kokërr leku investime, sepse je e paaftë të menaxhosh paratë që të jep si buxhet Parlamenti shqiptar. Ose do të të jap 44%, aq sa ke realizuar sivjet, sepse kaq ke mundësi të menaxhosh?, deklaroi Fino.

 





Lajmet e fundit nga